A shërohet parkinsoni?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

përmendim:

a. – Goditjet në kokë, si rezultat i traumave, ose pas ndërhyrjeve në kokë.

b. – Si pasojë e kalimit të infeksioneve të trurit.

c. – Shkak janë edhe kalimi i sëmundjeve të enëve të gjakut të trurit (zënie, ose gjakderdhje).

ç. – Helmimet e ndryshme të sistemit nervor (S.N.Q.).

d. – Përdorimi i duhanit, alkoolit, drogës etj.

e. – Jo pa ndikim është edhe stresi, apo situatat e vështira që kalojmë në mënyrë të zgjatur.

f. – Po kështu edhe tensioni i lartë, apo sëmundje të tilla si diabeti, ose sëmundjet psiqike, që na detyrojnë të përdorim jo me kriter shkencor barna të tilla siç janë antipsikotikët, si për shembull haloperidoli etj. Si mekanizëm në lindjen e parkinsonit është mungesa e një lënde që quhet “dopaminë” në nivelin e nyjeve të nënkores së trurit.

- Në lidhje me moshën, dikur, siç e thashë edhe më parë, mund të sëmurej mosha mbi 45-50 vjeçare, por sot këtë sëmundje mund ta shohim edhe në mosha më të reja, siç janë ato 35-40 vjeçare. Kjo shpjegohet se në këto raste kemi të pranishëm faktorët dhe shkaqet që përmendëm më sipër. Përsa i përket raportit meshkuj-femra, mund të themi se ka një mbizotërim më të lehtë të meshkujve, për shkak se këta të fundit janë më të ekspozuar dhe më të prekur nga sëmundje ose helmime, si për shembull duhani, rakia ose goditjet e ndryshme etj. Lidhur me trashëgiminë, mund të them se edhe kjo ndikon në lindjen e kësaj sëmundjeje, sepse janë gjenet përkatëse që e shkaktojnë atë.

Përsa u përket analizave, mund të ndihmohemi kryesisht nga dukuritë klinike, apo ekzaminime të tilla si për shembull skaneri apo rezonanca e kokës, që do të zbulojë shkakun e sëmundjes. Krahas analizave biokimike që mund të zbulojnë praninë e një diabeti, infeksioni, apo helmimi të sistemit nervor. Përsa i përket mjekimit, me barnat që ekzistojnë synohet të zëvendësohet dopamina që është e pakësuar, ose mungon në nyjet e nënkores së trurit. Gastro-hepatologe: Qendrore Tirane Ortoped: Dr. Muharrem Ferhati Cel 0682232890 Reumatolog Dr. Fatos Hoxha, Poliklinika Qendrore Specialist HIV/AIDS/IST Dr Memo Boci Cel 069 22 97071 Psikopediatër: Selami Deraj, Poliklinika Qendrore Endokrinologe: Luftime Brukaj, Poliklinika Qendrore Infeksioniste Dr. Alma Hoxhaj PQ Tiranë Stomatologe, Anisa Nasto: Adresa: Stacioni i Trenit Rr. Karl Gega, Tiranë 0692392662. Bujar Pernaska, Dr. i Shkencave Mjekësore, - Poliklinika Qendrore Tirane. Dr. Albana Duni, Dr. Valdete Malaj, Poliklinika

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.