Cilësitë e preferuara të burrave dhe të grave në vitin 1939 dhe sot

Intervista - - INTIMITET -

Bukuria? Dëlirësia? Feja? Që prej vitit 1939 e deri më sot, kriteret për të zgjedhur shokun/shoqen e jetës kanë evoluar. Shkencëtarët i kanë studiuar dhe kanë zbuluar klasifikimin e cilësive më të kërkuara në 2008-ën. Me qëllim që të studionin evolucionin e kritereve të përzgjedhjes së burrave dhe grave në kërkim të një partneri, në vitin 1939 dhe 2008, tre studiues kanë përzgjedhur 18 tipare personaliteti: Bukurinë, shëndetin, të qenit i shoqërueshëm, edukimin, aftësinë në gatim, etj. Nuk është çudi që në vitin 2008, dëlirësia (ose virgjëria) është shumë më pak e rëndësishme se dikur.

Ky studim, i publikuar në Gazetën e Problemeve Familjare në vitin 2013, është ripërdorur nga Maks Rozer, ekonomist, që ka ilustruar të dhënat në formë grafiku. Në vitin 2008, burrat dhe gratë bien dakord mbi faktin se kriteri më i rëndësishëm është dëshira dhe dashuria, ndërkohë që nuk ka qenë kështu në vitin 1939. Në atë epokë, burrat privilegjonin stabilitetin dhe pjekurinë te gratë, ndërsa për ato, cilësia më e rëndësishme e burrave ishte besueshmëria.

Globalisht, nga ana e të dyja sekseve, shumë kritere janë ngritur në klasifikim: Edukimi, perspektivat e së ardhmes profesionale, bukuria, shoqërueshmëria dhe opinionet e ngjashme politike. Në vitin 2008, për gratë, stabiliteti, pjekuria, edukimi dhe shëndeti janë kriteret më të preferuara. Për burrat, ambicia e partneres nuk bën më pjesë në 3 cilësitë më të kërkuara dhe ata preferojnë stabilitetin. E njëjta gjë edhe për shëndetin; ata preferojnë një partnere që merret me punët e shtëpisë dhe me fëmijët, sesa një partnere në formë.

Konkluzioni: për t’i pëlqyer një burri sot, duhet të jesh e dëshirueshme, të ndihesh mirë në vetvete, e pjekur, shtëpiake e mirë dhe e shoqërueshme. Bukuria është renditur vetëm në pozicionin e 18-të sipas meshkujve. Sinqeritet apo mashtrim?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.