Duffy: Një album për Amerikën!

Intervista - - MUZIKE -

Kishte kohë që nuk kishim një prononcim të vetë këngëtares e cila dominon fuqishëm tregun e muzikës shqiptare, por së fundi, Duffy ka zgjedhur të mos rrijë më kaq e rezervuar dhe ka folur për projektet e reja që pritet të sjellë për publikun. Ndër të tjera ajo ka zbuluar se është në bashkëpunim për albumin me disa producentë në Amerikë dhe se shumë shpejt do të lançojë një këngë në gjuhën angleze. Albumi do të jetë kryesisht i destinuar për tregun ndërkombëtar, por kur të dalë në Amerikë, kuptohet që do të shpërndahet në të gjithë botën, përfshirë edhe Shqipërinë.

Kureshtjes se kur pritet të ndodhin të gjitha këto, këngëtarja i është përgjigjur se vërtet nuk kishte një datë konkrete për publikimin. Ajo pranoi se një pjesë të mirë të teksteve e ka shkruar vetë, siç ndodh zakonisht dhe se kur shkruante tekste e kishte më të lehtë t’i shpre- hte ato në anglisht, duke qenë se anglishtja është gjuha e saj e dytë. Këngëtarja e këngës “Liri” është shprehur se shumë shpejt e sheh veten si një nga yjet në tregun global dhe nëse ju vlen një këshillë prej saj, Duffy beson se çfarëdo që ëndërron, mund ta realizosh me shumë punë, ndaj mos hiqni dorë nga ëndrrat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.