Egzon Pireci: Kujt i them “Amor mio”... Një ditë me Egzonin...

Intervista - - MUZIKE -

(Vijon nga faqja 3)

- Është më bukur kur e sheh materialin tënd muzikor të kënduar nga një këngëtar tjetër, apo kënga jote fle më mirë te zëri yt?

- Unë kam shkruar dhe kam kompozuar shumë këngë për këngëtarë të njohur të skenës sonë, por edhe për këngëtarë të rinj. Normale që për mua më emocionuese është kur ia jap shpirtin dhe emocionin tim këngës, por edhe kur këngët që kam shkruar vetë, i dëgjoj të këndohen nga këngëtarë të tjerë, ndjenja është mjaft e bukur.

- Ke provuar të shkruash këngë të muzikës popullore?

- Po. Kam shkruar këngë për këngëtarë të ndryshëm, emra të mëdhenj të muzikës popullore dhe këto këngë janë pritur shumë mirë nga dëgjuesit.

- Ti, në cilin zhanër muzikor e ndien veten më mirë?

- Unë i këndoj të gjitha rrymat, mund të përshtatem në secilin stil muzikor, por veten e gjej më mirë në rrymën popdance dhe pop-folk.

- Ku mendon se je më i suksesshëm, në Shqipëri apo në Kosovë?

- Ne Kosovë më njohin me këngët e mia dhe me muzikën që pothuajse çdo fundjavë e këndoj live në klubet më të njohura, ndërsa në Shqipëri më së shumti më njohin nga “The Voice”, por edhe nga dueti që pata realizuar një vit më parë me këngëtaren Rozana Radi. Kënga ‘’Forever’’ është dëgjuar dhe vazhdon të dëgjohet si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. Është një këngë shumë e veçantë për mua, tekstin e së cilës e kam shkruar vetë bashkë me vijën melodike, ndërsa muzikën e ka realizuar Kushtrim Hajrullahu.

- Më shumë famë mendon se merr me duetet apo si solist?

- Karrierën time e fillova si solist në vitin 2010 duke realizuar videoklipin tim të parë me titullin “Ndieje” ku jam prezantuar me emrin tim artistik në atë kohë, me këngë të realizuar nga këngëtari dhe producenti i njohur Hekuran Krasnqi, më pas videoklipin e dytë me titull ‘’Dita e diel’’të cilat gjenden ende në Youtube. Më pas do të vinin pjesëmarrjet në Top Fest 8, Top Fest 9, Top Fest 10, për ta finalizuar me talent shoun “The Voice of Albania 2”. Përveç duetit me këngëtaren Rozana Radi, në publikun shqipëtar më së shumti jam paraqitur si solist dhe jam shumë i lumtur për këtë fakt.

- Pse dikur përdorje emrin artistik Xoni?

- Vetëm në katër projektet e mia të para mbajta emrin artistik Xoni. Nuk vazhdova më me këtë emër se ndërsa rritesha, ky pseudonim më dukej shumë fëmijëror. Pas prezantimit tim në “The Voice” vendosa të mbaja emrin tim të plotë, Egzon Pireci dhe ndihem shumë mirë për këtë.

- Fanset e tua të vlerësojnë për vokalin apo për bukurinë?

- Normalisht, mendoj se më vlerësojnë zërin, por dhe gjërat e tjera janë një gërshetim që të çon drejt pranimit në një mënyrë më të lehtë nga publiku. I jam mirënjohës Zotit për të gjitha dhuntitë që më ka falur.

- Cila është kënga më e bukur nga repertori yt?

- Balada “Pse të doja”, këngë me të cilën jam paraqitur në Top Fest 10 dhe “Triumf” me të cilën u prezantova në Festivalin e 54t të këngës në RTSH.

- Muzikën e konsideron pasion apo profesion?

- Momentalisht, jetoj me këngën. Në momentin që fiton nga një punë e caktuar, atëherë detyrimisht ajo shndërohet në profesion. Unë kam mbaruar Fakultetin Juridik në universitetin publik “Hasan Prishtina” në Prishtinë, por për momentin kohën dhe energjinë time maksimale e kam fokusuar në muzikë.

- Do të të shohim sërish në skenat e festivaleve?

- Mendoj se do të jem këtë vit pjesë e festivalit Kënga Magjike, për të dytën herë. Jam më i motivuar, tani që aty do të këndohet live.

- Plane apo projekte të tjera?

- Kam shumë plane së fundmi. Kam punuar një këngë ritmike, me tekst dhe vijë melo-

- Si nis një ditë e zakonshme për ty?

- Një ditë e imja e zakonshme nis rreth orës 10.00 të mëngjesit. E filloj ditën e re me punët që kam për të përfunduar, me takimet që kam me bashkëpunëtorët dhe më pas shkoj në studio për të punuar për krijimtarinë artistike.

- Hap sytë dhe pranë teje ndodhet... - Varet... ( Qesh) - Në mëngjes dike nga unë, ndërsa orkestrimi është i Jeton Berishës. Gjithashtu, kam përfunduar edhe një këngë të kompozitorit të njohur Virus, por po pres vetëm kohën e duhur për publikimin e këtyre projekteve në tregun muzikor. Ndoshta mund të kem edhe një duet të ri, por asgjë nuk ka përfunduar ende, jemi në bisedime.

- Do të doje të falënderoje dikë?

- Falënderoj Jeton Berishën, një muzikant dhe kompozitor shumë i njohur në Kosovë, i cili ka merita të mëdha në realizimin e albumit tim me këngët popullore, por ka brë edhe orkestrimin e një kënge të re me ritme verore që pritet të dalë së shpejti. konsumon gjithmonë?

- Ujë me limon, si edhe një lugë mjaltë. Këtë ma kanë rekomanduar trajnerët e mi të fitnesit dhe mendoj se është shumë e shëndetshme.

- Aksesori që nuk harron ta marrësh me vete...

- Rruazat e dorës dhe orën time. - Dreka të gjen në… - Në studio. - Gatimi i preferuar? - Nuk kam ndonjë specialitet të preferuar, por në përgjithësi nuk bëj naze në ushqim.

- Ushqimi të shijon më shumë me miq të mirë, apo vetëm?

- Definitivisht, me miq dhe vetëm me miq.

- Fjala që përdor më shpesh? - Zemër. (Qesh) - Pasditja të gjen në… - Në studio, por edhe në ndonjë takim.

- Mbrëmja bëhet edhe më e bukur me…

- Me mbylljen e punëve të mira dhe të suksesshme gjatë ditës.

- Nuk mbyll sytë pa thënë...

- Nuk mund t’i mbyll sytë pa u lutur. Unë jam besimtar musliman dhe falënderoj çdo ditë Zotin për të gjitha të mirat që më ka dhënë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.