E fejuara më la, sa e mësoi për paralizën e mamasë

Intervista - - FAQE 1 -

“Dashurinë e parë Kush nuk e provoi, Dhimbjes që la pas Kush nuk i këndoi” Po e nis me dhimbje historinë e dashurisë sime, por ky ishte fati im i trishtë. Jam tridhjetë e pesë vjeç dhe jetoj në Tiranë, në të njëjtën lagje prej njëzet e shtatë vitesh. Kam lindur në një fshat të Durrësit dhe prindërit e mi u transferuan në Tiranë kur unë isha tetë vjeç, falë një kushëriri të mamasë sime që punonte në një ministri. Meqenëse babai im ishte mekanik shumë i zoti, ai e tërhoqi për të punuar si mekanik shoqërues në linjën e trenit për në jug. Në atë kohë për babanë tim ishte fitore jo vetëm për vete, sepse edhe mamaja filloi punë në Kombinat, edhe për ne fëmijët sigurisht perspektiva ishte më e mirë në Tiranë sesa në fshat. Kam një motër më të madhe se veten dhe pasi erdhëm në Tiranë, mamaja ime lindi edhe një djalë buçko, të ndjerin vëllain tim. Ndërsa vitet kalonin, ne rriteshim. Motra mbaroi shkollën e infermierisë dhe filloi punën në Sanatorium. Atje u njoh me një djalë dhe pas dy vitesh fejese u martua. Ata kanë dy fëmijë dhe vazhdojnë të jenë të dashuruar me njëri-tjetrin. Nipi dhe mbesa ime janë rritur mes dashurisë me bollëk e mirëqenies ekonomike. Pasi mbarova shkollën e mesme, babai, si mekanik që ishte, foli një mikun e tij që kishte përshtatur garazhin si ofiçinë dhe fillova ta merrja zanatin aty. Kam punuar dymbëdhjetë vjet me atë burrë babaxhan dhe çdo ditë kam mësuar me të jo vetëm zanatin, por gjithë mirësitë që mund të mësojë një njeri. Vëllai im i vogël, sapo mbushi të tetëmbëdhjetat, iu lut shumë babait që ta niste me ndonjë shok nga Porti i Durrësit për në Itali. E sigurisht, babai u thye para lutjeve të tij. Mamaja ime u përpoq ta bindte vëllain që të ikte pasi të merrte zanatin ashtu si unë, se atje do ta kishte më të lehtë të gjente punë, por vëllai si rinia...

Ju thashë më lart kam punuar me një mikun e babait tim për dymbëdhjetë vite. Dy vitet e para punova si ndihmës dhe Lefteri vetëm më mësonte. Qysh në ditët e para më thoshte:

- Po nuk pyete se ç’po bëj, do të të dënoj të ngresh hekura! Ke ardhur për të mësuar, mos më rri ashtu si hu.

Kështu, ai më hoqi atë ndrojtjen që ka një tetëmbëdhjetë vjeçar. Pas dy vitesh kursi (po e quaj), fillova t’ia merrja dorën punës dhe Lefteri e ndante punën barabar kur vinin makinat. Fillova me rrogë shumë të mirë që njëzet vjeç. Punë kishte pa pushim. Babai vazhdonte në punë me hekurudhat, ndërsa mamaja ime gjeti punë në privat. Prindërit bënin plane të kursenim për të blerë një shtëpi tjetër, meqë ishim dy djem...

- Ja, ndërkohë që pyesim për ndonjë vajzë të mirë, edhe ti djalë hapi sytë vetë, mbledhim ndonjë para e blejmë një shtëpi të vogël që të mos e filloni jetën së prapthi, - thoshte mamaja ime.

- Posi moj, njëzet vjeç do ta martojmë djalin! Jo po katërmbëdhjetë vjeç dhëndër, - thoshte babai.

- Po hë, xhan i nënës, na thuaj ndonjë gjë, të mos flasim vetëm ne pleqtë si na pëlqen.

- Po unë s’u plaka o mama që të gjej nuse me vrap! Jam dakord që duhet të kursejmë e të shohim për shtëpi tjetër, po nuk dua të më lidhësh këmbë e duar me grua qysh tani, - i thashë pas disa debateve të prindërve mes njëri-tjetrit.

