Ju pyesni mjeku përgjigjet Cikli më zgjat vetëm dy ditë...

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doja t’ju bëja një pyetje në fushën e gjinekologjisë. Pasi më mbaron cikli, i cili më zgjat vetëm dy ditë, kam sekrecione me ngjyrë të errët dhe me erë jo të këndshme. Kjo më ndodh edhe kur kryej marrëdhënie. Gjatë muajit s’kam edhe aq. Kam bërë analizat e urinës e të sekrecioneve dhe më kanë dalë mirë, por përsëri kam shqetësimet që ju thashë më sipër. Çfarë analizash duhet të bëj? Çfarë problemi mund të kem? Faleminderit.

Dr. Kozeta Mustafaraj,

- Doktor Agroni, së pari, ju përshëndes. Do t’ju lutesha të më thoni pse lind sëmundja e parkinsonit? Nga se shkaktohet dhe çfarë moshash kap? Si mund ta parandalojmë dhe a është e trashëguar? A kurohet si sëmundje? Faleminderit. Dr. Agron Islamaj, neurolog: - Sëmundja e parkinsonit kohët e fundit po bëhet problem, sepse ajo kap tashmë jo vetëm moshat e vjetra, por edhe ato të rejat, prandaj interesimi juaj për këtë sëmundje më duket me vend. Së pari, duke patur parasysh shkaqet, shkurt mund t’ju them se ne mjekët dallojmë: 1. Sëmundjen e Parkinsonit. 2. Sindromën Parkinsonike. E para, pra, sëmundja, mund të mos ketë shkaqe të njohura, por lidhet vetëm me disa ndryshime biokimike që ndodhin në nyjet e nënkores së trurit. Sindroma parkinsonike lidhet me disa shkaqe, pra, është pasojë e tyre dhe si të tillë, mund të obstetristegjinekologe: -E nderuar lexuese, kohëzgjatja e ciklit është e ndryshme në persona të ndryshëm. Kjo përcaktohet nga shumë faktorë, nga gjendja hormonale, struktura e vezores, e mitrës, funksioni i gjëndrës tiroide, koagulimi i gjakut, mënyra e jetesës, ushqyerja, aktiviteti fizik dhe mosha. Për këtë arsye, është e vështirë të përcaktohet se përse keni vetëm dy ditë cikël menstruacionesh. Ardhja me sekrecione në ngjyrë kafe në ditët e fundit, mund të jetë me origjinë nga mitra, për arsye të ndonjë polipi, nga qafa e mitrës, për arsye të infeksioneve të ndryshme.

- Ndaj për të gjitha këto që ju thashë më sipër, ju duhet patjetër të bëni një kontroll te mjeku gjinekolog që të mund t’i japë zgjidhje problemit tuaj. Duhet të bëni patjetër kontroll dhe analiza për të parë gjendjen tuaj, në mënyrë që të arrihet në një përfundim të saktë dhe të merrni mjekimin e duhur. Ama, rrini e qetë sepse nëse keni ndonjë infeksion apo çrregullim, sigurisht që rregullohet me mjekimin e duhur. Nëse dëshironi, mund të më kontaktoni edhe mua në adresën e poliklinikës ku punoj. Faleminderit. Si të tilla mund të përdorim madoparin, amandatanin, ose edhe një varg barnash të tjera që lehtësojnë dhe stabilizojnë këtë sëmundje apo sindromë. Jo më pak rëndësi kanë edhe masat paraandaluese siç janë mjekimi në kohë dhe i mirë i traumave (goditjeve) në kokë, helmimeve të ndryshme ose mospërdorimi i pijeve alkoolike, ose i duhanit, ose ushqimeve jo të përshtatshme etj. Jo pa rëndësi është edhe lëvizja e shëtitjet në ajër të pastër, por kjo në varësi nga gjendja dhe në konsulim me ne mjekët specialistë (neurologë), pasi duhet thënë se në rast të kundërt do të kemi rëndim të gjendjes dhe mbetje në kushtet e shtratit, për shkak të shenjave dhe dukurive që ka kjo sëmundje (si për shembull lëvizja e vështirësuar, hipertonia muskulare), shtimi i tonit muskular, dridhja, të folurit e vështirësuar etj. Së fundi, mjekimi dhe marrja e masave parandaluese do të sjellë përmirësimin e ndjeshëm të këtyre të sëmurëve, krahas mjekimit të tyre të rregullt, në bashkëpunim me ne mjekët neurologë dhe me ndihmen e familjarëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.