Kam dhimbje gjatë seksit

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Unë jam 21 vjeçe dhe kam rreth një vit që kryej marrëdhënie seksuale. Problemi qëndron se gjatë tyre ndiej dhimbje të shpeshta. Kjo më ndodh gjithmonë. Nuk e kam patur në fillimet e marrëdhënies, më ka filluar tani. Dhimbjet i kam më shumë në pjesën e prapme. Dua të theksoj se nuk kryej marrëdhënie anale dhe dhimbjet më vijnë vetëm gjatë penetrimit. Çfarë mund të kem dhe si t’i parandaloj këto dhimbje?

Dr. Kozeta Mustafaraj, obstetriste- gjinekologe: - Përshëndetje! E nderuar lexuese, dhimbja gjatë aktit seksual mund t ë jetë për arsye t ë ndryshme. Më shpesh ndodh për arsye lokale, domethënë për faktorë që lidhen me vaginën, apo vulvën. Prania e infeksioneve jep gjithmonë probleme gjatë marrëdhënieve seksuale për shkak se ato shoqërohen me prodhim të toksinave që e bëjnë më të ndjeshme këtë zonë. Aciditeti që shoqëron mykun bëhet shkak për irritim, tharje dhe dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale.

- Po ashtu, mospërgatitja e mirë gjatë fillimit të aktit seksual, jep prodhim të pakët të sekrecioneve lubrifikuese që më pas shoqërohet me akt seksual të dhimbshëm. Ushqyerja e çrregullt dhe mospirja e lëngjeve në sasinë e duhur shoqërohet me çrregullime të defekimit, kapsllëk, probleme të zorrëve, prodhime të shtuara të gazrave dhe si rezultat keni këto dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale. Ndodh rrallë, por ka raste kur dhimbje mund të japë prania e vatrave të edenommiozës në zorrën e trashë, por në këto raste, dhimbjet janë më të pranishme në periudhën e ardhjes së ciklit menstrual.

- Unë, në këtë rast, ju sugjeroj të bëni një vizitë te mjeku, për të parë nëse keni ndonjë infeksion. Gjithashtu, duhet të rregulloni mënyren e të ushqyerit dhe të jeni më aktive. Vizita te mjeku do t’ju ndihmojë të përcaktoni se ku qëndron problemi dhe nëse keni nevojë për mjekim. Po kështu, regjimi i shëndetshëm ushqimor, pirja e sasisë së duhur të lëngjeve, ose e ujit, do t’ju ndihmojë ta reduktoni problemin që keni. Përgatiti faqen: Valbona VUKULAJ Gastro-hepatologe: Qendrore Tirane Ortoped: Dr. Muharrem Ferhati Cel 0682232890 Reumatolog Dr. Fatos Hoxha, Poliklinika Qendrore Specialist HIV/AIDS/IST Dr Memo Boci Cel 069 22 97071 Psikopediatër: Selami Deraj, Poliklinika Qendrore Endokrinologe: Luftime Brukaj, Poliklinika Qendrore Infeksioniste Dr. Alma Hoxhaj PQ Tiranë Stomatologe, Anisa Nasto: Adresa: Stacioni i Trenit Rr. Karl Gega, Tiranë 0692392662. Bujar Pernaska, Dr. i Shkencave Mjekësore, - Poliklinika Qendrore Tirane. Dr. Albana Duni, Dr. Valdete Malaj, Poliklinika

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.