Si ta zbukuroj sallonin?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam ndërtuar një shtëpi të re, por dua të bëj disa rregullime. Sidomos me sallonin nuk jam shumë e kënaqur. Do doja disa ide se si mund ta bëj më tërheqës e më të bukur dhomën e ndenjjes. Ju falënderoj.

Seldi Shehu, arkitekt, www. seldishehu. al. Adresa: Rr. Siri Kodra, Blloku i magazinave, Tirane. Cel. 0682060611, E- mail: info@ seldishehu. al Nëse ju nevojitet ndërtimi i një shtëpie të re ose përditësimi i mobiljeve tuaja, ne ofrojmë projektim dhe mobilim, me funksionalitet, stil dhe vlera.

- I/e nderuar lexues, në përgjigje të kërkesës suaj, po ju paraqes disa ide se si mund ta oërmirësoni dhomën tuaj të ndenjjes, pra, sallonin. Ky është vendi ku çlodheni, bisedoni me miqtë dhe familjen, argëtoheni, ndaj për të duhet të gjejmë një stil që të na përcjellë gjithashtu ndjesinë e rehatisë.

Ju këshilloj të vendosni një qilim të madhësisë së duhur; sa më i madh, aq më mirë. Do të ishte ideal një qilim mbi të cilin të vendoseshin të gjitha mobiljet, por të paktën këmbët e para të çdo mobiljeje kryesore, duhet të jenë mbi të.

Vendosni një ndriçues të ulët, të varur, më të madh se normali. Ai e bën hapësirën më mikpritëse se ndriçuesit e vegjël të kombinuar me spote. Varja e llambadarit mbi tryezë nxit një bisedë të qetë që i bën njerëzit të qëndrojnë gjatë.

Stilizojini sipërfaqet me një përzierje të elementeve të sheshta (libra, tabaka, pjata) me elementet vertikale (vepra arti, vazo, skulptura, lule, bimë, gurë). Provoni divanet e ulëta, të përsosura për të qëndruar rehat dhe që mund të përshtaten sipas rastit, për të parë një film ose në rast se do të bëni një festë.

Krijoni hapësira duke përdorur ndriçues në mur. Ata të japin idenë e hapësirës dhe gjithashtu, kur doni të krijoni atmosferë, drejtojini ndriçuesit drejt veprave të artit dhe plotësojeni ndriçimin me qirinj.

Në qoftë se dhoma juaj duket ende e papërfunduar, shtoni mbulesa kashmiri, jastëk kadifeje, qeramika të punuara me dorë, kërcej drurësh, gurë, dru të papërpunuar, vazo qelqi, sipërfaqe pasqyruese, metal me shkëlqim... Mundësitë janë të shumta, mjafton që të përshtaten si duhet me pjesën tjetër të ambientit.

Nëse keni një dritare që nuk ka ndonjë mobilje pranë, konsiderojeni këtë si një mundësi. Tërhiqni një kolltuk, divan ose pupë deri në dritare, pastaj shtoni një vazo e një vend për të vendosur pijet dhe ky mund të bëhet vendi juaj i preferuar.

Zgjeroni hapësirën me një pasqyrë të madhe, që është njëlloj sikur jeni duke shtuar një tjetër dritare në dhomën tuaj. Për një efekt të plotë, vendosni një llambadar dhe një lule përballë saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.