Kam një kruarje të çuditshme

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doktoreshë Valdete, kam një kruarje të çuditshme të zorrës së trashë dhe nuk di si të veproj. Shpesh më ndodh të kem edhe irritim të saj dhe s’e kuptoj arsyen. Çfarë ilaçi mund të marr? Një lexues i rregullt.

Dr. Valdete Malaj, gastro-hepatologe: - I nderuar lexues, zorra e trashë, e cila lidh zorrët e holla me rektumin dh e anusin, ka si funksion që të përthithë ujin, lëndët ushqyese, kripërat dhe pjesërisht të tresë ushqimet që vijnë nga zorrët e holla. Lëvizshmëria e saj kontrollohet nga nervat, hormonet dhe nga impulset e muskujve të zorrës. Tkurrjet lëvizin përmbajtjen nga brenda zorrës në drejtim të rektumit për të dalë jashtë. Përgjatë këtij përshkimi, uji dhe lëndët ushqyese janë përthithur nga trupi dhe çfarë kanë mbetur janë vetëm mbeturina që duhet të dalin jashtë. Ama nëse muskujt e zorrës, sfinkterave dhe të legenit nuk lëvizin në mënyrën e duhur, atëherë kjo përmbajtje që duhet të dalë jashtë, nuk lëviz për të dalë. Kjo gjë shpesh shkakton probleme të zorrës së trashë, dhimbje barku të lehta, kruarje, konstipacion, fryrje etj.

- Prandaj në raste të tilla dhe sidomos duke e lidhur me letrën tuaj e cila nuk jep shumë detaje, unë ju rekomandoj një vizitë të menjëhershme te mjeku gastrohepatolog. Gjithashtu, duhet të bëni një analizë për parazitë. Nuk mund t’ju rekomandoj ilaçe, pa u konsultuar më parë me mjekun përkatës, për të gjetur diagnozën e saktë. Përgatiti faqen: Valbona VUKULAJ Dr. Petrit Stafa, otorino- laringolog, Poliklinika Qendrore Tiranë Albana Lufi, Dr. e Shkencave Mjekèsore – dermatologe, Klinika Dermatologjike dhe Estetike DermoVita, Rr. Hoxha Tahsim pall. 60.1 kati II, 200 m. mbi sheshin Avni Rustemi. Tel. 0694061001, 0664061001. Dr. Mehmet Rrodhe Patolog (Citolog), Poliklinika Qendrore Tirane, cel. 0682411250. Dr. Edlira Elezaj, Gastrohepatologe: nr. 2, 21 Dhjetori. Dr. Kozeta Mustafaraj, obstetriste-gjinekologe, Adresa: Klinika Gjinekologjike GEA, Bulevardi zogu i I, pallati 53, hyrja 3, kati i dyte. Cel . 0682313410 Poliklinika e Specialiteteve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.