Anjeza Shahini zemërohet me fansat që e duan në ekran

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Me siguri e keni pyetur veten se nga bëhet Anjeza Shahini, këngëtarja që la gjurmë me pjesëmarrjen në Eurovizion kur ishte vetëm 16 vjeçe dhe që nga kritika konsiderohet si pasuese e Vaçe Zelës. Ju kishte marrë malli për vokalin e saj dhe jeni kuriozë se pse nuk e keni parë kohët e fundit në skenë apo në ekran me një këngë të re? Por, ç’është më e rëndësishme, kur do të vijë ajo me një të tillë? Të gjitha këtyre pyetjeve u jep përgjigje vetë këngëtarja e cila siç duket, e revoltuar nga komentet e hasura online në adresë të saj, ka shpërthyer duke i vënë pikat njëherë e mirë mbi i. Në vija të përgjithshme, mënyra se si Anjeza e percepton shfaqjen ose jo në publik me një produkt të ri, ka të bëjë kryesisht me dëshirën e saj për ta bërë këtë. “Unë e bëj artin tim sa herë që dua dhe kur të dua”, thotë Anjeza dhe ne jemi plotësisht dakord me këtë, por ndoshta i duhet të mendojë paksa që të jetë edhe koherente, pasi përvoja ka treguar se sado që publiku ta dojë apo ta vlerësojë një këngëtar, nëse ai nuk është pranë tij me materiale të reja, të harron dhe këtë e kanë provuar mbi kurriz mjaft kolegë të saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.