Problemet më të mëdha të shenjave në lidhje

Intervista - - HOROSKOPI -

Dashi, 21 mars- 19 prill Ju ndiheni i/e zhgënjyer nga partneri/ja. Ai nuk është shumë i pranishëm, ose nuk ju kushton shumë vëmendje. Sado që ju i bini ziles së alarmit, ai/ajo nuk reagon! Jini i durueshëm, kur t’i hapë sytë dhe veshët, do t’i rikthehet lidhjes edhe më me pasion. Një shok/shoqe ju ngre moralin, pasi ju ka dëgjuar të ankoheni. Në punë, Urani përshpejton ritmet tuaja, të cilave do të dini t’u përshtateni. Bëni pak fizkulturë për të qetësuar nervat. Demi, 20 prill- 20 maj

Ju do të mendoni më shumë për jetën tuaj materiale, sesa për atë dashurore. Mërkuri ju shtyn ta kontrolloni mirë buxhetin tuaj: Si të bëni kursime? Të hapni një llogari kursimi? A është momenti i duhur për të blerë një apartament? Partneri/ja është në një gjatësi vale me ju, apo shpenzon kot më kot? Nëse keni për të plotësuar disa dokumente administrative, është momenti i duhur për ta bërë, sepse do të keni durim dhe efikasitet. Pra, romanca nuk është në plan të parë të shqetësimeve tuaja; duhet ta korrigjoni sa më shpejt këtë. Binjakët, 21 maj- 21 qershor

Mërkuri është në shenjë, kështu që do të keni lidhje shumë të mira me njerëzit e afërm dhe të largët. Ju do të doni të mësoni të rejat e njërit e të tjetrit me një kujdes të veçantë, gjë që do t’i prekë ata dhe do t’jua falin momentet kur keni qenë shumë të zënë. Në dashuri do të tregoheni të kujdesshëm, sepse nuk doni t’i dhuroni dashurinë tuaj dikujt që nuk e meriton. Do të tregoheni shumë kërkues dhe kjo është diçka e mirë. Nëse jeni në çift, do të ndiheni të afërm dhe do të bëni shumë projekte të bashku, afatshkurtra, ose afatgjata. Gaforrja, 22 qershor- 22 korrik Më në fund, Afërdita është në shenjë dhe jeta juaj dashurore do të mbushet plot ngjyra. Nëse jeni beqarë, do të keni energji për të dalë, nuk do të refuzoni asnjë ftesë, asnjë eveniment. Shanset tuaja për të takuar njerëz të rinj janë të rëndësishme. Kështu pra, zbukurohuni çdo herë, dashuria mund të vijë në çdo moment. Nëse jeni në çift, do të rigjeni kënaqësinë e jetës shoqërore me njerëzit që doni, por pa e detyruar veten. Nëse një mbrëmje ju duket e mërzitshme, është e thjeshtë; nuk shkoni fare. Luani, 23 korrik- 22 gusht

Në këtë moment do ta keni të vështirë të merrni vendime financiare, sepse rrezikoni të bëni gabime në vlerësim. Evitoni shpenzimet impulsive. Nëse jeni vetëm, do të ndiheni i/e zhgënjyer sepse nuk po gjeni partnerin/en e duhur. Sigurisht, ju do të takoni kandidatë të mundshëm, por mungon gjithmonë një element i rëndësishëm; ose fiziku, ose intelekti, ose pozita gjeografike, ose ndonjë detaj tjetër. Nëse jeni në çift, duhet të zgjoni pak pasionin e partnerit/es suaj, sepse duket sikur e ka zënë gjumi në këtë periudhë. Virgjëresha, 23 gusht- 22 shtator Jupiteri dhe Neptuni vazhdojnë të jenë në shenjë. Kështu, do të ndërgjegjësoheni për disa limite në punën tuaj. Kërkojini një takim shefit për të shprehur atë që ndieni dhe, mbi të gjitha, për të mësuar se çfarë përfitimi mund t’i sillni ndërmarrjes suaj. Virgjëreshës i pëlqen t’i bëjë gjërat mirë, jo vetëm për qëllime financiare, por edhe për të ndier shijen e punës së bërë mirë. Në çift mund të ekzistojë një situatë konfliktuale, por mos i hidhni benzinë zjarrit. Nëse jeni vetëm, ju do të prisni të duhurin, por miqtë i keni pranë dhe për momentin, kjo ju mjafton. Peshorja, 23 shtator- 22 tetor