Unë, ndërsa shkoja në punë në lagjen ku punoja, shihja vazhdimisht një vajzë të lezetshme. Ajo ishte në gjimnaz, një çapkëne që ma hiqte trurin. Një ditë, pyeta Lefterin:

- Motra e Albanit është kjo?

- Eeeeeee, ja, që e nxore kokën më në fund, - tha Lefteri, ndërsa qeshte me shenjtanllëk. - Po, motra e Albanit është dhe është goxha vajzë, po të lutem mos u ngatërro me të. I vëllai s’është djalë i mirë dhe nëse më pyet mua, rriji sa më larg. Ta them si djalit tim, - tha ai dhe vazhdoi punën krejt i qetë.

Mua, në atë moment sikur m’u përmbys qielli, por e mblodha veten. Bëra jo vetëm punën që duhej të mbaroja, por edhe pastrova ofiçinën atë ditë nga marazi, sa të nesërmen, kur erdhi në punë, Lefteri u çudit.

- Ç’paska ndodhur këtu, më ke sjellë pastruese pa lekë? - thoshte dhe qeshte i kënaqur.

- Jo, dje isha me nerva dhe shfryva nervat duke pastruar, - i thashë krejt sinqerisht.

- Më duket se ta kam prishur terezinë. Ti mund të vazhdosh planet e tua djalë, por unë gjithë ato që të thashë, t’i kam thënë si djalit tim. - Po edhe unë ashtu i mora, prandaj i shfryva nervat duke pastruar ofiçinën, që të mos bëja ndonjë gabim rrugës apo në shtëpi, - i thashë dhe u nisa të porosisja kafet e mëngjesit. E kisha mbledhur mendjen që do t’i rrija larg asaj vajze dhe ashtu bëra për pesë muaj, deri kur vëllai i saj bëri një aksident me makinë dhe vdiq. Gjynah, se shumë i ri, por për të zezën time, kjo ngjarje m’i riktheu ëndrrat për të motrën. Sigurisht që Lefteri e kuptoi dhe më tha:

- E marr vesh që të është ngritur mendja të flasësh me vajzën, po tani kam lutje tjetër: mos luaj me të. Boll u është thyer zemra me vdekjen e të vëllait, mos ua thyej zemrën edhe ti.

- Nuk e di se si mund të shkojë ky muhabet, ndoshta edhe ajo s’ma var, se mekanik jam unë, sikur e kam të sigurt se edhe asaj i pëlqej... Megjithatë, nuk ma do mendja se të dukem tip ...

Nuk e dija nëse edhe Abslami kishte të paktën një lloj simpatie për mua, sepse që ditën ku ne bëmë dialogun në kursin e ...

Frëngjishtes, ai nuk më kishte dhënë shkas tjetër që të mendoja se ai ndiente për mua. Një gjë e dija me siguri, ai kur thërriste emrin tim, buzëqeshte, po unë nuk e dija nëse kjo mjaftonte që unë të besoja se ai më donte. Jashtë orëve të mësimit ne nuk kishim komunikim, më dukej sikur ai merrte një pamje tjetër, më autoritar, ishte njeri që nuk i pëlqente të hynte në biseda, rrinte si i veçuar nga ne, nuk merrte pjesë në bisedat tona në pushim të orës. Kjo gjë e bënte më interesant. Në botën e jashtme unë nuk e njihja aspak, por çdo ditë që kalonte, e pëlqeja më shumë. Doja të merrja iniciativën që ta pyesja për diçka jashtë orës së mësimit, por kisha frikë se ai do ishte shumë i ftohtë me mua (sepse në këtë mënyrë sillej edhe me femrat e tjera që mundoheshin t’i afroheshin). Prisja momentin që ai të më fliste i pari sepse nuk doja të kuptonte se unë isha e interesuar për të. Kishin kaluar gati tre muaj dhe asgjë nuk kishte ndryshuar midis nesh, përveç ndjenjave të mia për të, të cilat shtoheshin çdo ditë e më shumë. Ndonjëherë mendoja se sikur të vishesha me shami, ai do të më pëlqente, por prapë ishte e vështirë, më vinte zor nga kolegët e punës. Në fakt, unë isha myslimane, ai ishte nga Maroku dhe ishte normale që ai të pëlqente një grua e cila mbante shami, por prapë kisha dyshimet e mia, sepse aty në kursin e arabishtes gati nëntëdhjetë për qind e grave ishin të mbuluara dhe nga ajo që kuptoja, ai nuk kishte simpati për asnjërën. Nëse ai do të ma kërkonte një gjë të tillë, unë për atë isha e gatshme të bëja çdo gjë, deri në faktin që të bëhesha një myslimane e devotshme në të gjitha drejtimet. Por ai më dukej një njeri intelektual dhe për më tepër e njihte botën e qytetëruar dhe respektonte çdo femër, e veshur si myslimane ose jo. Një ditë vendosa ta pyesja për një detyrë që duhet të bënim. Ai filloi të ma shpjegonte, por kur hodha sytë nga klasa pashë se grupi kishte dalë. Unë as që e kisha mendjen fare te detyra, por te fytyra e tij që ishte aq e qeshur teksa më shpjegonte. Ajo që më ushqeu më shumë shpresat në dashurinë e tij ishte sepse ai më pyeti:

