Zgjidheni unazën sipas shenjës së horoskopit

Intervista - - HOROSKOPI -

Jupiteri në shenjën e Virgjëreshës ju mbron nga problemet. Ose ju do t’i evitoni gjithë problemet këtë javë, ose do të gjeni menjëherë zgjidhjen për t’i rregulluar ato. Survejoni regjimin tuaj të të ushqyerit, jo për t’u dobësuar, por për tretjen. Mund të bëni ndonjë gabim në blerjet që do të bëni, gjë që do t’ju nervozojë, por kontrolloni impulset tuaja. Do të shkruani shumë këtë javë, jo për vete, por për arsye pune. Për fat të mirë, dini të shpreheni qartë dhe në mënyrë të këndshme. Marsi dhe Plutoni janë në shenjën tuaj, kështu që do të kaloni nga zemërimi në kthjelltësi, pa harruar edhe idetë e zymta (tipike për shenjën). Mund të irritoheni edhe nga gjërat më të vogla, por, para se të filloni zënkat, pyesni veten nëse ia vlen të grindeni me të tërë, apo jo. Keni nevojë për çlodhje psikologjike. Bëni sport, relaksohuni duke u larë në vaskë, ose meditoni, pasi kjo do t’ju bëjë mirë. Mbase duhet të bëni disa ditë pushim.

Saturni është negativ për ju këtë javë. Kështu, mund të keni vonesa, pengesa, gjëra të paparashikuara. Në fund do të ndiheni të lodhur dhe do të keni ndjesinë se çdo gjë është e vështirë. Lehtësojeni programin tuaj ditor, lërini për më vonë gjërat që nuk janë të domosdoshme. Kjo do t’ju lehtësojë edhe ndërgjegjen. Lidhja juaj është shumë e rëndësishme gjithashtu dhe ju doni të kaloni kohë me partnerin/en. Afërdita në sektorin e lidhjeve ju lejon të çlodheni me të.

Plutoni do të jetë një aleat i mirë për ju këtë javë. Gjithçka shkon mirë, edhe anulimet e momenteve të fundit do t’ju vijnë për shtat. Ju do të keni kohë të Në ditët e sotme nuk është diçka e lehtë të zgjedhësh unazën e fejesës. Në fund të fundit, ju do ta mbani atë në gisht gjithë jetën (shpresojmë), kështu që sigurohuni që ajo të pasqyrojë stilin tuaj personal dhe shijet tuaja që evoluojnë. Nëse nuk dini nga t’ia filloni, ne po ju bëjmë një guidë mes stileve të ndryshme dhe po ju shpjegojmë se cilat tipe unaze janë më të pajtueshme me çdo shenjë astrologjike.

(Vijon nga numri i kaluar)

Bricjapi: Me gur diamanti të rrethuar me metal

Bricjapi aktiv, të cilit i pëlqejnë aktivitetet jashtë shtëpisë, nuk i preferon bizhuteritë shumë ekstravagante, që bien në sy. Disa prej tyre janë shumë pragmatikë dhe nuk vënë fare unazë fejese, duke lënë veprimet dhe energjinë e tyre të shpallin angazhimet e zemrës. Meqë nuk e kanë problem të rrinë edhe pa unazë, atëherë këta njerëz praktikë do të preferonin një unazë me një gur të madh në mes, të rrethuar me metal, të thjeshtë dhe që nuk dëmtohet as gjatë sportit, alpinizmit, punëve të shtëpisë, etj.

Ujori: Me gur me ngjyrë

Ujori nuk ka nevojë për askënd që t’i thotë se çfarë gurësh dhe stili është i përshtatshëm për unazën e fejesës, bile të jeni të sigurt se mund t‘ju heqë nga lista e të ftuarve në dasëm nëse e bëni këtë. Ujorëve, të cilët janë rebelët e vërtetë të zodiakut, u pëlqejnë gurët me ngjyra, tonalitete, ndriçim dhe karatë të ndryshëm, nga ametisti te zultaniti. Të udhëhequr nga Urani, planeti i lirisë dhe rebelimit, Ujori e di mirë se çfarë pune dhe mundi njerëzor fshihet pas industrisë së nxjerrjes së diamantëve dhe ai është ndër të parët që do të ishte gati ta revoluciononte këtë botë. Përveç kësaj, Ujorët janë kureshtarë, eksplorues dhe nuk janë shumë të interesuar të zbukurojnë gishtin e unazës, por preferojnë t’i harxhojnë ato para në aventurat e muajit të mjaltit, si në ndonjë vend ekzotik, të largët, ose të pazakontë.

Peshqit: Unaza vintage

Peshqve ëndërrimtarë u pëlqen të ngecin në retë e fantazisë, ose të rrinë me orë duke u zhytur në thellësitë e mendjes së tyre oqeanike, gjë që shenjat e tjera nuk e kuptojnë. Asnjë unazë, sado e veçantë të jetë, nuk ua mbush mendjen këtyre njerëzve të ndjeshëm. Neptuni, planeti i dëshirave, spiritualitetit dhe mendimeve abstrakte është ai që udhëheq Peshqit, duke i dhënë kësaj shenje një preferencë për diçka që është e pasur me histori dhe të kaluar, qoftë kjo e bazuar në imagjinatë, apo realitet. Kështu, nëse doni të zgjidhni unazën e përkryer për Peshqit, përpiquni të gjeni një të tillë vintage, unike dhe me një të kaluar të bukur (për shembull, t’i ketë përkitur një çifti që kanë jetuar shumë vjet të lumtur bashkë). Atëherë do të jeni të sigurt se keni bërë zgjedhjen e duhur. bëni një masazh, ose të shkoni te parukieri. Gjithashtu, do të dilni me shoqërinë dhe do të zbaviteni. Në dashuri, gjithçka shkon mirë edhe pa shumë përpjekje. Sido që të jetë, mundohuni të kujdeseni për veten. Nëse jeni beqarë, kërkesat e larta nuk do t’ju lejojnë të takoni dikë që ia vlen për ju. Ju do të tregoheni shumë të vështirë, kështu që duhet të prisni.

Jeni të shqetësuar për buxhetin tuaj dhe nuk dini nëse mund të arrini të blini diçka për të cilën keni nevojë. Ribëni llogaritë dhe, nëse keni nevojë, kërkojuni ndihmë prindërve, ose shoqërisë. Në dashuri, situata është e mirë. Afërdita, Dielli dhe Mërkuri forcojnë lidhjen tuaj. Mund të keni ndonjë problem të vogël shëndetësor (dhëmbët, sytë, lëkura), por gjithçka do të rregullohet pa vështirësi. Mos i lini pas dore. Edhe në punë përpiquni të jeni më të organizuar.

Neptuni dhe Saturni ju bëjnë me humor të lëvizshëm. Mos u zini besë njerëzve perversë dhe narcizistë, pasi ndjeshmëria juaj mund t’i tërheqë ata si mjalti mizat. Mbroni veten dhe emocionet tuaja, si dhe distancohuni nga ai person nëse duhet. Ju meritoni një lidhje të shëndetshme. Largohuni nga ata që nuk ia vlejnë, edhe kur janë seksi. Nëse jeni në një lidhje afatgjatë, keni nevojë të vini disa pika mbi i. Vini rregull edhe në jetën tuaj profesionale.

Peshqit, 20 shkurt- 20 mars

Akrepi, 23 tetor- 22 nëntor

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.