Seriozisht,

Intervista - - AKTUALITET -

Pas ngjarjes së ndodhur në Rinas, ku u grabitën kushedi sa euro, mendja ma tha të merrja në intervistë Ministrin e Brendshëm, zotin Tahiri. “Shko Kaso, lëviz andej nga zyra e tij, i thashë vetes, se aty do jetë, duke dhënë udhëzime”. U nisa. Hap derën e zyrës, kur gjej zotin Tahiri shend e verë...

Saimir Tahiri: - Hajde Kaso, hajde! Hë, ç’e mirë të solli në këtë vapë?

Kaso Kosa: - Përshëndetje, zoti ministër! Në fakt, më solli ajo ngjarja e keqe që ndodhi në Rinas... - Cila ngjarje e keqe? I ka ndodhur gjë Kryeministrit? Po ç’e keqe është kjo?! Ti thuaj shyqyr, që të marr unë partinë! Kur i ndodhi? Se... unë qëparë fola me të dhe më tha që ishte në Stamboll e nuk dinte kur të kthehej e nga të kthehej. Do vijë pa më thënë. Çfarë i ka ndodhur Ramës, fol?!

- Po flisja për atë grabitjen, zotin Ta- hiri. Ku di unë ç’i ka ndodhur Ramës...

- Ama, për grabitjen e ke fjalën ti?! Grabitje do të ketë përherë përpara zgjedhjeve, o Kaso! Grabisin se duhen para për vota.

- E di që mbeta aguridhe e s’kuptoj mirë... More po, kush grabit?

- Me radhë Kaso, me radhë.

- Unë me radhë fola zoti Ministër!

- Ta kisha llafin, me radhë; domethënë grabit kush ka radhën në pushtet. Kush mund të grabisë shuma të mëdha, pa pasur pushtet, o teveqel?! Meqë e kemi llafin te grabitja; më mori Rama qëparë në telefon. Më bëri qepaze! - Sigurisht, se ai e ha koston politike. - O Kaso, të ka rënë dielli ty! Po ç’kosto politike hahet në Shqipëri?! Këtu harrohet gjëja për tre orë. Më bëri për një lek. E di ç’më tha? - Ku ta di unë… - “O Saime, o qorr, më tha. Ata çunat që morën paratë, sikur të mos i kenë marrë të gjitha, të piu e zeza. E di ti ku e ke ven- din, me atë muhabetin e përgjimeve!”... - Ishallah i kanë marrë të gjitha atëherë, zoti ministër, se ju gjen belaja pastaj. - Ishallah, them edhe unë. Më çau kokën edhe media. “Polici e paaftë, polici e paaftë”, thotë, në vend të më përgëzojë për masat ndaj terrorit. A pati akt terrorist në aeroport? - Me thënë të drejtën, nuk pati. - Hë pra! Këtë më thuaj. Pra, policia po bën gjithçka ndaj terrorit. E shikon se ç’bëhet në Stamboll? Kurse këtu asnjë akt terrorist nuk ka. Dhe kjo, falë kësaj policie që unë drejtoj! - Se u kujtova, meqë më përmendët Stambollin, zoti ministër. Rama me Ben Ahmetajn janë në Stamboll. Si do të kthehen? Mos kanë frikë të vijnë nga Rinasi se del i vjedh ndonjë grabitës i opozitës? - Rama, kur fola me të, nuk më tha gjë se si do kthehej. Beni do vijë me maune nga ato që transportojnë veshmbathje. Do futet brenda saj. Për një gjë jam i bindur, Kaso. - Jeni i bindur se Beni do futet te veshmbathjet?

- Jo, o Kaso, jo! Jam i bindur për faktin që me futjen në punë të Aeroportit të Kukësit, grabitjet në Rinas do të ulen. Dhe kjo, falë kësaj qeverie do të bëhet realitet.

- Ajo puna e përgjimeve, si vete? Të rëndë e keni problemin!

- Ishallah Kaso s’më shet Rama, se më duket edhe mua keq puna. Ia ka kërkuar Iliri. - Kush Ilir? - Një Ilir ka në Shqipëri! Meta, kush tjetër?! - Ç’i ka thënë Ramës ai? - I ka thënë që, “po s’ia fute Saime qorrit, do të ta fus unë ty. Do iki nga koalicioni!”. - Keq qenka puna, me ç’shoh! - Edhe aq keq jo, në fakt, se vajta unë te Rama dhe ia shpjegova. I thashë: “Unë për ty, shef, jam patericë. Iliri do të më heqë mua, që të rrish vetëm me lali Erin”… - Ia mbushët mendjen, domethënë… - Të shohim tani, Kaso. Asgjë nuk është e sigurt në politikë. Me të lehtë e ka punën grabitësi, sesa politikani. Bisedoi me shaka:

Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.