Bie avioni

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

-

Shikoj shpesh aeroplanë që bien dhe kam frikë mos më godasin, ndaj iki e vrapoj, pra, u largohem për të shpëtuar. Këtë herë më ka tronditur më shumë sepse pashë sikur isha në oborrin e shtëpisë dhe papritur një aeroplan po binte shumë afër. Ai u përplas përtokë, por u ngrit përsëri. Filluam të vraponim, por shumë shpejt. Deri diku pashë vajzën e vogël 4 muajshe që e kishte marrë kunata, por nuk e dija që ajo kishte marrë vajzën time. Vajzën nuk e pashë më dhe unë vazhdova të vrapoja me karrocën e vajzës bosh. Nga këtu u ktheva në shtëpi, e cila nuk m’u duk si e imja. Aty isha me burrin dhe me asnjë tjetër. Pamë që aeroplani ra shumë larg nesh dhe kuptuam që u dogj, por nuk pamë as tym dhe as flakë. Pres një përgjigje sepse jam e shqetësuar. Elisa. -E dashur Elisa, aeroplani në ëndërr tregon që personi që e shikon është ambicioz, i/ e fortë, natyrë që rrezikon e u futet punëve edhe më të guximshme që ekzistojnë. Ëndrra juaj tregon që do të jeni përpara disa vështirësive të cilat do t’ju zhgënjejnë në njëfarë mënyre, por ju duke qenë natyrë e fortë, do t’ia dilni mbanë. Vërtet ka rënë avioni, por s’ka rënë në shtëpinë tuaj, ndaj do të jetë jashtë shtëpisë ky zhgënjim, por ju do t’ia dilni mbanë si gjithmonë. Ndërsa në lidhje me vajzën, duhet ta keni shumë kujdes, sepse mund të kalojë ndonjë shqetësim shëndetësor. Mos anashkaloni as shqetësimin më të vogël që shikoni tek ajo. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, janë gjëra të vogla të cilave ju do t’ua gjeni zgjidhjen. të qetësoheni dhe të mos e mendoni më, as të mos ia vini fajin askujt. Mendoni se i tillë ishte fati, shikoni drejt së ardhmes dhe së shpejti kjo ëndërr nuk do t’ju shfaqet më. Do të keni njohje të reja në momentin që do ta hidhni pas shpine këtë histori.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.