Si t’i tonifikoj krahët dhe këmbët në shtëpi?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- A mund të na tregoni disa teknika se si t’i forcojmë krahët dhe këmbët në kushte shtëpie, meqë jo të gjithë kanë kohë të shkojnë në palestër? Një pyetje tjetër që kam, ka lidhje me tonifikimin. Unë e kam mishin shumë të rënë. A ka ndonjë mënyrë se si ta forcoj? Po ushqimet, a luajnë ndonjë rol në këtë mes? Faleminderit. Zonja nga Tirana.

Mario, instruktor: - E nderuar zonjë, sigurisht që mund të bëni ushtrime edhe në shtëpi për të tonifikuar krahët, këmbët dhe gjithë fizikun në përgjithësi. Për të punuar me krahët ju ndihmojnë edhe punët e shtëpisë, qoftë larja dyshemesë, ngritja e ndonjë kove me ujë (pa e tepruar, kuptohet), por unë do t’ju jap edhe disa variante të tjera. Merrni nga një shishe një litër e gjysëm me ujë në secilën dorë dhe ngrijini duart përpara me shishet, duke mbajtur parakrahun ngjitur me trupin dhe nga brryli e gjer te dora ta ngrini lart, përpara, drejt gjoksit. Bëjeni këtë me secilën dorë tri sete me nga 12 përsëritje.

Ushtrimi i dytë. Në pozicionin në këmbë, me krahët e hapur në drejtim të supeve përpara ose në anësore, ulini dhe ngrijini duart (gjithmonë me shishe në dorë). Mirë është t’i bëni në të dyja pozicionet. Ngrijini lart gjer në gjerësinë e shpatullave dhe ulini. Përsëritni tri sete me nga 12 ushtrime. Nëse i bëni këto ushtrime të paktën katër herë në javë, do t’i tonifikoni krahët më së miri.

- Ndërsa për këmbët, po me pesha, pra, me shishet, bëni squats, të cilat i kam shpjeguar edhe më parë. Qëndroni me këmbët e hapura sa gjerësia e shpatullave dhe me shishet në secilën dorë gjunjëzohuni sikur të jeni duke u ulur në karrige. Bëni ulje-ngritje tre sete nga 12 herë. Në këtë mënyrë tonifikoni këmbët, por edhe vithet njëkohësisht. Një mënyrë tjetër është ngjitja dhe zbritja e shkallëve, ose ecje çdo ditë nga 30-40 minuta në ditë. Nëse ju e qimet ishin të pamykura. Pres një përgjigje, sepse jam në tension. Një lexuese. - Sënduku tregon botën tuaj të brendshme, forcën, dobësitë, dëshirat, ëndrrat dhe gjithçka që ka lidhje me ju. Frutat që keni parë në përgjithësi tregojnë nevoja fiziologjike dhe shpirtërore, pra, që kanë lidhje me nevojat intime, por edhe ato shpirtërore në të njëjtën kohë. Kjo ëndërr tregon që jeni në periudhë fertile, pra, keni nevojë për përmbushje fizike, por edhe ngisni biçikletën, edhe kjo është një mënyrë shumë e mirë për të tonifikuar këmbët. Janë ushtrime të thjeshta për t’u bërë dhe mosgjetja e kohës më duket justifikim.

- Në lidhje me mishin e lëshuar do t’ju thoja se ky fenomen ka lidhje shumë me gjenin dhe dietat që bëni. Nëse ju keni bërë dietë për të rënë në peshë, kjo sigurisht që ka ndikuar në rënien e mishit, pra, trupi bëhet shumë i butë. Dietat e forta dhe të paekuilibruara përkeqësojnë shumë trupin, prishin elasticitetin dhe kolagjenin, ndaj unë jam kundra tyre. Përsa u përket ushqimeve, ato që ndihmojnë më shumë në tonifikimin, pra, në forcimin e mishit, janë ushqimet me bazë proteinash, vitamina C dhe shumë ujë. Ushqimet e pasura me proteina janë soja, produktet e qumështit, peshku, veza, thjerrëzat dhe frutat e thata. Ushqimet e pasura me vitaminë C janë agrumet, frutat tropikale, majdanozi, specat dhe brokoli. Këto janë pak a shumë këshillat tona. Uroj t’ju kemi ndihmuar sadopak. shpirtërore. Ama, ndiheni e zhgënjyer kur shikoni realitetin dhe për këtë arsye keni patur ose do të keni disa përplasje me njerëzit tuaj të zemrës. Nuk e shikoni veten të përmbushur në realitet. Gjetja e gërshërëve apo e shpatës janë pjesa juaj agresive që ka lidhje me pjesën e mësipërme të shpjegimit. Gjetja e atyre gurëve të çmuar tregon se në një të ardhme do të gjeni zgjidhjen e problemeve tuaja. Këshilla e ëndrrës në këtë rast është që për të zgjidhur problemet që keni aktualisht, ju duhet të bëni një ndryshim drastik, qoftë ky edhe i dhimbshëm, sepse vetëm kështu do të arrini objektivat që dëshironi. Shpata dhe gërshërët, përveç pjesës që ju thashë, tregojnë që zgjidhjen e keni ju në dorë. Duhet të sakrifikoni diçka për të arritur atë që dëshironi. Ëndrra tregon që po kaloni një periudhë jo të mirë dhe jeni përplasur me shumë debate kohët e fundit. Por, mos u shqetësoni sepse ashtu si ëndrrat, edhe parashikimet janë kalimtare. Përgatiti faqen: Valbona Vukulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.