Ledi Vokshi: Po të më bezdisnin meshkujt...

Intervista - - MUZIKE -

përqendruar në realizimin e klipit dhe unë jam shumë e kënaqur me punën e tyre.

- Çfarë tregon teksti i këngës?

- Jam si vera, s’kam afat! ( Qesh) Tekstet e këngëve të mia, gjithmonë kanë pjesë të jetës sime. “Lali” është një shprehje që ne shqiptarët e përdorim shpesh për të treguar afrimitet, është ai që ti ke për zemër. Një mashkull që e do, merre, edhe pse femrat mund të xhelozojnë. Bëj të pamundurën ta bësh për vete, por edhe më shumë për ta mbajtur. Tregoji se ti je “lali”. (Qesh)

- Do të na e thuash “kush o lali” tani? - Ah, lali lali... Mister. - Nga fotot e bëra në prapaskenë, u hamendësua për një lidhje mes teje dhe njërit prej pjesëtarëve të Cha cha Darabuka Band...

- Djemtë i kam miq shumë të mirë. Pastaj, unë jam shumë e rreptë në punë dhe, punën e qejfin jam mësuar të mos i përziej asnjëherë.

- Në këngë ka edhe nuanca të muzikës tallava. Edhe këngëtarë të tjerë po e bëjnë këtë... Mund të themi që tallavaja është kthyer në modë?

- Tallavaja është tepër në modë. Shqiptarët vdesin të kërcejnë edhe të dridhen pak.

- Kush ka marrë më shumë zhvillim këto kohë, kënga popullore apo ajo moderne?

- Popullorja nuk vdes kurrë.

- Po të vendosje të bëje një ndryshim të madh në jetën tënde, cili do të ishte ai?

- Të flija një çikë natën, jo vetëm ditën. Jam gogol i natës! - Gabon shpesh? - Gaboj shpesh dhe vetëm. (Buzëqesh)

- Më mirë të të kapin duke përgjuar pas derës apo duke bërë thashetheme?

- Nuk kam përgjuar asnjëherë pas dere. (Qesh)

- Do të hiqje dorë më lehtë nga një dashuri e pamundur apo nga një muzikë e keqe?

- Nuk ka muzikë të keqe; nëse është muzikë është muzikë dhe kaq. Nga dashuria e pamundur, një ditë do hiqet dorë, sido që të jetë puna.

- Për çfarë nuk do të këndoje asnjëherë?

- Artisti duhet të jetë i hapur t’i këndojë të gjitha.

- Vera, çfarë ndjesish të shkakton?

- Më jep energji dhe motivim për jetën.

- Fatin e ke kërkuar apo të ka ardhur vetë?

Fati merret, nuk kërkohet. Çfarë kam dashur, deri sot, e kam marrë.

- Për çfarë vazhdon të ëndërrosh ende?

- Nuk ëndërroj, jam realiste. Vetëm do të vazhdoj të eci me muzikën shkallë pas shkalle më lart, edhe pse e lashë për dy vjet.

- Kënga për të cilën bën më shumë autokritikë?

- “Çuna si ti, Durrësi ka

-

plot” me Vagabondin sepse ka qenë hiti im i parë dhe nuk arrita t’i bëja klipin. I duhet bërë një remiks, më duket i ka ardhur koha.

- Deri ku do të shkonte modernizmi yt?

- Deri aty ku nuk do të lëndoja veten edhe familjen time.

- Më tepër bën apo merr ftesa?

- Më tepër më bëjnë ftesa, sepse ata që më njohin e dinë që më ngel hatri nëse s’më ftojnë, edhe kur e dinë që nuk mund të shkoj.

- Nëse do të bëje bamirësi, për çfarë do t’i dhuroje paratë?

- Për fëmijët jetimë dhe gratë e dhunuara.

- Cila është cilësia më e mirë që kanë shqiptarët?

- Patriotizmi dhe mikëpritja. Jemi njerëz të dashur dhe kjo vërtet na bën krenarë. - Kur i thyen rregullat? - Nga mëngjesi deri në darkë. Rregullat janë bërë për t’u thyer.

- Cila është vepra më e bukur e dashurisë që ke lexuar?

- “The notebook” (Blloku i shënimeve).

- Kë quan ti “mashkulli i duhur”?

- Atë që është misterioz, enigmatik dhe ka komunikim të ëmbël.

- Cila është gjëja që të bën më shumë përshtypje në takimin e parë me një mashkull? - Sytë edhe buzëqeshja. - Çfarë të zhgënjen a trishton më shumë në një marrëdhënie?

- Gënjeshtra. E kam vëllain më të madh se veten edhe jam rritur me të e me shoqërinë e tij. E di se si mendojnë meshkujt.

- Të bezdisin vështrimet e meshkujve kur je në vende publike?

- Po të më bezdisnin nuk do të bëhesha këngëtare, por murgeshë. (Qesh)

- Gjithçka që do të vijë më pas, do të jetë e papritur edhe për ty apo ke ide, plane, në mendje që presin për t’u realizuar?

- Unë kam plane, qëllime edhe arritje. Shkruaj çdo lëvizje dhe detaj. Klipi i radhës do të jetë në Nju Jork.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.