Të tre!

Intervista - - POSTA -

Me prushin e natës soditëm mbi re, objekte qiellore me hir të përartë, mes avuj kujtimesh u ndalëm të tre, urës së psherëtimave si renegatë. Nuk deshëm të binim nga dhimbja, dëshira e zjarrtë për vitrina qyteti, heshtoi thellë ai largim kurbeti, mbi tavolinë, siluetë portretesh mbeti. Cigaren e pashuar kujtova përsëri, s’u tret malli as në gota rakish, rrahjet e akrepave u dukën pabesi, e bukur si dashuri ish dikur kjo miqësi, E dinin që s’do ishim bashkë, një ditë a një natë të gjatë, të tre u kthyem në anije deti, gjersa u shpërndamë ndër shkëmbinj si valë.

Isidor Koti A do dalë ndonjë bir a bijë nëne, Të të shikojë ty në dritën e syrit, Të të japë siç meriton medalje hëne, O diamant, në Evropë më i miri?

Luljeta Gj. Pashollari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.