- Të kam parë që mëson disa gjuhë të huaja. Çfarë profesioni ke?

I tregova se punoja ekonomiste. Sa shumë doja që të zgjaste ai moment, por më dukej sikur minutat fluturonin. Doja dhe unë që ta pyes- ja, por përpara tij goja më kyçej.

- Ai je e martuar? – vazhdoi ai.

Nga pyetja e tij m’u duk sikur në atë çast e gjithë bota ishte e imja dhe rrëmbimthi iu përgjigja.

- Jo, nuk kam qenë asnjëherë e martuar.

Aty përfundoi edhe biseda jonë. Prej asaj dite, unë fillova të kisha iluzione se midis nesh mund të kishte diçka. Gjashtë muaj ndenja me shpresën se ai do të më thoshte diçka, por sa vinte dhe shpresat shuheshin derisa një ditë u thye edhe zemra ime. Abslami, një ditë më parë, na kishte njoftuar se në orën tjetër, në klasë do të kishim një bashkëbisedim me një të ftuar special. Dhe kështu ndodhi! Filloi ora e mësimit, ne kishim zënë vendet dhe ai hyri në klasë. Në krah kishte një grua rreth të tridhjetave dhe nuk ju gënjej nëse ju them se ishte shumë e bukur, ngjante si zanat e përrallave. Veshja e saj dhe shamia e hedhur në kokë sikur ia shtonin më shumë bukurinë. Dukej që ishte një femër e shkolluar nga mënyra e veshjes që e tregonte shumë fine. Të gjithë shtangëm nga bukuria e saj.

- Ju prezantoj me A.-në. Edhe ajo është profesoreshë e gjuhës arabe në një shkollë myslimane këtu në Tiranë dhe njëkohësisht, është bashkëshortja ime, – tha ai duke buzëqeshur.

Kur dëgjova këtë të fundit, sa nuk më ra pika. Atëherë kuptova se si shpresat e një njeriu mund të shuhen në një çast të vetëm. Kërkova leje të dilja jashtë. Dola nga klasa dhe në tualetin e shkollës fillova të qaja me të madhe. Në atë gjendje që isha nuk mund të hyja më në klasë sepse më ishin bërë sytë daulle. Përveç kësaj, sa ta shikoja Abslamin do të filloja të qaja përsëri. Që prej atij çasti, unë nuk shkova më në ato kurse, hoqa dorë edhe nga frëngjishtja, edhe nga gjuha arabe. U mbylla në vetminë time, por nuk kam hequr dorë së ëndërruari për të. Edhe pse është një dashuri e pamundur, njeriu paska dëshirë që ndjenjat e tij t’i përjetojë në ëndrra. Kam arritur deri aty saqë mendoj se Abslami është mysliman dhe atij i lejohet të ketë martesë të dytë. Nëse ai do ma kërkonte një gjë të tillë, unë do ta pranoja. E di që ju do të qeshni me këtë gjë, por dashuria qenka sakrificë dhe për ta jetuar atë, njeriu pranon çdo kusht. E gjithë kjo dhembje që po përjetoj tani, u krijua vetëm nga imagjinata ime sepse nga ato pak çaste që e pashë me bashkëshorten e tij, kuptova se ai ishte shumë i lumtur dhe nuk do pranonte asnjë grua tjetër. Jam shumë e sigurt se ashtu si po vuaj unë sot, kanë vuajtur dhe femra të tjera, sepse ai është tip që të bën për vete me indiferencën e tij. Sot them lum ajo grua që e ka atë burrë në krah dhe mjerë unë që krijova ndjenja për një dashuri të pamundur!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.