Misteri që u veshin burrat... menstruacioneve

Intervista - - INTIMITET -

Cikli menstrual, periudha e ovulimit, tamponët... Këto fenomene tipike femërore janë të panjohura për burrat. Kjo i shtyn ata t’i bëjnë vetes shumë pyetje, të cilave e kanë të vështirë, ose të pamundur t’u përgjigjen.

Burrat dhe gratë janë të barabartë... me përjashtim të disa detajeve të vogla. Një nga këto është edhe trokitja e nënës natyrë çdo muaj në “portën” e grave. Për shkak të kësaj, dy pjesët përbërëse të njerëzimit e kanë të vështirë të kuptohen nganjëherë mes tyre. Le të themi të vërtetën, edhe ne gratë nganjëherë e kemi të vështirë të kuptojmë disa fenomene të menstruacioneve... Në fund, le të mos harrojmë se burrat vijnë nga Marsi dhe gratë, nga Afërdita!

Pyetjet për momentin e ardhjes së menstruacioneve

Ka një moment kur nëna natyrë ju drejtohet: “Është momenti i menstruacioneve dhe ti nuk mund të bësh asgjë për ta ndaluar”. Burrat nuk e dinë se çfarë tregon në të vërtetë fluksi menstrual. Është i menjëhershëm, ose ndodh ngadalë. Si? Sa? Shumë djem imagjinojnë mbase se femrat humbasin litra me gjak... ndërkohë që, në realitet, çështja nuk është kaq impresionuese!

Pyetjet për dhimbjet e barkut

Është e ndryshme dhimbja e menstruacioneve nga ajo e stomakut? Burrat pyesin nëse mund të keni dhimbje në të dyja vendet njëkohësisht. Është e vështirë për ta të imagjinojnë ndjesinë e menstruacioneve të dhimbshme.

Pyetjet për tamponin

Si jeni të sigurta se keni zgjedhur tamponin e duhur? Ka aq shumë zgjedhje tamponësh: Të vegjël, të mëdhenj, me aplikues, pa të, të mbështjellë me një vel. Një burrë mendon se për të vërë një tampon nevojitet shumë stërvitje... Është e vërtetë se ka shumë gjëra që duhen ditur për tamponët, ama për ta vënë, duhet thjesht t’ia marrësh dorën...

Pyetjet për kupën menstruale (të cilat i bëjnë edhe gratë që nuk e kanë përdorur ende atë)

Çfarë janë kupat menstru- ale? Si vihen ato, që duket sikur sfidojnë ligjet e gravitetit? Për të sqaruar pak këtu edhe gratë që kanë dëgjuar për këtë kupë, po nuk e kanë përdorur, bëhet fjalë për një lloj kupe silikoni me një bisht në fund, që futet në vaginë dhe mbështetet te qafa e mitrës. Ajo shërben për të mbledhur gjakun e menstruacioneve dhe duhet hequr çdo 4-12 orë, në varësi të sasisë së periodave. Kur mbushet, ajo tërhiqet nga bishti dhe derdhet, lahet dhe rivihet. Pasi mbarojnë periodat, sterilizohet me ujë të nxehtë. Një kupë e tillë ka një jetëgjatësi prej 510 vjetësh dhe nëse vihet siç duhet, nuk duhet të ketë rrjedhje gjaku.

Pyetjet për fundin e menstruacioneve

Si e kuptoni kur kanë mbaruar? Kjo është pak e vërtetë... si ta marrësh vesh se kanë mbaruar një herë e mirë për këtë muaj? Nganjëherë kur mendon se kanë mbaruar, ke surpriza të pakëndshme... Kjo është thjesht një çështje zakoni; çdo grua mëson ta njohë ciklin e saj menstrual.

Pyetjet mbi ndjesinë e tamponit

A ndjeni sikur diçka ju bezdis aty brenda? Nuk ju bezdis bishti prej pambuku? Në realitet, nëse ju ndjeni diçka, atëherë nuk e keni vënë si duhet, pasi tamponi nuk duhet të shkaktojë dhimbje dhe bezdi. Kur e merrni vesh se duhet të ndërrohet tamponi? Ndieni diçka brenda që ju paralajmëron për këtë? Ja pyetjet që bëjnë burrat dhe që, mund të stimulojnë progresin e shkencës: Pse të mos mendohet një tampon inteligjent? Pranojeni që do të ishte e dobishme të kishim një llambushkë të vockël që ndizej diku për të na paralajmëruar për ndërrimin e tamponit dhe që do të na e thjeshtëzonte jetën...

Pyetjet për bashkëpunimin mes grave

Ka ndonjë sinjal sekret kur një grua kërkon falje për të shkuar në banjo sepse do të bëjë një kontroll, meqë është me menstruacione? A shkëmbeni mes jush shikime kuptimplota? Në fakt është thjesht një fenomen normal (me përjashtim të menstruacioneve të para, kur kjo ngjan me një çështje për jetë a vdekje!).

Pyetjet mbi njollat e gjakut në veshje

Njollat e gjakut dalin gjithmonë mbi rroba? Burrat mendojnë se ne, gjatë periodave veshim vetëm gjëra të vjetra, që të mos dëmtohen nga menstruacionet, bile edhe mbathje të vjetra. Është e vërtetë, gratë gjithmonë kanë frikë se ndodh diçka e tillë, për këtë arsye rrallë ndonjëra guxon të veshë pantallona të bardha kur ka periodat, ama jo se do t‘u prishen rrobat, por se do të ndiheshin në siklet po të ndodhte diçka e tillë.

Pyetjet mbi përfitimin nga kjo situatë

Sa herë bëni sikur keni dhimbje barku për shkak të menstruacioneve që të shpëtoni nga ndonjë situatë e pakëndshme, si, për të mos bërë fizkulturë në shkollë, ose për të evituar marrëdhëniet seksuale kur nuk keni dëshirë? Në fakt, kjo është një alibi e përkryer. Në këto raste, asnjë djalë nuk do të guxojë t’ju kundërshtojë apo të këmbëngulë.

Pyetjet mbi sindromën paramenstruale (SPM)

Për djemtë, kjo sindromë tipike femërore është shumë e paqartë dhe ndryshon nga njëra grua te tjetra. Disa burra kanë krijuar teoremën e vet: Kur një grua fillon të ankohet para ardhjes së menstruacioneve, më mirë t’i nënshtrohesh fatit. Një tipar karakteri tipik të SPM-së, që burrat kanë vënë re: Zemërimin te partneret e tyre. E pamundur t’u mbash inat, fajin e kanë menstruacionet. Epo, na duhet një ngushëllim i vogël në këto raste...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.