Albumi shqiptar që konkurron artistët botërorë

Intervista - - FACEBOOK VIP -

Nëse deri dje ishte në ëndërr, tashmë suksesi i shqiptarëve në botë është një realitet. Janë më së shumti artistët kosovarë ata që dominojnë, megjithatë siç e themi gjithmonë, ne jemi një, ndaj edhe na gëzon çdo sukses i atyre që e çojnë lart emrin e shqiptarisë. Mjafton të përmendim Rita Orën, Dua Lipën, Bebe Rexhën apo së fundi, Era Istrefin.

Ndërsa në listën e atyre që konkurrojnë fuqishëm artistët e famshëm botërorë, janë edhe labeli shqiptar i hip-hopit, “P.I.N.T” pjesë e të cilit janë edhe reperat Mc Kresha dhe Lirical Son. “Rapsodët nRap tSotit” është albumi më i ri i këtij labeli që duket se ka nisur të tejkalojë çdo pritshmëri duke u renditur në vendet e para në pjesën më të madhe të vendeve europiane, madje mban edhe vendin e dytë në “Billboard World Albums”. Suksese djemve dhe shpresojmë t’i shohim lart e më lart në vazhdim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.