Cila është data e fundit e aplikimit për vizë studenti në Itali?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje Beskida. Jemi dy vajza të interesuara për procedurat e studimit në Itali. Po përgatisim dokumentet për bursë dhe më ka zënë frika që nuk i përfundoj dot deri në datën që është vendosur nga Ambasada Italiane. A është e domosdoshme t’i përfundoj këto dokumente në fazën e dytë? Shoqja ime, Daniela, dëshiron të dijë nëse përbën problem fakti që nuk e ka certifikatën e njohjes së gjuhës italiane. Për momentin është në Romë, ku po bën një kurs gjuhe dhe do që ta mbrojë po aty, por provimi jepet në mes të muajit gusht...

- Përshëndetje! Dua t’ju bëj me dije që faza e dytë për aplikimin për vizë për studime përfundon me datën 31 korrik 2016. Në fazën e dytë, ndër të tjera, Ambasada Italiane kërkon garancinë bankare prej rreth 6000 eurosh dhe një ekstrakt banke banke të prindërve të gjashtë muajve të fundit, për të vërtetu- Beskida ALIAJ, Koordinatore “INAS – ALBANIA” ar të ardhurat që ata kanë çdo muaj. Ndërsa përsa u përket dokumenteve të bursës, nuk është kusht që t’i përfundosh tani me datën 31 korrik, por ke liri veprimi t’i dorëzosh edhe gjatë muajit gusht ose shtator. Por kij kujdes, në gusht, për shkak të pushimeve, mund t’i gjesh institucionet shqiptare të mbyllura dhe nuk i nxjerr dot dokumentet që të kërkohen, ndërsa në shtator ti do të nisesh për në Itali për të dhënë provimin e pranimit në universitetin italian që ke zgjedhur.

- Ndërsa në lidhje me ty, Daniela. Njohja e gjuhës italiane me anë të një certifikate është domosdoshmëri dhe kusht i detyrueshëm që ka vënë ambasada. Certifikata e italishtes Celi 3 ose Plida nuk të duhet vetëm në rast se studimet do t’i ndjekësh në gjuhën angleze. Juve ju duhet: fotokopje e certifikatës së gjuhës italiane të lëshuar nga Universiteti për të Huajt i Peruxhas (CELI), Universiteti për të Huajt i Siena-s (CILS), Universiteti Roma 3, ose Shoqata Dante Alighieri ose Instituti Italian i Kulturës. Studentët që do të kryejnë provimin në sesionin e afërm për njohjen e gjuhës, mund të paraqesin regjistrimin në provim. Vëmë në dijeni gjithashtu qëAmbasada Italiane në Tiranë në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë ka organizuar edhe një sesion të veçantë. Për studentët që kërkojnë të regjistrohen në degët me numër të mbyllur, njohja e gjuhës italiane quhet e kryer nëse kalojnë me sukses provimin e pranimit në Universitet. Studentët që duan të regjistrohen në degët që zhvillohen në gjuhë të huaj (jo italisht), nuk janë të detyruar të paraqesin një certifikatë të asaj gjuhe nëse nuk kërkohet nga universiteti, sipas autonomisë universitare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.