Dua të heq syzet

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doktoreshë Rezarta, jam 25 vjeçe. Kam dioptri - 12 dhe - 28. Si mund t’i heq syzet apo të kem shikim më të mirë, por pa syze? Pres një përgjigje nga ana juaj. Zoti ju ndihmoftë.

Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: - E nderuara 25 vjeçare! Situata që ju përshkruani në letrën tuaj, në praktikën tonë oftalmologjike njihet si miopia alta dhe ka të bëjë në vetvete me një gjatësi ekstreme të boshtit optik të syrit. Për pasojë, pacienti sheh vetëm objektet e afërta dhe jo ato të largëta. Ky është një difekt i lindur dhe i përjetshëm. Korrigjimi me syze është një nga metodat e korrigjimit të defektit, ashtu siç edhe ju e keni korrigjuar me syze optike njëri sy – 12 dpt dhe tjetri – 28 dpt. Diferenca midis dy syve në rastin tuaj është ekstremisht e lartë, pasi syri juaj i majtë është më shumë se dyfish më i dobët sesa i djathti.

- Duke u nisur nga kjo diferencë shumë e madhe, unë do t’ju sugjeroja lentet e kontaktit. Lentet e kontaktit janë mjete mjekësore, të cilat kanë formën e një gjysmë sfere si qese e hollë, që vendoset mbi xhamin e syrit, janë me numër dhe shiten në optikë pas një vizite të hollësishme okulistike. Jeni e mirëpritur t’i merrni lentet e kontaktit tek Optika Union te Kryqëzimi i 21 dhjetorit. Alternativë tjetër zgjidhjeje për rastin tuaj do të ishte edhe ndërhyrja në të dy sytë për heqjen e numrit, që hyn te ndërhyrjet e kirurgjisë refraktive. Kjo ka kosto të lartë dhe duhet të ekzaminohesh shumë mirë në një vizitë të hollësishme me një kirurg refraktiv. Jam paksa e rezervuar në informacionin për ju pasi përveç numrit të lartë të syve, unë mendoj që ju keni edhe probleme me retinën (dritën e syrit), e cila në rastin e miopisë alta është shumë e hollë. Kështu, duhet të bëjmë shumë kujdes në përzgjedhjen e teknikës për zgjidhjen e situatës suaj. Fillimisht, duhet t’ju bëj një vizitë të hollësishme okulistike. Jeni e mirëpritur! tin. Na shpjegon uljen e përqindjes së fekondimit, dështimin e njëpasnjëshëm të teknikave ndihmëse të riprodhimit, e këshillueshme kjo te pacientët me varikocelë apo te pacientët me një analizë normale në parametra, por që nuk realizojnë dot një shtatzani, pra, me një infertilitet i pashpjegueshëm.

Tashmë është e mundur matja e gradës së fragmentimit me anë të disa testeve që realizohen në laboratorët më modernë dhe të specializuar për infertilitetin mashkullor. Këtë analizë e kryejmë edhe ne në klinikën tonë. Pra, kjo është një analizë që tregon problemet e infertilitetit. Nuk e di se si ju ka dalë analiza, por nëse ju dëshironi, mund të vini të bëni një vizitë edhe te ne dhe të zgjidhim problemin që mund të keni. Dr. Petrit Stafa, otorino- laringolog, Poliklinika Qendrore Tiranë Albana Lufi, Dr. e Shkencave Mjekèsore – dermatologe, Klinika Dermatologjike dhe Estetike DermoVita, Rr. Hoxha Tahsim pall. 60.1 kati II, 200 m. mbi sheshin Avni Rustemi. Tel. 0694061001, 0664061001. Dr. Mehmet Rrodhe Patolog (Citolog), Poliklinika Qendrore Tirane, cel. 0682411250. Dr. Edlira Elezaj, Gastrohepatologe: nr. 2, 21 Dhjetori. Dr. Kozeta Mustafaraj, obstetriste-gjinekologe, Adresa: Klinika Gjinekologjike GEA, Bulevardi zogu i I, pallati 53, hyrja 3, kati i dyte. Cel . 0682313410 Poliklinika e Specialiteteve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.