Nuk kam gjetur vitet e punës për pension. Si të veproj?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam një emigrant me banim në Bari të Italisë, i datëlindjes 11.05.1950. Në Itali kam gjithsej 12 vite e 6 muaj me kontribute pranë INPS-së. Në Shqipëri mora një pension të pjesshëm, sepse kisha 30 vite në kooperativë bujqësore dhe 6 vite në fabrikën e tullave. Më është llogaritur pensioni vetëm me 30 vite në kooperativë dhe masa e tij është shumë e ulët, ndërsa për vitet e punës në fabrikën e tullave më kanë thënë se nuk disponojnë dokumente. Dua të di, me 12 vite e 6 muaj që kam në Itali, a përfitoj pension? Po për vjetërsinë që nuk më është gjendur, ndërkohë që unë kam punuar, si duhet të veproj?

- I nderuar letërshkrues, bazuar në legjislacionin italian, për të përfituar pension pleqërie kërkohen 2 kushte; së pari një vjetërsi kontributive jo më e vogël se 20 vite me kontribute (viti kontributiv është i barabartë me 52 javë ) dhe sëdyti, mosha, ecilaaktualishtështë 66 vite e 7 muaj. Ashtu sikurse deklaroni, ju keni gjithsej 12 vite e 6 muaj, kështu që nuk e plotësoni kërkesën e parë. Por në legjislacionin italian është përcaktuar se personat e regjistruar dhe që kanë derdhur kontribute mbas datës 01.01.1996, mund të marrin pension edhe me 5 vite kontributive, por mbasi të kenë mbushur moshën 70 vjeç e 3 muaj. Në rast se ju keni derdhur kontribute mbas kësaj date, duhet të prisni moshën e përcaktuar më lart.

- Përsa i përket problemit që keni në Shqipëri, pensioni ju është llogaritur si pension koopera- tive, ku në përllogaritje është aplikuar paga referuese e përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, e cila sigurisht është më e ulët se në sektorë të tjerë dhe e indeksuar me koefiçientin përkatës. Thënë më qartë, ju keni përfituar një pension të pjesshëm kooperative vetëm për periudhën prej 30 vitesh, ndërkohë që në vitin 2015, vit që që keni dalë në pension, vjetërsia kontributive për pension të plotë ishte 35 vite e 4 muaj. Për njohjen e periudhës për të cilën nuk disponohen dokumente, duhet t’i drejtoheni gjykatës administrative, duke paraqitur edhe dëshmitarë me të cilët keni punuar ose dokumente që e vërtetojnë këtë periudhë. Në rast se e keni të pamundur ta ndiqni këtë problem, mund të autorizoni një prokurë me një person që mund të jetë avokat, për ta ndjekur problemin. Me njohjen e kësaj periudhe, pensioni juaj sigurisht do të rritet për efektin e vjetërsisë së njohur dhe të pagës referuese, e cila në këtë sektor është më e lartë. Ju falenderoj për besimin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.