Java do të jetë e mbushur me gjëra urgjente, në punë nuk do të keni kohë as të merrni frymë, as për t’u kujdesur për partnerin/en që ankohet për mungesë vëmendjeje. Afërdita është në sektorin tuaj të punës dhe nëse jeni vetëm, mund të bëni një takim interesant pikërisht në punë. Sido që të jetë, tregohuni të matur. Në punë mund t’ju propozojnë të bëni një stazh pune, sikur nuk jeni mjaft të zënë edhe kështu... Kujdes me të ngrënit, sepse nuk keni kohë të gatuani gjëra të shëndetshme. Akrepi, 23 tetor- 22 nëntor

Marsi vazhdon të jetë në shenjë dhe ju do të rigjeni energjinë tuaj. Do të keni dëshirë të bëni gjithçka që nuk e bëtë dot javën e shkuar. Mos u nervozoni kaq lehtë. Ju e fusni veten në stres, ndërkohë që nganjëherë nuk është e nevojshme. Ju do të merrni vendimet e duhura financiare, gjë që ju lejon të vini pak para mënjanë... ose jo. Merrni magnezium, që do t’ju ndihmojë të kontrolloni emocionet. Sporti ose seksi janë qetësues të mirë gjithashtu. Shigjetari, 23 nëntor- 21 dhjetor

Saturni nuk është pozitiv për ju këtë javë. Do të ndiheni pak konfuzë emocionalisht, sikur jeni të pafuqishëm përballë asaj që ndodh. Bëni një planifikim të përditshëm; kjo do t’ju bëjë të ndiheni më të sigurt. Ju po prisni të zhbollokohet situata, por kjo vonon, sepse Saturni ndikon edhe këtu. Një problem administrativ ose imobiliar është duke u rregulluar. Kujdes kurrizin. Bricjapi, 22 dhjetor- 19 janar

Plutoni vazhdon të jetë pozitiv për ju, gjë që ju lejon të ecni përpara në fushën profesionale, por edhe në projektet personale. Kështu mund të rifilloni studimet, të ndërroni orientim, të bëni investime, etj. Në çift, situata është idilike, ju do të guxoni të dilni nga guacka

Dashi

Ju doni gjithmonë t’ju dalë e juaja. Ju pëlqen t’i bëni gjërat vetë dhe nuk keni frikë nëse jeni vetëm. Për jetën dashurore do t’ju bënte mirë të praktikonit pak procesin e marrje-dhënies. Është e rëndësishme të jeni të gatshëm edhe të jepni, përveçse të merrni.

Demi

Demi vendos shpejt të angazhohet, shpesh duke mos marrë kohën e duhur për të njohur mirë partnerin/en. Ju Demat keni tendencë t’i doni gjërat gjithmonë njëlloj dhe, kur kjo nuk funksionon, ndiheni si të humbur. Tregohuni të gatshëm edhe për të bërë ndryshime.

Binjakët

Binjakët e kanë të vështirë të sistemohen (familje, fëmijë) dhe shpesh nuk marrin angazhime. Përpiquni të investoni më shumë nga vetja juaj në lidhje. Mos u ndieni sikur ju duhet të fshihni binjakun tuaj të prapë.

Gaforrja

Gaforrja refuzon ta tregojë barkun e saj të butë, duke u mbrojtur nga guacka e saj e fortë, e jashtme. Lejojeni partnerin/en të njohë edhe pikat tuaja të dobëta dhe lërini të tjerët të kujdesen për ju, jo të kujdeseni ju ekskluzivisht për ta.

