Familja nuk më lejon ta lë burrin e dhunshëm

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Nisur nga videoja e asaj femrës që dhunonte fëmijën në kopësht, po ju bëj një pyetje: A nuk mendoni se ne jemi populli më i dhunshëm në Ballkan dhe me një mentalitet të menderosur? Dhe më e keqja është se nuk dimë si të mbrohemi. Mua për shembull më dhunon im shoq dhe nuk di si të dal nga kjo gjendje. Familja ime më thotë se është turp të divorcohem. Më dhunon sepse unë jetoj në provincë, nuk kam punë dhe jam e detyruar të rri sepse im shoq më thotë “s’ka kush të të mbajë sepse familja s’të merr”. Gjithçka këtu te ne bëhet për opinion, “mos atje, mos këtu, sepse kështu thotë filani, çfarë do të thotë bota”. Dikur familja ime nuk më lejonte të shkollohesha sepse duhej të ruaja dhentë në mal. Sot jam një grua e dëshpëruar dhe e dhunuar sa herë im shoq vjen i alkolizuar në shtëpi. Çfarë bëhet për ne? Ndonjëherë edhe familja e ka fajin se si të ka rritur, se si të ka edukuar. Po unë, si të veproj në këtë rast? Pastaj thonë se pse bëhen femrat prostituta... Unë jam gati ta bëj për fëmijët e mi dhe të shpëtoj nga ky burrë mizor. Ku të kërkoj ndihmë, kur është familja ajo e para që nuk më përkrah? Ato lek që do të japin për Kombëtaren tonë të futbollit kryeministri me shokë, më mirë t’i japin për ne të dhunuarit sepse as si pastruese nuk na gjejnë punë!

Ela Elion: - Njerëzit po dhunohen edhe në mes të qytetit, jo vetëm nëpër provinca, është çështje mentaliteti jo vendi se ku jeton. Shko te streha e grave të dhunuara, aty mund të të ndihmojnë ty dhe fëmijët e tu. ijë apo kukulla. E ke vetë në dorë, mos ia vër fajin medias. Edi.

- Mua rrjetet sociale më transmetojnë energji negative. Po juve që po lexoni këtë pyetje, çfarë ndjesie ju japin? Danjela.

- Me thënë të drejtën, unë e shikoj si

Më vjen keq për gjendjen në të cilën ndodheni dhe nuk jeni femra e vetëm në këto kushte, ka kudo kështu si ju. Keni të drejtë në çfarë shkruani, dhuna te ne është që nga rrënjët e familjes dhe shkon shumë më gjatë. Këto ditë kam parë në rrjetet sociale që përmendej “o Enver ku je?!”. Më kanë habitur, po nga ai e kemi peshqesh këtë lloj dhune, këtë lloj mentaliteti. Harruan njerëzit se çfarë ka bërë ai sistem te ne, populli shqiptar? Do të të sugjeroja të gjeje një rrugë dhe të ikje jashtë shtetit, nuk ke mënyrë tjetër. Në Shqipëri nuk do të të lënë rehat. Kërko azil politik në ndonjë shtet, në Francë për shembull, por më parë ama mblidh prova që ai ju rreh, me fotografi, me video, me ç’të mundesh, kuptohet në mënyrë të fshehtë, mbathja si turiste dhe më pas kërko azil politik. Do të të mbështesin, më beso. Të uroj fat. *** - Për rastin e fëmijës së dhunuar në kopësht, nuk gjej dot fjale ta përshkruaj këtë femër... Jemi të shokuar dhe të tmerruar në të njëjtën kohe. Duhet t’i mbrojmë fëmijët tanë dhe të largojmë nga poste të tilla “mostra” si kjo femër! Duhet bërë një investigim në të gjitha kopshtet dhe çerdhet e mundshme, se kushedi sa ka të tjera të tilla...

- O Zot, çfarë bëhet kështu? U tmerru i ziu fëmijë, çfarë torture. Kjo plehrë do burg, atje të kalbet. Aida Halili.

