Kida: S’kam të bëj me skandalet...

Intervista - - MUZIKE -

Vera nuk mund të quhet e tillë, nëse nuk ka një hit nga Kida. Bukurosh ja 18 vjeçare që vetëm pak ditë më parë u diplomua, i ka të qarta synimet. Të arrijë sa më lart në muzikë është qëllimi që i ka vënë vetes dhe pas çdo hapi, ajo duket se është gjithnjë e më pranë realizimit të asaj që ka dashur gjithmonë. “Ia kem nis” është projekti i saj më i fundit, që i shton një shkallë tjetër suksesit të këngëtares. Ndërkaq, le t’ia nisim edhe ne intervistës së realizuar me të...

Mia Buci: - Kida, kënga e re është sërish një produkt në familje me “On Records”, muzikë nga Zzap e Chriss dhe tekst të vëllezërve Mozzik dhe Getinjo… A është suksesi gjithnjë i garantuar me të njëjtët bashkëpunëtorë?

Kida: - Puna e madhe e bën suksesin e garantuar. Njësoj ka ndodhur edhe me këngën “Ia kem nis”. Unë që prej fillimit kam qenë në “On Records” dhe gjithmonë suksesi ka qenë i garantuar, sepse puna është bërë ashtu siç duhet.

- Xhirimet janë bërë në Ulqin. Pse aty?

- Ulqini ka qenë gjithmonë një vend i preferuar që nga fëmijëria ime, ndaj vendosëm t’i bënim xhirimet atje.

- Çfarë u thua gjithmonë personave që kanë në dorë realizimin e projekteve të tua?

- Që t’i realizojnë sa më mirë. (Buzëqesh)

- Çfarë kishe parashikuar dhe çfarë jo, në fillimet e tua me muzikë?

- Kam parashiku një punë të madhe dhe një sukses sa më të madh.

- Ku e mbështet Kida stilin e saj?

- Unë bashkëpunoj me Diana Qerimin dhe jam shumë e kënaqur me punën e shpejtë dhe përkujdesjen e saj.

- Cili është përcaktimi yt për suksesin? - Të arrij sa më lart. - Deri ku do të shkoje për të tërhequr vëmendjen?

- Për të tërhequr vëmendje, s’kam nevojë të shkoj askund, vetëm të bëj një punë të madhe me një sukses sa më të madh.

- Të ka bërë suksesi më të lumtur?

- Po, më ka bërë shumë të lumtur.

- Periudha më e mirë e jetës tënde është kjo që po jeton?

- Po, përfundimisht, suksesi i kësaj periudhe është pjesa më e mirë e jetës sime.

- Koncertin e kujt nuk do të lije pa e parë?

- Koncertin e Rihanës.

- Do të të pëlqente të ishe një femër DJ?

- Jo. (Qesh) Nuk e di pse, por jo.

- Si do ta mendoje veten në vendin e një lidereje grupi muzikor për femrat?

- Pak e vështirë me e mendu si, po besoj se do të isha mundu me qenë një lidere sa ma e mirë.

- Çfarë është më mirë se të bësh muzikë?

- Muzika është ajo që m’ka bo me u marrë me të dhe ndihem mirë me të.

- Çfarë thua kur je në trafik?

- Bëhem nervoze ndonjëherë.

- Çfarë është terapi për ty?

- Gjumi dhe qeni im, që më bën të harroj gjithçka.

- Ndryshimi më i bukur i këtyre kohëve të fundit?

- Pjekja dhe përqendrimi im në punë.

- Në gjykimin tënd, cili është një mashkull i vërtetë?

- Një mashkull që i përshtatet karakterit tim, që është i kujdesshëm dhe i respektueshëm me mua.

- Atmosfera e duhur ro- mantike që do të funksiononte për ty...

- Nuk e kam menduar.

- Ke dashur ndonjëherë të të gënjejnë sepse gënjeshtra ka qenë më e ëmbël se e vërteta në ato çaste?

- Jo, asnjëherë. Nuk i dua gënjeshtrat.

- Në një parti surprizë, cila do të ishte surpriza e vërtetë për ty?

- Një surprizë e madhe që ndoshta nuk e kisha prit. - Me cilën kafshë do ta personifikoje natyrën tënde?

- Kam një qen që është shumë i dashur. Besoj se me të.

- Çfarë të bën të skuqesh?

- Asgjë s’më bën të skuqem. (Buzëqesh)

- Cili është investimi më i mirë? - Për dukjen time. - Ke luajtur ndonjëherë në kazino?

- Jo, s’është diçka që më shkon mua.

- Çfarë do të ishte një skandal i vërtetë për ty?

- Nuk e di, s’e kom mendu, po me skandale s’kam të bëj.

- Një propozim që nëse të bëhet, nuk do të mund ta refuzoje? - Nuk e kom mendu. - Për çfarë do të dilje nga shtëpia në orën 2 të natës?

- Nëse është ndonjë urgjencë apo diçka që lidhet me mua.

- Nëse do të kishe një klon tëndin, çfarë do të bëje me të?

- Për fat të mirë, nuk ekziston, kështu që nuk e kam menduar asnjëherë.

- I bën shpesh kërkim vetes në Google?

- Jo, nuk ka ndodhur asnjëherë.

- Cila është gjëja më e çuditshme apo e pabesueshme që ke lexuar për veten?

- Nuk merrem me çfarë shkruajnë gazetat.

- Çfarë ka Era Istrefi më shumë se Kida?

- Era është një këngëtare e talentuar që po korr një sukses shumë të madh. Më vjen shumë mirë për të dhe i dëshiroj shumë suksese.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.