Forumi njëri-tjetrit... Dashuriçkat e motrës më ndanë nga burri...

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Qyqja, çfarë është kjo pyetje? Dje dhashë për dy provime të prapambetura haha. E dija që edhe po të mësoja, përsëri nuk do të ma jepnin. Janë gjakpirës! Bleri.

- Po, japin dhe këta duhen kapur me video, por s’po del ndokush. Sa inat! Anisa.

- Më duket mua apo po na grabiten pronat ditën me diell? Gjoja do të përmirësoheshim, por kjo qeveri që është tani po na vjedh hapur fare. Më mirë me qeverinë e mëparshme apo me këtë që është tani? Bashkimi.

- Sigurisht që me asnjërën, janë mbeturina të komunizmit, o shoku Bashkim. Normal që të vjedhin, sepse ne jemi si pula nuk bëjmë dot asgjë për të rrëzuar këtë qeverisje. Garipi.

- Prit prit se dhe pak do të marrin edhe shtëpinë që e ke tënden.

- Kam një pyetje. Nëse shikoni kosha plehrash rrugës dhe janë bosh, ndërsa mbeturinat gjenden përtokë, kush e ka fajin këtu, shoqëria apo bashkia? Ledioni.

- Sigurisht që në këtë rast i ka shoqëria. Te lagjja ime janë vënë me kohë kosha plehrash të ndara, ato kimike nga ato bimore; ishte nismë e disa të rinjve. Dhe çfarë bëhet? As nuk i hedhin fare, por edhe i tallin për mënyren se si i kanë vënë koshat. Ngelem tu akuzu bashkinë dhe qeverinë, ndryshimi fillon nga çdo individ. Bora.

- Të ikësh nga Shqipëria do të thotë zgjidhje e problemeve ekonomike dhe sociale. Si mendoni ju? Bota është më e mirë? Timi.

- Bota nuk është më e mirë, por problemet ekonomike janë shkaktare në të shumtën e rasteve për krimet, vjedhjet, ndarjet e shumë e shumë probleme të tjera. Pra, personin sot e bën leku. Po nuk pate lekë, je i mbaruar. Miri Hoxha.

- Po nga halli ikin, për një jetë më të mirë! Ç’të rrinë kot? Spitalet për ibret, vende pune jo e shumë mangësi të tjera.

- Në fakt, e nderuar zonjë, keni të drejtë. Çdo ditë del nga një lajm apo video shokuese. S’ka faj vajza jote. Dhe në vend që njerëz të tillë që bëhen për lajme të tilla të tremben, po shtohen më shumë. Më duket sikur mediat i ndjellin këto gjëra, një ters për ne. Sania.

- Nëse nuk flet media, kush duhet të flasë, nënë e dashur? Është shumë e thjeshtë, mos e lër vajzën të shikojë gjëra të tilla, por jepi të shikojë filma për fëm-

- Zonjë! Divorci është i hidhur, por mos u mërzit, se ka edhe më keq se rasti yt. Rasti yt është ai tipiku shqiptar, ku mashkulli përpiqet të mbrojë dhe ruajë familjen, ndërsa femra me mendjelehtësinë karakteristike që e dallon (se i prisni drutë shkurt ju gratë), e shkatërron atë, qoftë edhe padashur. Të dish ti rastin tim, do bindesh për këtë që them më lart.

- Babai yt qenka njeri me karakter të fortë, po ashtu edhe burri yt. Fajin për divorcin e ke vetë. 1. Femra kur martohet duhet të mendojë dhe t’i japë prioritet familjes që krijon vetë dhe t’i respektojë e t’i dëgjojë prindërit, si të vetët, ashtu edhe të burrit, bile të burrit më shumë se të vetët. 2. Këshilla dhe paralajmërimi i burrit, për gruan duhet të jetë sinjal alarmi, se është në rrugë të gabuar. 3. Përpiqu të afrohesh me burrin nëpërmjet vajzës e mos fol keq për të. Kur të kesh punë, vajzën lerja burrit ta mbajë, e mos e lër vajzën me njerëz të tjerë të huaj, qofshin këta edhe ato 3 zonjat italiane. Bile, lerja vajzën ta mbajë i ati më shumë sesa ia ka caktuar gjykata. Prindi më i dashur për vajzat, është babai. Vajzat që rriten me mungesën e babait, kur rriten martohen me burra që janë në moshën afërsisht sa të babait. Mirëkuptimi me ishburrin, vlen më shumë se çdo gjë. Nëse nuk arrin të rilidhesh me ish-burrin dhe do të krijosh një lidhje tjetër, vajzën mos bëj gabim ta mbash vetë, por jepja burrit ta mbajë. Njerku nuk mund t’i bëhet kurrë baba vajzës tënde. Nesër, gruaja e babait, e shumta mund t’i japë vajzës tënde një shpullë, kurse burri i nënës, i përdor të dyja, edhe nënën, edhe gocën. Po të këshilloj si një njeri që e ka provuar divorcin për vete dhe jo për fajin tim. Të shkoftë mbarë! Dielli.

- Ahahaha merre merre tani. Te ka lene numrin. Nuk e keni per gje ju, prishni familjen e gjeni plehra te tjera se kujtoni se do ia kaloni me mire. Mendjelehta, nuk ju vjen gjynah per femijet. Oli.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.