“Sarasvatiçandra” Sarasi lë Kumudin. Ajo martohet me Pramadin

Intervista - - TELENOVELA -

Sarasi i tregon Sanit se çfarë ka ndodhur. Ky i fundit i kërkon që të flasë patjetër me Kumudin, pasi Dani i ka treguar që është shumë e shqetësuar ngaqë nuk po lidhet dot me të. Në shtëpinë e Kumudit vazhdojnë përgatitjet e dasmës, ndërkohë që Sarasi i telefonon Kumudit. Ai i thotë asaj se ata nuk mund të martohen dhe se dasma e tyre anulohet. Me gjithë shokun dhe këmbënguljen e Kumudit, Sarasi tashmë e ka marrë vendimin i vetëm...

Kumudi vendos të martohet me Pramadin

Gumani i telefonon Danit dhe i thotë se i ka prerë biletat për t’u nisur për Londër sa më shpejt, pasi, sipas saj, Sarasi do ta shtyjë martesën për shkak të punës. Pavarësisht gjendjes së saj, Kumudi është e detyruar t’i tregojë familjes se dasma nuk do të bëhet. Të gjithë shokohen nga ky lajm dhe Vidia thotë se në fillim Sarasi duhet të përballet me të, por Kumudi ia bën të qartë se kjo nuk ka për të ndodhur kurrë dhe se ishte faji i saj që i besoi atij. Sani përpiqet ta bëjë Sarasin të kuptojë se çfarë ka bërë, por më kot. Vidia i telefonon Laksminandanit për t’i kërkuar llogari, por ai i thotë se nuk është në dijeni të asgjëje, sepse Sarasi ka ikur nga shtëpia dhe se ai nuk është më djali i tij. Gumani lumturohet që e arriti qëllimin e saj. Sani i thotë Sarasit se ai po sillet si babai i tij, po e tradhton Kumudin dhe se kjo e fundit mund të bëjë vetëvrasje si e ëma... Sarasi shokohet dhe vetëm atëhere e kupton gabimin që ka bërë.

Kumudi betohet se nuk do të qajë më për Sarasin, sepse ai nuk e meriton dashurinë e saj. Vidia merr vendimin ta martojë të bijën pikërisht në ditën që ishte caktuar dasma e saj, në mënyrë që Sarasi dhe Laksminandani të kuptojnë vlerat e saj. Dogba i kërkon të mos marrë vendime të nxituara, por brenda futet Kumudi e cila thotë se do të martohet aty ku do të vendosë i ati dhe se do të ikë nga ajo shtëpi në ditën e caktuar që më parë. Sarasi, i penduar, vendos të kthehet në Indi, por nuk lidhet dot me Kumudin në telefon. Dugba përpiqet ta bindë Kumudin se nuk mund të bëjë kompromise me ndjenjat e saj, por ajo tregohet e vendosur. Kumudi djeg gjithçka që i kuj- ton Sarasin.

Sarasi kthehet, por nuk e ndal dot dasmën e Kumudit

Sarasi mbërrin në Ratnagiri për t’i kërkuar të falur Kumudit e familjes së saj dhe për ta marrë atë me vete. Kumudi nuk pranon të shohë as foton e burrit të saj të ardhshëm dhe thotë se fati i saj është caktuar. I ati i thotë se nuk ka pse ta bëjë këtë për të dhe se, nëse ajo do, ai do të flasë sërish me babain e Sarasit, por Kumudi nuk pranon. Ajo i thotë se ëndrra e vetme që ka, është t’i bëjë prindërit e saj të lumtur. Kumudi merr me vete vetëm copën e bardhë që i pati dhënë Sarasi, në mënyrë që sa herë ta shohë, ta urrejë. Kumudi vazhdon me ceremoninë e dasmës. Ndërsa i afrohet shtëpisë së Kumudit, një burrë i thotë Sarasit se Kumudi po martohet në një familje shumë të pasur. Sarasi vrapon për ta ndaluar ceremoninë. Kumudi ndien diçka. Sarasi shokohet ndërsa sheh në portën e shtëpisë emrat e Kumudit dhe të Pramadit. Umeshi me shokët e tij nuk e lënë të futet brenda, e rrahin keq dhe ikin, duke e lënë pa ndjenja. Ndërsa bën ritet, Kumudi ndalet sepse ndien afër praninë e Sarasit. Babai i Kumarit bashkë me Umeshin e heqin prej aty trupin e Sarasit dhe atij i bie pajali i së ëmës. Kur del nuse nga shtëpia, Kumudi gjen pajalin dhe e kupton se Sarasi ka qenë aty. Ajo ikën bashkë me familijen e saj të re, e mbytur në lot. Ndërkohë, Sarasi zvarritet deri në rrugë dhe nis të thërrasë ndërsa kalojnë makinat e dasmës...