Luani

Luani e ka të vështirë t’i lërë gjërat jashtë kontrollit të tij; ai do të jetë gjithmonë në krye të situatës. Pengesa më e madhe që keni në jetën intime është të mos e ndani pushtetin në mënyrë të barabartë në lidhje.

Virgjëresha

Virgjëresha e ka të vështirë të krijojë besim dhe të ndihet e vlefshme. Këto janë rrënjët e problemeve të saj intime. Kuptojeni se çdokush ka defektet e veta dhe ndonjë problem me besimin. Mos e humbni toruan prej kësaj.

Peshorja

Peshoret janë persona të organizuar dhe të ekuilibruar. Ju i bëni njerëzit të ndihen rehat, keni tendencë të jeni të relaksuar dhe, mbase, indiferentë kur nuk duhet. Bëhuni më të vendosur në jetë, besoni te vetja.

Akrepi

Njerëzit shpesh ndihen të kërcënuar nga Akrepët, gjë që është pengesa juaj më e madhe për të krijuar afërsi. Ju nuk e evitoni intimitetin, por keni probleme për ta afruar atë. Konsiderojeni fuqinë dhe çiltërsinë tuaj një dhunti të çmuar për disa pjesë të jetës, por mbase jo për romancën.

Shigjetari

Shigjetari është krenar dhe shpesh i fuqishëm. Shumë njerëz të interesuar për takimet dashurore do ta shohin këtë dhe do të sprapsen. Tregohuni më modestë dhe të afruar.

Bricjapi

Në një lidhje ju doni të jeni më të fortët dhe nganjëherë dukeni si stoikë dhe të pandjeshëm. Herë pas here lërini të duken edhe pikat tuaja të dobëta. Bëjini vend edhe partnerit/es në jetën tuaj.

Ujori

Ujori zakonisht preferon logjikën më shumë sesa ndjenjat, gjë që ju bën të dukeni të vetëpërmbajtur dhe të ftohtë. Ju keni frikë se mos humbisni lirinë, por nuk duhet ta keni këtë frikë.

Peshqit

Peshqit zakonisht janë të pëlqyer nga të tjerët, por e kanë problem të kuptojnë se si duhet të sillen. Ju jeni kameleonë dhe përpiqeni të shkriheni me mjedisin ku ndodheni. Ju krijoni kaq kufij! Rrëzoni disa nga këto mure dhe jini vetvetja. për të shprehur thellësinë e ndjenjave tuaja. Do të punoni fort këtë javë, por jeni të kënaqur nga rezultatet. Do të keni kohë bile edhe të ndihmoni një koleg/e në vështirësi, në punë. Ujori, 20 janar- 19 shkurt

Ju jeni të shqetësuar për arsye financiare, sepse nuk do të jeni të aftë të paguani të gjitha shpenzimet që keni. Qira e lartë? Kredi që mezi e paguani? Shkoni në bankë dhe flisni me një specialist që mund t’ju ndihmojë. Mbase do t’ju duhet të merrni vendime drastike, të cilat nuk do t’ju pëlqejnë, por do të jeni më të qetë paskëtaj. Shoqëria do t’ju mbështesë moralisht, por juve do t’ju duket sikur partneri/ja nuk do ta kuptojë edhe aq ankthin tuaj. Peshqit, 20 shkurt- 20 mars

Neptuni është gjithmonë në konflikt me Jupiterin dhe Saturnin. Kështu, ju do të ndiheni në fillim pozitivë, pastaj në ankth, pastaj përsëri plot shpresa, më vonë me humor të rënë, një ulje-ngritje e vërtetë emocionale. Rrethohuni nga persona pozitivë, që ju furnizojnë me energji, sepse ju nuk keni shumë në këtë moment. Nëse jeni beqarë, ka mundësi të bëni një takim të bukur që do t’ju ndriçojë gjithë javën. Nëse jeni në çift, do të grindeni për budallallëqe. Lëreni tjetrin të qetë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.