Si ta marrim vesh në emër të kujt është prona?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Nuk është çudi që kuzhinat e sotme kanë dizajn të thjeshtë, shumë afër tradicionales. Tradicionalja nuk do të humbasë asnjëherë.

7. Kontrast në detaje

- Është koha që të vëmë në punë kontrastin nëpërmjet variacionit të të njëjtit element. Nuk bëhet fjalë për përzierje elementesh, por për shembull, një gur mund të përdoret në mënyra të ndryshme duke theksuar detajin.

8. Një përqasje ndaj mesjetës

- Po bie në sy një tendencë e përdorimit të mobiljeve mesjetare, gjë që do të ndikojë edhe në kuzhinë. Do të kemi këtë vit përdorimin në masë të madhe të ishujve dhe të drurit të arrës. Pra, dizajni do të ketë nuanca nordike, që ka në bazë të tij thjeshtësinë dhe funksionalitetin. Ndikimi mesjetar do të vihet re në përdorimin e lavamaneve dhe pajisjeve të tjera me ngjyrë, duke spikatur në të bardhën e kuzhinës.

9. Bufe me ndriçim

- Nuk do të vendosim më vetëm llambadarë dhe spote për ndriçimin e kuzhinës. Ndriçimi në bufe do të jetë një prirje e re, me ndriçues të vegjël poshtë pjesës së sipërme të bufesë dhe përdorim të dritave në brendësi të bufesë.

- Prindërit e nënës sime i ka mbajtur daja, ata kanë banuar në shtëpinë e gjyshit i cili këtë pronë e ka blerë në vitin 1930. Gjatë kësaj periudhe edhe nëna ime i ka ndihmuar prindërit duke i dhënë dajes një pagesë mujore për të hequr shpenzimet për gjyshin e gjyshen. Pas vdekjes së tyre, daja nuk do që t’ia japë nënës pjesën që i takon. Ne dyshojmë se ai mund ta ketë kaluar pronën në emrin e tij. Ju lutem, më ndihmoni, si mund të marr informacion në emër të kujt është regjistruar kjo pronë?! Blerina nga Tirana

- E nderuar zonja Blerina, kjo është problematikë e përgjithshme që ka lindur pas viteve 1990, ku me rilindjen e pronës private, dolën në pah probleme të reja.

Nga përshkrimi juaj, kuptojmë se prona ndodhet në qytetin e Tiranës dhe të gjitha pronat të cilat ndodhen në Tiranë janë hedhur në sistemin dixhital nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë. Për të marrë informacion nëse prona figuron në emrin e gjyshit apo të dajës suaj, duhet të paraqiteni pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP) Tiranë dhe të bëni kërkesë për informacion. Për të qenë të sigurt në kërkimet tuaja, duhet të merrni edhe një ekspert topograf i cili përpilon plane rilevimi, me të dhënat e sakta se ku ndodhet prona e gjyshit. Pasi të bëhet plani i rilevimit, paraqituni në ZVRPP Tiranë ku të aplikoni për informacion se në emrin e cilit është e regjistruar prona që ndodhet në planin e rilevimit.

- Nëse prona është e regjistruar në emrin e dajës, ai mund ta ketë fituar këtë pronë me trashëgimi testamentare ose me kontratë dhurimi, pra, gjyshi juaj mund t’ia ketë lënë me testament ose t’ia ketë dhuruar pronën. Mund të ndodhë që prona është ende e regjistruar në emrin e gjyshit.

Në këtë rast, nëna juaj duhet të drejtohet pranë noterit, të bëjë çeljen e dëshmisë së trashëgimisë dhe të regjistrojë dëshminë e trashëgimisë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë. Pra, në përfundim, nëse jemi përpara faktit se daja juaj e ka regjistruar në emrin e tij pronën nëpërmjet kontratës së dhurimit ose me testament, duhen të kërkohen këto akte dhe të studiohen në cilën kohë janë përpiluar e nënshkruar nga gjyshi, pasi mund të ketë ndodhur që gjyshi juaj të ketë qenë i paaftë nga ana psikike për të kryer një veprim të tillë juridik, pra, të nënshkruajë akte. Studio Ligjore “Duraj” është e specializuar në këto çështje. Mund të na kontaktoni nëse doni t’jua ndjekim këtë procedurë. Përgatiti faqen: Valbona Vukulaj

Av. Drn. Alban Duraj Tel. ++355 44 53 25 12 Email: info@durajlavv.com Fcb: Duraj Law Firm; Web: www.durajlaw.com Bulevardi “Bajram Curri”, Pall. “Aviacioni i ri”, K. 1, Zyra no.4, Tiranë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.