E vetmja që e sheh Sarasin, është motra e dhëndrrit, Palaku, e cila i kërkon shoferit të ndalojë dhe ta marrin me vete këtë njeri të plagosur.

Pramadi terrorizon Kumudin

Kumudi futet në shtëpinë e re e bashkë me të edhe Sarasi, i cili dërgohet në dhomën e miqve, por asnjëri prej tyre nuk është në dijeni të këtij fakti. Mjekët thonë se Sarasi nuk është në gjendje kritike, por duhet të pushojë ende. Kumudi pret dhëndrrin, i cili vjen në orën dy të natës, i dehur. Ai e merr Kumudin në makinë dhe e çon në pyll, ku i thotë se është martuar pa dëshirë me të, me urdhër të të atit, ndaj ajo është nusja e të atit dhe jo bashkëshortja e tij. Ai i thotë se për të është thjesht një mobilje pa vlerë, që ai nuk do ta prekë kurrë dhe që duhet ta mbajë gojën gjithmonë të mbyllur.

Natën e parë të martesës, Kumudi fle në dysheme. Të nesërmen vjehrra e prezanton me një punonjëse, Kanikën, e cila deri më tani është kujdesur për Pramadin. Vjehrra e pyet nëse u soll mirë i biri. Ajo i thotë se ai e ka gojën të hidhur, por zemrën e mirë dhe i kërkon Kumudit ta ndihmojë Pramadin të bëhet njeri. Kumudi mëson se në shtëpi ndodhet një njeri i plagosur që e kanë gjetur në rrugë. Sarasi përmendet dhe kërkon të ikë, por motra e Pramadit nuk e lejon. Kanika nis të bëjë çaj për Pramadin dhe i thotë Kumudit se do të kujdeset ajo për të, sepse e njeh më mirë se ajo. Kumudi gatuan për të plagosurin dhe ia çon në dhomë, ndërkohë që ai fle. Ajo ndien diçka ndërsa i mbulon këmbën, ndaj përpiqet më kot ta shohë në fytyrë, pasi ai është i mbuluar.

Kumudi e gjen Pramadin me Kanikën

Kur shkon në dhomën e saj, Kumudi e gjen Kanikën duke i ushqyer çajin Pramadit, në një pozicion shumë intim. Kumudi i kërkon asaj të ikë, por Pramadi thotë se ajo nuk do të ikë derisa ai të mbarojë çajin. Kanika ikën duke buzëqeshur. Gunijali dhe Nëna e madhe i telefonojnë Kumudit, e cila i gënjen duke u thënë se Pramadi kujdeset shumë për të. Pramadi i kërkon Kumudit t’u tregojë të vërtetën, por ajo i thotë se nuk ka ardhur deri aty për t’u kthyer mbrapsht, në shtëpinë e saj. Pramadi, i zemëruar, thyen filxhanin e çajit, duke e frikësuar edhe një herë tjetër me egërsinë e tij. Budidani po shikon disa projekte me Palakun e dhëndrrin e tij, kur vjen Sarasi dhe bën ndërhyrjet e tij me vend, duke i habitur të gjithë me aftësitë e tij. Ai prezantohet si Naven Çandra dhe i falënderon që janë kujdesur për të. Ai dhe Kumudi, ende nuk e dinë se po jetojnë në të njëjtën shtëpi.

