Çfarë dini për papilomavirusin (HPV)?

Intervista - - TEST -

1. Papilomavirusi është një sëmundje e rrallë që transmetohet seksualisht.

2. Pasi bën seks me një person të infektuar, ti mund të infektohesh: 3. E kupton se je infektuar me HPV kur ke:

a. Leze rrotull penisit ose skrotumit (lëkurës që mbështjell herdhet). b. Sekrecione vaginale. c. Mund të mos kesh simptoma. d. Të gjitha më sipër.

7. Sa për qind e rasteve të kancerit të qafës së mitrës në SHBA shkaktohen nga HPV-ja?

it. a. E vërtetë b. Gënjeshtër a. Brenda një jave. b. Brenda një muaji. c. Brenda një viti. d. Nuk ka rëndësi koha.

4. HPV-ja merret vetëm me seks vaginal.

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

5. Si mund ta mbrosh veten nga HPV-ja?

a. Duke përdorur prezervativ. b. Duke mos bërë seks. c. Duke bërë vaksinën kundër HPV-së. d. Të gjitha më sipër.

6. Ç’lloj kanceri shkakton HPV-ja?

a. Atë të qafës së mitrës. b. Atë të penisit. c. Kancerin oral. d. Të gjitha së bashku. a. 25% b. 50% c. 75% d. 99%

8. Lezet gjenitale janë shenjë e hershme e kancer-

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

9. Nëse ju keni HPV, por jo simptoma, nuk e shpërndani virusin.

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

10. Ju mund ta merrni HPV- në edhe nëse keni vetëm një partner.

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

11. Cili nga VIP-at e mëposhtëm thuhet se e mori kancerin e fytit nga raportet orale të pambrojtura?

a. Tom Kruiz b. Xhon Travolta c. Majkëll Dagllas

12. Ekziston një kurë për virusin HPV.

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

13. Sa kohë pas raportit seksual me një njeri të infektuar mund të zhvillohet kanceri?

a. Brenda 3-5 vjetëve. b. Brenda 5-10 vjetëve.

14. Ekziston një analizë për zbulimin e virusit edhe te burrat (analoge me paptestin): a. Po b. Jo

15. Kur duhet të fillojë të bëjë paptest një grua seksualisht aktive? a. Pas moshës 20 vjeçare. b. Pas moshës 30 vjeçare. c. Pas moshës 40 vjeçare.

1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Papilomavirusi (HPV) njerëzor është infeksioni më i shpeshtë që transmetohet seksualisht. Vetëm në SHBA, afro 20 milionë njerëz janë prekur prej tij dhe afro 6 milionë preken çdo vit. Ka më shumë se 100 lloje HPV-je dhe më shumë se 40 prej tyre mund të transmetohen nëpërmjet kontaktit seksual. Disa tipe HPV-je, sidomos HPV 16-ta dhe HPV 18-ta mund të shkaktojnë kancerin e qafës së mitrës, ndërsa të tjerët mund të shkaktojnë lezet gjenitale ose leze në pjesë të tjera të trupit, si në duar. HPV-ja mund të shkaktojë kancer edhe në penis, rektum dhe në fyt.

2. Përgjigjja e saktë është d-ja.

Nuk ka rëndësi sa kohë ka kaluar qëkur keni bërë seks me një person të infektuar me HPV; ju mund ta merrni atë edhe sikur të kenë kaluar vite nga kontakti i pambrojtur. Të paktën gjysma e burrave dhe e grave seksualisht aktivë e marrin virusin në një moment të jetës së tyre.

3. Përgjigjja e saktë është d-ja.

Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë kurrë se kanë HPV. Gjithashtu, mund të kesh një lloj HPV-je që shkakton leze të vogla, mishtore, me sipërfaqe si të lulelakrës, rrotull organeve gjenitale. Rrallë gratë me leze në qafën e mitrës, kanë edhe sekrecione. Lezet gjenitale mund të ngatërrohen me probleme të tjera të lëkurës që nuk transmetohen seksualisht. Lezet gjenitale nuk shkaktojnë kancer. Paptesti dhe testimi për HPV-në mund të përcaktojë nëse ju keni HPV dhe rrezikoheni për kancerin e qafës së mitrës.

4. Përgjigjja e saktë është b-ja.

HPV-ja shpërndahet me çdo lloj kontakti vaginal. Kjo do të thotë: seks vaginal, oral, anal, ose prekje e organeve gjenitale. HPV-ja mund të shpërndahet edhe nëpërmjet seksit mes dy personave homoseksualë. Në raste të rralla, një grua shtatzënë e sëmurë me HPV mund të infektojë beben gjatë lindjes. Kjo mund të shkaktojë leze në fytin e bebes, gjë që quhet papilomatosis e përsëritur e frymëmarrjes.

