Ola Bruko Papaproko: Dhuratat më të mëdha që më ka bërë jeta...

Intervista - - TELEVIZION -

Nuk çuditem aspak që ajo i ka hedhur hapat një nga një në profesionin e saj, për të qenë kjo moderatore e përgatitur e serioze që shohim në ekran, por për mua ajo ngelet gjithmonë Ola e vogël, aq e ëmbël, që dikur punonte me ne... Ajo vjen në këtë intervistë për të biseduar me ne jo vetëm për profesionin, por edhe për jetën e saj jashtë kamerave, atë të një nëne dhe gruaje të realizuar. Është vërtet interesant profili i saj...

Blerina Çizmja: - Ola, sot, të kemi ne “Në fokus” ty... Më thuaj, si është të jesh në anën tjetër të mikrofonit?

Ola Bruko Papaproko: - Jam gjithmonë e emocionuar kur jam në këtë pozicion dhe kur ndodh kjo, arrij t’i kuptoj me të vërtetë të ftuarit e mi në “Njerëz në fokus”.

- Ti je çdo ditë në ekranin e News24. Që është e vështirë, kjo është e kuptueshme... por a ka ndonjë ditë kur bëhet e papërballueshme?

- Jo, asnjëherë. Kur e dashuron punën që bën, ajo asnjëherë nuk të bëhet e padurueshme, përkundrazi.

- Ka ndonjë moment kur mendon se është më mirë të kesh një profesion tjetër, ku të duhet të punosh vetëm 8 orë dhe pastaj të kthehesh në familje, pa menduar për punën?

- Jo, sepse profesionin tim të dytë, atë për të cilin kam studiuar dhe jam diplomuar me notën 9, pra, Punën Sociale, mundohem ta ndërthur me dashurinë time të kahershme, qëkur isha fëmijë, gazetarinë. Jam e lumtur për punën që bëj. Kam pasionin që më nxit gjithmonë, jap maksimumin tim dhe mësoj çdo ditë e më shumë. Nuk do të kisha funksionuar siç du- het në një profesion tjetër. Jam shumë e kënaqur me zgjedhjen time.

- Pavarësisht viteve që kanë kaluar, unë ende të shoh si atë adoleshenten që punonte tek “Intervista”... Çfarë kujton më shumë që nga ajo kohë?

- Kujtoj me shumë mall shefin tim të parë, Artan Kriston, që pati besim tek Adresa: Rr. “Hoxha Tahsin”, Pall. 60/1, kati 2, Tiranë Përballë “Optika Roma” 200 m mbi sheshin Avni Rustemi Cel. +355 69 40 61 001 / e-mail: albana.lufi@yahoo.com dhe të vjetra dashurie” dhe transmetohej në mbrëmje. Kujtoj kohët e gjata që kaloja në radio “Intervista”, me dëshirën për të mësuar sa më shumë, ndërsa mami më priste jashtë... Ishte kohë e vështirë, meraku i familjes ishte normal për një vajzë që për disa muaj do të niste vitin e parë të shkollës së mesme, por ndërkohë, kishte pasion gazetarinë. Kujtoj që Tani na thoshte (mua dhe Arbana Osmanit): “Ju vajza do ecni përpara sepse e dashuroni këtë profesion”...

- ... gjë që tashmë ka ndodhur. Veç angazhimit në studion e lajmeve, ti, prej kohësh je moderatore e emisionit “Njerëz në fokus” ku trajtohen çështje të aktualitetit tonë... Ku fillon dhe ku mbaron puna jote në të?

- Unë jam gjithmonë në punë, edhe pse jo fizikisht. Mendja ime nuk ka asnjë ditë pushim. Edhe kur jam këtë Evropian kam ndjekur vetëm Shqipërinë dhe desh më ka pushuar zemra. Aty kuptova që disa emocione edhe mund t’i kursehen njeriut, se ka aq shumë punë! (Qesh) U ndieva super mirë kur Shqipëria fitoi, por derisa kjo ndodhi, uffff, ishte një tmerr!

- Sa e përfshin opinionin tënd në temën e trajtuar? Për shembull, nëse do të ishe kundër, le të themi, martesave të të njëjtit seks, a do të kishe “guxuar” ta deklaroje këtë në studion tënde?

- Një profesionist i mirë nuk e përfshin opinionin e vet. Unë jam shumë e kujdesshme në këtë pikë, ndaj edhe përpiqem që në emision tim të kem një panel të balancuar.

- Shumë tema janë delikate, prekin persona të caktuar... A ekziston frika se, në këtë realitetin tonë të

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.