Mos i hidhni bërthamat e qershive

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Në këtë stinë, qershitë i gjejmë kudo. Megjithëse mund të jenë pak të shtrenjta, ia vlen t’i blesh, sepse kanë plot vitaminë C dhe A, por edhe një koktejl të vërtetë substancash antioksiduese. Me afro 120 gramë qershi mbulohet 20% e nevojave tona për vitaminë C, më e çmuara për sistemin tonë imunitar dhe 25% për vitaminë A, që mbron lëkurën dhe sytë, ndërkohë që këto dy vitamina kanë edhe veti antioksiduese.

Ruajini bërthamat e qershive

Bërthamat e qershive kanë flavonoide e kripëra kaliumi dhe përdoren në mjekësinë alternative për largimin e helmeve nga trupi. Lajini mirë bërthamat e qershive (mundësisht biologjike), grijini në blender dhe hidhini në ujë të ftohtë. Llogarisni afro 15 gramë bërthama për gjysëm litri ujë. Lëreni të ziejnë për afro 30 minuta dhe pijeni lëngun mëngjes dhe darkë, në mes të vakteve. Ky ujë ka veti diuretike, ndërsa substancat që ai përmban pastrojnë gjakun dhe largojnë helmet nga trupi. Është edhe një zëvendësues i përkryer ilaçi nëse vuani nga infeksionet e rrugëve urinare.

Por vitaminat C dhe A nuk janë të vetmit antioksidantë që përmbajnë qershitë. Antocianinat që i japin ngjyrën e kuqe të thellë, pengojnë sintezën e enzimave që shkaktojnë inflamacionet në trup dhe luftojnë dhimbjet e muskujve dhe të kyçeve. Ato gjithashtu luftojnë radikalet e lira dhe pengojnë shfaqjen e kancereve (ndërmjet të tjerave, edhe atij të zorrës së trashë) dhe sëmundjet e zemrës, duke rregulluar nivelet e kolesterolit. Përveç vitaminave dhe antioksidantëve, qershitë janë edhe një burim i mirë i kripërave minerale, si i kalciumit dhe fosforit, që sigurojnë një shëndet të mirë. Ato përmbajnë gjithashtu magnez, i cili siguron një funksionim të mirë të sistemit imunitar dhe lufton lodhjen. Në sasi të vogël, ato përmbajnë edhe hekur, bakër dhe zink. Nga gjysma e kavërdisjes shtoni një thelb hudhër të grirë. Në këtë kohë, vini brumin në një tepsi të cekët për tarta, shpojeni me pirun dhe piqeni në furrë për 10 minuta. Në fund të kavërdisjes së kërpudhave shtoni erëzat, kripën e piperin dhe përziejini. Hidhini një lugë miell, pastaj panën e cila do të trashet dhe hiqeni nga zjarri. Hidheni këtë përzierje mbi brumin, mbi të djathin kaçkavall të grirë dhe futeni në furrë për 2025 minuta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.