5. Përgjigjja e saktë është d-ja.

Prezervativët prej lateksi mund të ulin mundësitë për të marrë, ose përhapur HPV-në nëse i përdorni siç duhet gjatë çdo akti seksual, nga fillimi në fund, por HPV-ja mund të infektojë zona që nuk janë të mbuluara me prezervativ. Nëse ju ose partneri keni leze gjenitale, nuk duhet të bëni seks derisa t’i trajtoni, sepse virusi përhapet nga kontakti lëkurë me lëkurë. Gjithashtu, mund të mbroheni duke kufizuar numrin e partnerëve seksualë. Edhe vaksina mund të ndihmojë në parandalimin e disa llojeve të HPV-së që shkaktojnë kancerin e qafës së mitrës dhe lezet vaginale (vaksina rekomandohet te meshkujt dhe femrat e moshës 9-26 vjeçe).

6. Përgjigjja e saktë është d-ja.

Kanceri që shkaktohet më shpesh nga virusi HPV është ai i qafës së mitrës. Për këtë është e rëndësishme që gratë të bëjnë rregullisht papteste për të dalluar qeliza jonormale në qafën e mitrës. Vaksina HPV, nëse bëhet siç duhet, mund të parandalojë disa lloje HPV-je që shkaktojnë kancerin e qafës së mitrës, atë anal, të vulvës dhe të vaginës. Megjithatë, ajo nuk u bëhet grave shtatzëna. Lloje të tjera të virusit HPV mund të shkaktojnë kancere më pak të zakonshme, përfshi këtu atë oral, të penisit, apo të rektumit.

7. Përgjigjja e saktë është d-ja

Çdo vit, afro 12 mijë gra amerikane sëmuren nga kanceri i qafës së mitrës dhe pothuajse të gjitha rastet kanë lidhje me HPV-në. Përveç kancerit të qafës së mitrës, HPV-ja shkakton gjithashtu edhe 7000 raste kanceri te burrat. HPV-ja është gjithashtu shkaku kryesor i lezeve gjenitale. Afro 1 në 100 të rritur seksualisht aktivë kanë leze gjenitale në një moment të jetës së tyre.

8. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Lezet gjenitale nuk janë kanceroze. Llojet e HPV-së që shkaktojnë lezet gjenitale nuk shkaktojnë leze në pjesë të tjera të trupit, ose kancer. Te gratë, lezet gjenitale mund të shfaqen brenda dhe rrotull vaginës dhe anusit, në qafën e mitrës dhe rrotull vulvës. Te burrat ato shfaqen në penis, skrotum dhe anus. Ato mund të jenë të ngritura, ose jo, të vogla, ose të mëdha dhe mund të jenë të veçuara, ose në formë vilesh rrushi. Nëse ju keni leze, mund t’i hiqni, ose t’i lini pa trajtuar.

9. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Ju mund ta shpërndani HPV-në edhe nëse nuk keni simptoma. Shumica e njerëzve nuk kanë simptoma të infeksionit dhe mund t’ia kalojnë atë dikujt tjetër.

10. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Ju mund të ulni shanset për të marrë HPV duke qëndruar në një marrëdhënie monogame, por edhe njerëzit që kanë pasur vetëm një partner seksual gjatë gjithë jetës, përsëri mund të kenë HPV. E vetmja mënyrë e garantuar për të evituar HPV-në është të evitohet çdo lloj aktiviteti seksual.

11. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Në vitin 2010, Majkëll Dagllasi u diagnostikua në fillim me kancer të fytit dhe më pas të gjuhës të stadit të katërt (për të cilin mori trajtim dhe bëri seanca kimioterapie) nëpërmjet infektimit me virusin HPV gjatë kunilingusit. Për fat të mirë, ai tashmë është shëruar dhe vazhdon karrierën e tij, por duke bërë kontrolle të vazhdueshme.

12. Përgjigjja e saktë është b-ja

Për fat të keq, nuk ekziston ende një kurë për të luftuar virusin HPV. Tipet e HPV-së që shkaktojnë lezet gjenitale dhe kancerin e qafës së mitrës mund të kontrollohen, por jo të shërohen. Lezet mund të trajtohen duke i hequr, por heqja nuk e “shëron” pacientin. HPV-të që janë të rrezikshme dhe që njihen se shkaktojnë kancer të qafës së mitrës mund të dallohen dhe kontrollohen nëpërmjet një paptesti të thjeshtë te gratë.

13. Përgjigjja e saktë është c-ja

Zakonisht, një formë tumorale mund të zhvillohet 1030 vjet pasi je infektuar me virusin HPV, prandaj është e rëndësishme të bëni paptest, edhe pasi i keni ndërprerë marrëdhëniet seksuale.

14. Përgjigjja e saktë është b-ja

Për fat të keq, nuk ekziston asnjë analizë mjekësore për të diagnostikuar praninë e infeksionit me HPV te burrat, përveç diagnozës vizuale të lezeve gjenitale.

15. Përgjigjja e saktë është c-ja

Për gratë, bërja rregullisht e paptestit këshillohet të fillohet pas moshës 20 vjeçare për të dalluar qeliza të pazakonta në qafën e mitrës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.