Getoari dhe Majku nuk e lënë të qetë Maitre Gims-in

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Por nëse Luana kopjon Rihannën në “Ai”, besojeni ose jo, Getoari dhe Majk vijnë me versionin femëror të këngës së Luanës, “Ajo”. Por nuk është ky fokusi ynë. Me siguri ne nuk jemi të vetmit që sapo e dëgjuam bashkëpunimin e dytë të djemve, kuptuam se që në notat e para, kënga ngjason me… gjejeni me cilën? As më pak dhe as më shumë sesa me këngën “Bella” të këngëtarit francez, Maitre Gims. Kjo mund të jetë ndoshta diçka e re për Getoarin, por jo për Majkun, i cili edhe në këngën solo “Dashni” u akuzua se kopjoi kolegun nga Franca në këngën “Brisé”. Një nga ata që kanë qenë po aq të vëmendshëm është edhe Olti Curri, i cili nuk i ka kursyer batutat për kopjen e radhës. Megjithatë, siç duket, kjo nuk e ka penguar këngën të marrë pëlqimin e publikut duke qenë se vetëm pas një jave nga publikimi në kanalin YouTube, ka marrë pothuajse 5 milionë klikime.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.