Cilat janë tendencat e fundit për kuzhinat?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Do të doja mendimin e arkitektit për të bërë kuzhinën e shtëpisë. Çfarë na sugjeroni? Cilat janë tendencat e fundit, ose më saktë, si mund të kem një kuzhinë e cila i përmbledh të gjitha, është praktike, por edhe ka sy, domethënë, paraqitje të mirë? nëntë më të rëndësishmet, që besoj se do t’ju japin një ide më të qartë mbi atë çka kërkoni.

1. Kapakë të butë dhe ngjyra të lehta

- Edhe pse ngjyra e bardhë do të vazhdojë të dominojë, ngjyrat primare po harrohen dhe çdo gjë, që nga raftet e sirtaret po bëhen me tone të lehta: gri, pastel, si blu e zbehtë, gri e zbehtë në jeshile. Gjithashtu, kuzhina do të ketë tone të lehta druri, duke përfshirë arrën, drurin e lyer dhe lisin e bardhë.

2. Hapësira të zgjuara

- Kuzhinat gjithmonë e më shumë po i përshtaten teknologjisë duke përcaktuar kënde të reja për pajisjet, vende karikimi për telefonat dhe tabletat, të cilët do jenë në përdorim të vazhdueshëm gjatë ditës. Kështu, kuzhinat do jenë më afër familjes dhe nevojave të saj. mente natyrore, ato do të zëvendësojnë gjithçka që deri tani ka qenë plastike.

4. Metali

- Një nga prirjet më të mëdha të vitit të kaluar ishin pjesët metalike prej bakri ose bronzi. Edhe këtë vit, të tilla elemente përdoren në ndriçues, kanate e doreza, të kombinuara me tekstura të forta. Këtë vit metali do jetë dominues, duke u kombinuar me drurin. Nëse ju pëlqejnë ngjyrat neutrale të këtij viti, një element metalik do të jetë një kontrast i fortë në kuzhinën tuaj.

5. Hapësira të integruara kuzhinëdhome dite

- Ndoshta kuzhina juaj duket e shkëputur nga pjesa tjetër e shtëpisë? Ndoshta ju doni hapësirën tuaj të gatimit, që të ndiheni më rehat? Sigurisht, sepse këtu do të kaloni një pjesë të madhe të kohës, ndaj edhe arkitektët shtojnë në të pajisje të fshehura, për ta bërë hapesirën e përbashkët sa më të përshtatshme.

6. Një lloj i ri i tradicionales

Seldi Shehu, arkitekt, www. seldishehu. al. Adresa: Rr. Siri Kodra, Blloku i magazinave, Tirane. Cel. 0682060611, E- mail: info@ seldishehu. al Nëse ju nevojitet ndërtimi i një shtëpie të re ose përditësimi i mobiljeve tuaja, ne ofrojmë projektim dhe mobilim, me funksionalitet, stil dhe vlera.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.