Budidani e pyet Sarasin nëse e pret ndokush. Ai i thotë se jo dhe se ka nevojë për një punë e për një motiv për të jetuar. Budidani i propozon që të qëndrojë në shtëpinë e tyre dhe të punojë me ta. Kumudi e gjen sërish Kanikën me Pramadin, i cili i thotë të ikë. Ajo ia bën të qartë se nuk do të ikë askund, pasi këtu është në shtëpinë e saj dhe e urdhëron Kanikën të shkojë të bëjë punët, duke e acaruar atë.

Sarasi i shpëton jetën Kumudit

Sarasi pranon të qëndrojë aty dhe të punojë me Budidanin. Palaku tallet me bashkëshortin e saj dhe me idetë e tij për punën. Babai i Pramadit e fton Sarasin në ceremoninë që do të bëjnë për nder të nuses së tyre, që Sarasi nuk e di ende se është pikërisht Kumudi. Sarasi dhe Kumudi përballen të hutuar në ceremoni dhe mbeten pa fjalë kur shohin njëri-tjetrin. Që të dy nisin të qajnë me dhimbje... Disa kriminelë, që kanë ardhur në ceremoni, hedhin një shtyllë pas Kumudit. Sarasi, që e shikon skenën, vrapon dhe e mbron Kumudin me trupin e tij. Mamaja e Pramadit i tregon këtij se Navini mbrojti gruan e tij. Pramadi thotë se nuk i intereson shumë. Palaku e prezanton Kumudin me Navinin, që tashmë është këshilltari politik i të atit. Kumudi habitet kur dëgjon ta thërrasin Sarasin me emër tjetër. Pramadi, i qortuar nga e ëma për indiferencën që po tregon, bëhet gati t’i japë para Sarasit për atë që bëri, duke i habitur të gjithë me sjelljen e tij fyese. I ati i flet rëndë. Nëna e madhe zgjohet nga gjumi duke thirrur emrin e Kumudit. Ajo i lutet Zotit që Kumu- di të jetë mirë dhe nis të qajë. Kumudi është e lumtur që Sarasi është kthyer për të, por kujtohet se tashmë është e martuar dhe nuk mund të bëjë asnjë hap drejt tij. Pramadi kthehet në dhomë i dehur dhe nis t’i bërtasë Kumudit, se ajo u bë shkak që i ati e shau në sy të të gjithëve. Ai e nxjerr me dhunë jashtë.

Kanika përpiqet të joshë Sarasin

Sani shqetësohet se ku mund të jetë Sarasi dhe shkon ta kërkojë te Vidia. Ai u tregon atyre gjithçka në lidhje me Sarasin dhe me faktin që ai ishte nisur për t’i kërkuar të falur Kumudit dhe për ta marrë atë me vete. Të gjithë shokohen nga kjo, por Dogba i këshillon të mos i tregojnë Kumudit, e cila tashmë ka nisur një jetë të re.

Sarasi përpiqet të flasë me Kumudin, por ajo e ndalon dhe i thotë se nusja e familjes nuk mund të flasë me njerëz të huaj. Kanika përpiqet të joshë Sarasin, por kur nuk ia arrin, e kërcënon atë se mund ta përzërë kur të dojë nga shtëpia. Në këtë moment vjen Kumudi, e cila ia bën të qartë se cili është vendi i saj dhe e përzë nga dhoma. Sarasi i kërkon të sqarohen, por ajo ikën, ndërkohë që Kanika po i përgjon. Budidani është i shqetësuar për dhimbjen që e mundon Sarasin dhe flet për këtë me të bijën. Ai i thotë Sarasit se tani që shpëtoi edhe Kumudin, i beson tërësisht dhe se, në mungesë të tij, Sarasi duhet të qëndrojë aty dhe të kujdeset për familjen e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.