Kushëriri mu fut në krevat

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

re nga ana juaj. Shoh shpesh një ëndërr që më bën të zgjohem me ankth. Shoh kushëririn tim ( djali i xhaxhait) sikur më hyn në shtrat dhe do të bëjë dashuri me mua. Unë nuk e lë, i them: “Të kam kushëri, të kam vëlla dhe nuk të lë”. Jam shumë në merak për këtë ëndërr. Shoh sikur më provokon, më futet në krevat duke me thënë: “Ti ke burrin e sëmurë”. Pra, janë ëndrra të turpshme. Jam në merak, ndaj pres një përgjigje këtë javë. Faleminderit. - E nderuar zonjë, nuk duhet të shqetësoheni, nuk jeni e para që shikoni kësi ëndrrash. Ka shumë vajza që shohin në ëndërr sikur bëjnë dashuri me babain, ose vëllain etj., por kjo s’do të thotë që janë perverse ose se do të ndodhë vërtet një gjë e tillë. Përkundrazi, ëndrra ka kuptim komplet ndryshe nga çfarë e mendoni ju. Ajo s’ka lidhje fare me kushëririn tuaj, nuk tregon as që ai ka ndonjë qëllim të keq ndaj jush. Ëndrra të tilla me inceste përgjithësisht tregojnë frikën e personit ndaj gjërave të ndaluara. Në rastin konkret, ju realisht keni burrin e sëmurë dhe ëndrra të tilla janë të pashmangshme. Nuk është turp të themi apo të pranojmë që ju keni nevoja fiziologjike për ngrohtësi, intimitet, ama - e ndjeni se është e ndaluar tani, aq më tepër që bashkëshorti juaj ka probleme. Kur mendoni apo imagjinoni skena erotike, ju vjen turp nga vetja dhe është ky dyzim që ju del në ëndërr. Ju paragjykoni veten për ndjesitë që ju lindin shumë natyrshëm sepse jeni njeri prej mishi e gjaku dhe janë normale edhe imagjinatat apo dëshirat. Ama, ju e dini dhe e frenoni veten ndaj këtyre dëshirave le të themi të fshehta dhe që ju i quani të turpshme, por që nuk janë aspak të tilla. Këtë kuptim ka ëndrra; ajo tregon frikën tuaj, dëshirat tuaja, ankthin që keni ndaj bashkëshortit, nevojat tuaja, frenimin...

- Ëndrra tregon shqetësimet që keni ndaj vajzës suaj. Jeni gjithnjë e shqetësuar për këtë vajzë që si duket, është fëmija i parë për ju. Nëse është kështu, atëherë është normal ky lloj shqetësimi, le të themi, paksa i tepruar. Ëndrra tregon që ju e teproni duke u shqetësuar gjithë kohën për vajzën tuaj. Halla përfaqëson familjarët tuaj, që ju thonë të mos shqetësoheni kaq shumë, sepse asnjë fëmijë nuk rritet pa u vrarë, pa qarë, apo edhe pa u sëmurur ndonjëherë me ndonjë grip të lehtë apo gjëra që janë kalimtare. Vajza juaj ka shëndet, ndaj mos u shqetësoni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.