Kali

Intervista - - ARGËTIM -

Një kalë shkon në kinema dhe i drejtohet biletashitësit: - Më jepni një biletë! - Një kalë që flet?! - shastis biletashitësi.

- Mos u shqetësoni zotëri, kur të futem brenda, nuk kam për të thënë asnjë fjalë...

Psikanalisti

Një grua vuan nga një dhimbje koke e vazhdueshme dhe shkon te psikanalisti. Ky i fundit i thotë të vendosë duart në tëmtha, të përqendrohet dhe të thotë me zë të ulët: “Nuk kam dhimbje koke. Nuk kam dhimbje koke. Nuk kam dhimbje koke”. Për çudi, falë kësaj metode, gruaja shpëton nga dhimbja e kokës. Burri i saj, i habitur me aftësitë e këtij mjeku, vendos t’i kërkojë ndihmë sepse ka ca kohë që s’bën dot dashuri me të shoqen. Në mbrëmje, burri mbyllet pak minuta në banjë e pastaj bën seks në mënyrë spektakolare me të shoqen. Kështu, çdo natë. Gruaja është shumë e kënaqur, por edhe shumë kurioze për të mësuar se çfarë bën i shoqi në banjo, që kthehet aq i etur në shtrat. Njërën nga netët, ajo vendos ta përgjojë dhe e sheh atë të ulur në tualet, me duart të vendosura në tëmtha, duke thënë: “Nuk është gruaja ime. Nuk është gruaja ime. Nuk është gruaja ime...”

Prifti troket në derën e një apartamenti dhe vjen e ia hap një grua e bukur, nudo. Kur e sheh që ka përpara një prift, ajo i thotë:

- At, më duket se keni gabuar apartament...

- Jo, zonjë, kam gabuar që u bëra prift... Rregullat e lojës Sudoku përbëhet nga 81 kuti të vogla, të cilat ndahen në nëntë rreshta dhe në nëntë kolona. Në disa nga këto kuti janë shkruar numra. Pjesa tjetër e kutive duhet të plotësohet nga lojtari, duke shfrytëzuar numrat nga 1-9, pa përsëritur asnjërin nga numrat brenda kolonës apo rreshtit. Loja komplikohet nga fakti se kuadrati me 81 kuti të vogla ndahet në nëntë kuadrate të tjera, të cilat përbëhen nga nëntë kuti. Brenda secilës kuti duhet të jenë numrat nga 1-9, pa asnjë përsëritje. Shuma e shifrave të çdo kolone, si dhe të çdo rreshti, duhet të dalë 45. Kjo lojë kërkon logjikë dhe durim.

Prifti Barbi

Një vajzë e vogël futet në një dyqan lodrash me një mijë lek në dorë.

- Sa kushton Barbi balerina? - Dy mijë lek. - Po Barbi sekretarja? - Dy mijë lek. - Barbi mësuesja? - Dy mijë lek. - Atëhere po marr Barbin e divorcuar. Ajo duhet të kushtojë më pak...

- E ke gabim, ajo kushton dhjetë mijë lek... - Dhjetë mijë? Po pse? - Sepse ajo do të marrë me vete shtëpinë e Kenit, makinën e Kenit, varkën e Kenit...

Martesa

Një i martuar dhe një beqar flasin për martesën.

I martuari: - Vazhdon të jesh i bindur se beqaria të ofron gjithmonë më shumë avantazhe?

Beqari: - Jo gjithmonë. Ka bashkëshortë që e bëjnë shumë të rrezikshme...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.