Ola, nënë e grua

Intervista - - TELEVIZION -

- E di që për femrat e ekranit, gjithmonë të kuruara, mendohet se nuk prekin punë me dorë?

- Nuk e di kush e mendon këtë, por janë tërësisht të gabuar. Unë nuk kam shërbëtore në shtëpi, jam shërbëtorja e fëmijëve të mi dhe e bashkëshortit tim. Si çdo femër, kujdesem për shtëpinë, për gatimin, për fëmijët dhe bashkëshortin, që të dalin nga shtëpia të larë e të hekurosur. Mundohem që kurrë të mos u mungojë asgjë.

- Andi, bashkëshorti yt, të jep ndonjë dorë në këto punë?

- Jo, por ama më ofron një birrë, pasi unë mbaroj. (Qesh)

- Dhe vijmë tek ëmbëlsirat e tua; djali dhe vajza, që me sa kam parë, vdesin të bëjnë ndonjë foto te studioja e mamit... Premisa për gazetarë edhe ata?

- Klesti, po, i ka premisat! Atij nuk i dridhet qerpiku kur flet përpara kamerave dhe mikrofonit.

- Çfarë u dëshiron më së shumti fëmijëve të tu?

- Dëshiroj që të kenë shëndet dhe i lutem Zotit çdo natë që të m’i mbrojë kur unë s’jam pranë tyre.

- E konsideron veten më të zonjën si gazetare, si nënë, si bashkëshorte apo si qytetare të këtij vendi?

- Është fjalë e madhe “më e zonja”, do shumë punë ta arrish, ndoshta tërë jetën sepse vetë jeta është prova më e mirë e asaj që ke qenë dhe ke bërë. Ka gjithmonë shumë për të mësuar në gazetari, në mëmësi, në një marrëdhënie etj.

- Cila është dhurata më e madhe që të ka bërë jeta?

- Fëmijët e mi, familja ime, profesionet e mia. çuditshëm, një i prekur, do të hakmerrej me moderatoren?

- Po, patjetër që ekziston kjo frikë, ndaj duhet shumë kujdes.

- Dy herë rresht, makinës tënde iu thyen xhamat, ndërkohë që ishte e parkuar mes shumë makinave të tjera. A u zbulua më së fundi se kush e bënte këtë?

- Jo, nuk u zbulua, për fat të keq.

- Çfarë të ka mbetur ende pa bërë?

- Ka gjithmonë shumë për të bërë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.