Meti, baba

Intervista - - TELEVIZION -

- Fëmija është bekim, por edhe një përgjegjësi e madhe... Pati ndonjë moment kur u trembe për ta marrë përsipër këtë përgjegjësi?

- Është e vërtetë, është një përgjegjësi e madhe, por asnjëherë nuk i jam friguar faktit që të kem përgjegjësi si baba. Kjo ishte ëndrra ime.

- Më trego pak për çastin kur mësove se e fejuara jote ishte shtatzënë... Shokues?

- Ç’të të them? Mbeta thjesht, pa fjalë! Ishte një emocion shumë i madh gëzimi.

- Je nga ata baballarët që, kur fëmija qan, shkon nga dhoma tjetër, apo e merr dhe e qetëson?

- Liora, për momentin, është fëmijë shumë i qetë. Vetëm kur kërkon ushqim qan, ndërsa në rastet e tjera nuk na lë pa gjumë.

- Do të vazhdosh me modelingun, apo kjo nuk i ka hije një babai?

- (Buzëqesh) Modelingu ka qenë gjithmon hobi im dhe mendoj se edhe po t’i kem 70 vjet, do të jetë prapë njësoj.

- Dy modelë që bëhen prindër të një... modeleje? Do t’ia këshillonit vajzës profesionin tuaj?

- Zakonisht, fëmija vetë zgjedh çfarë profesioni do të ketë. Çfarëdo që ta zgjedhë, ne do ta përkrahim.

- Po nëse Liora do të të kërkonte të konkurronte në Big Brother, si do t’i përgjigjeshe?

- Kur t’i vijë koha Liorës për të hyrë në Big Brother, mendoj se ky realitet shou nuk do të ekzistojë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.