Leart Dokle: Si luajta në një film me Salma Hajekun...

Intervista - - AKTUALITET -

Learti rrjedh nga një familje artistësh. E ëma është këngëtarja Kleopatra Dokle, që e njohim të gjithë, i ati është aktor dhe regjisor dhe, pas motrave artiste, detyrimisht edhe ai do bënte emër në art. “Septembers of Shiraz” është filmi premiera e të cilit sapo është shfaqur në të gjitha kinematë amerikane, film në të cilin Learti interpreton krah aktorëve të njohur Salma Hajek dhe Adrien Brodi. I vendosur në Sofie, që në klasë të tretë fillore, ai është shumë i lidhur me Bullgarinë dhe me artin e saj. Learti është një tjetër shqiptar që bën emër në arenën botërore. Dëshironi ta njihni nga afër?

Fabjola Kuburi: - Leart, duhet të kesh qenë shumë i vendosur për të ndjekur ëndrrën tënde më të madhe, aktrimin dhe ia arrite. Nga e ka zanafillën kjo dashuri?

Leart Dokle: - Nuk e mbaj mend shumë mirë fillimin e kësaj dashurie, por kur isha fëmijë dhe shikoja në televizor filma të ndryshëm, njëherë doja të bëhesha sportist, njëherë tjetër doktor, herën tjetër kuzhinier e kështu me radhë, profesione nga më të ndryshmet. Shumë shpejt arrita në konkluzionin që po të bëhesha aktor, do të mund t’i provoja të gjitha këto. ( Buzëqesh)

- Në “Septembers of Shiraz”, ti interpreton në krah të dy emrave të njohur botërorë, Salma Hajek dhe Adrien Brodi. Si është të jesh krah tyre?

- Është eksperiencë tepër e bukur dhe me vlerë të pakrahasueshme të luash krah këtij lloji profesionistësh. Çfarë më bëri më shumë përshtypje ishte fakti se për herë të parë pashë aktorë që nuk merreshin me tekstin, përmbajtjen apo riprodhimin e tij, nuk fokusoheshin aspak aty. Ata gjatë gjithë kohës ndërvepronin në nivel emocional dhe përqendroheshin në krijimin, shtjellimin dhe arritjen e ndjesive e të atmosferës së duhur, te dhimbja e historisë së filmit. Gjithë kjo energji rridhte natyrshëm në të gjithë terrenin e filmimeve.

- Si arriti Leart Dokle në “Septembers of Shiraz”?

- Si arrita... me audicion! Regjisorja e filmit më kishte parë në Teatrin Kombëtar Bullgar në Sofie duke interpretuar në një shfaqje dhe më kërkoi të shkoja të nesërmen në këtë audicion. Unë u paraqita dhe mbas një muaji, më dha lajmin.

- Çfarë janë “Shtatorët e Shirazit”?

- Duhet parë filmi! Skenari është i bazuar në ngjarje reale. Bëhet fjalë për revolucionin e vitit 1979, në Iran.

- Ti je djali i njërës prej artisteve më të njohura shqiptare, Kleopatra Dokle. Sa ke marrë prej nënës tënde në rrugën që zgjodhe?

- Me nënën këngëtare, babain aktor/ regjisor Zehrudin Dokle, motrën e madhe artiste, Olta Dokle, motrën tjetër të madhe muzikante, Bora Dokle, nuk kisha nga t’ia mbaja unë! ( Buzëqesh) Çfarë kam marrë nga nëna specifikisht? Meqë më pyesni për të, duhet të shkruaj një libër të tërë që të tregoj e

(Vijon në faqen 8)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.