- O Zot, çfarë bëhet kështu? Mbani dorën tek engjëjt e vegjël, ata janë krenaria, e ardhmja jonë. Drita nga Gre- diçka që po e largon shoqërinë nga realiteti. Kishte lezet dikur dhe ishin akoma më të përpiktë. Ngaqë nuk kishim celularë apo internet linim takim dhe ishim fiks në orar. Dilnim në piknik, shëtitje, loznim. Sot është bërë çdo gjë elektronike, edhe dashuria haha. E tmerrshme, çfarë kohe ka ardhur. Armandi.

- Prisni prisni se nuk keni parë asgjë akoma, se sa lavire janë nga 4 anët, me flamur e me master. Shkreli Leandro

- Unë mendoj që nuk ka falje për këtë mostër dhe kushedi çfarë ka hequr ai fëmijë gjersa e kanë kuptuar prindërit, sepse djali kishte probleme psikike. Nuk ka falje për këtë ndyrësirë. Ana.

- Dhe kur del dhe shfajësohet, e tmerrshme! Duhet ta rrahim edhe ne e pastaj ta përqafojmë, ta shikojë si do të ndihet. Ajo do dënim maksimal. Jona.

- Ajo është një përbindësh. Uroj që dënimi i saj të jetë një shembull për gjithë këto raste të përsëritura.

- As vdekjen nuk ia uroj, por uroj të mos bëjë kurrë fëmijë. Ola.

- E hëngërt dheri ishalla, faljet e saj nuk pinë më ujë. Turp dhe ata që e mbrojnë. Deni. - E vraftë i madhi Zot! Aurora. - Dhe thonin që falet! Po ajo ka përdhosur edhe fenë tonë të pastër... Një fetare e denjë nuk dhunon, por e dënon dhunën. Lola.

- Jam një nënë që u tmerrova nga pamjet që pamë nga kjo femër e ulët. Prandaj duhet të marrë dënimin maksimal dhe një zhdëmtim monetar prindërve për dëmtimin psikologjik dhe për t’i ardhur në ndihmë fëmijës në psikolog apo mjekësi. Lola Konda. - Të isha unë prindi i atij fëmije, gurmazin do t’ia nxirrja. Rei Latifi.

- Njerku im është kurvar, më ka ngacmuar shoqen. A duhet t’i tregoj mamit tim për këtë gjë, apo jo? Ju, si do të vepronit? X

- Uroj t’i kesh treguar një herë e mirë, sepse ka kohë që e shikoj këtë pyetje. Ai duhet nxjerrë për zhelesh e jashtë dhe ti diskuton a t’i tregosh apo jo mamit. Jetoni.

- Pershendetje Oli. Po sikur ai babai i kësaj çupes t’i fliste çupes së tij e të mos e ndante nga burri, nuk do ishte me mire e te mbyllte brenda ate tjetren se ajo e ngaterroi shtepinë? Edhe ky burri yt, e dashur, bëri shumë gabim se duhet te bisedonte me ty. Edhe ti të betoheshe në çupën tende se s’do flisje më me te edhe të mos e prishje familjen se kanë ndodhur gjera me te forta edhe per hir te femijes kanë bere falje. Nuk eshte zgjidhje ajo perse je ngatërruar me gjerat e motres edhe te ndahemi e ta rrisesh vajzen me nje burre tjeter. S’ka menduar ky burri yt se do të hyjë nje tjeter person ne jeten tende edhe te tijen dhe vajza juaj do mbetet as te njeri e as te tjetri?! Elsa

- Paske qene nje budallaqe, se une nuk ndahem dhe te le femijen pa baba për... e motres po mjerë ti per mendtë qe paske. Lori.

- Pershendetje Elsa! Me pelqen menyra se si logjikon dhe te jap shumë te drejte! Te njejtin mendim me ty kam edhe unë, por jo te gjithe mendojne si ne! Do te me behej shum qejfi po te me shkruaje! Te pershendes!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.