Kisha miza nën sqetull

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam parë në ëndërr një shoqen time e cila më tha: “Po depilohem nën sqetulla, por kam dhimbje”. Unë e pyeta me çfarë po depilohej dhe ajo më tha: “Me makinë, por më dhemb shumë”. Më pas ngrita krahun dhe pashë që më kishin hyrë miza nën sqetull.

U tmerrova dhe i thashë shoqes: “Më duket se jam e sëmurë” dhe u zgjova e djersitur. Ju lutem, më thoni, çfarë kuptimi ka kjo ëndërr? - Një ëndërr e tillë tregon siklet shëndetësor, ose një lloj paralajmërimi që të keni kujdes me shëndetin tuaj. Shoqja ju përfaqëson juve; ëndrra në të vërtetë nuk ka lidhje me të. Mizat tregojnë siklet shëndetësor, ndaj nëse keni ndonjë problem, ose dyshoni për diçka, bëni një vizitë mjekësore menjëherë. Kini kujdes nga depilimet, aq më tepër në një zonë siç është nënsqetulla sepse është zonë delikate që mund t’u hapë probleme femrave. Ëndrra tregon që duhet të keni më shumë kujdes me shëndetin dhe të bëni një kontroll të përgjithshëm. Përgatiti faqen: Valbona Vukulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.