Qytetari dixhital denoncon

Intervista - - AKTUALITET -

I nderuar zoti Berisha, dua të denoncoj një rast flagrant. Unë jam grafist dhe bëj grafite nëpër muret e Tiranës natën. Puna ime është serioze, por Erjon Veliaj më ka marrë inat sepse kam qenë pjesë e protestës të parku i liqenit dhe më fshin grafitet natën.

Unë i bëj natën dhe ai i fshin ditën. Ça të bëj unë, zoti Berisha, me këta qelbësira që më janë vënë këmba-këmbës e duan të më shkatërrojnë jetën artistike? Nuk di ç’të bëj, ndaj ju lutem, publikojeni që të kem mundësi edhe unë të marr frymë lirisht nga kjo padrejtësi.

Po ju dërgoj fotot e njërit prej grafiteve Përgatiti: Speci Djegës të fundit që kam bërë dhe të cilin, me shumë gjasa, do të ma fshijnë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.