Syri më skuqet e më loton

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam 40 vjeç. Para dy muajsh pata probleme me syrin e majtë, mora lot natyral dhe sikur m’u qetësua, por më është rikthyer i njëjti problem. Më skuqet, më loton, kam dhimbje të syrit si dhe shumë kruarje dhe shpesh më duket sikur e humbas shikimin për ca sekonda. Kam përdorur përsëri lotin natyral, por s’ka asnjë vlerë. Pres një ndihmë nga ana juaj: Pse ndodh dhe si të veproj? Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: - I nderuar letërshkrues! Sipas përshkrimit që ju i bëni situatës suaj të sëmundjes së syrit të majtë unë kam për- shtypjen që ju vuani nga një Conjuctivit Chronik, të cilin e keni kuruar jo korrekt me lot artificial, pasi kjo diagnozë nuk e ka fare në protokollin e mjekimit lotin artificial. Në rastin tuaj, pas një vizite të hollësishme okulistike vendoset diagnoza e saktë dhe mjekimi ka në bazën e vet një kortikosteroid topikal me pika (collyr) të kombinuar me antibiotikë dhe një në trajtë pomade ingrentium.

- Duhet përdorur të paktën 4 herë në ditë një pikë collyri dhe një herë në darkë para gjumit pomadë. Ka raste që mund të jetë i nevojshëm edhe një antiflamator i tipit josteroid si Diclofenac Topikal, por kjo varet nga situata. Trajtimi bëhet për 10 ditë dhe rasti konsiderohet si i shëruar. Jeni i mirëpritur për një vizitë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.