Djathi krijon varësi si drogat e fuqishme

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Djathi ka një substancë kimike të cilën e kanë edhe drogat e fuqishme, thonë shkencëtarët. Ekipi shkencor që bëri këtë studim, po përpiqej të zbulonte pse disa ushqime krijojnë më shumë varësi se të tjerat. Duke përdorur shkallën e varësisë ndaj ushqimeve Yale, të krijuar për të parë varësinë e njeriut, shkencëtarët zbuluan se djathi krijon varësi të fortë sepse përmban kazeinë. Kjo substancë, që është e pranishme në të gjitha bylmetrat, mund të “eksitojë” disa receptorë të trurit, që janë të lidhur me varësinë. Autorët e studimit zbuluan gjithashtu se edhe ushqimet e përpunuara e krijonin këtë varësi dhe në krye qëndronin ato që përmbanin djathë.

Studiuesit u kërkuan 120 studentëve t’u përgjigjeshin disa pyetjeve dhe të zgjidhnin mes 35 llojeve të ndryshme të ushqimeve. Në një fazë të dytë të studimit morën pjesë 384 njerëz, të cilëve iu prezantuan të njëjtat ushqime, por me një radhë hierarkike. Studiuesit zbuluan se konsumimi i yndyrnave lidhet me të ushqyerin jo të shëndetshëm, pavarësisht nëse paraqiten simptomat e varësisë, apo jo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.