Me çfarë krenohet Rozana Radi?

Intervista - - MUZIKE -

Ajo mund të ketë shumë gjëra për t’u krenuar, por nëse po mendoni për talentin në këngë, në tekste apo në aktrim, jeni totalisht të gabuar. Akoma më gabim e keni nëse mendja ju shkon te gjoksi i Rozanës. Këtë herë, si arsye për t’u krenuar, Rozana ka gjetur foton në kartën e saj të identitetit.

E ka hapur këtë si një lojë duke nominuar madje edhe miq të cilëve u ka sugjeruar të publikojnë kartat e tyre të identitetit. “Pa filtra, pa fotoshop” ka qenë diçitura që shoqëronte idenë interesante të Rozit dhe thirrjes i janë përgjigjur shumë nga personazhet publike. Të gjithë në formë, të gjithë tërheqës në llojin e tyre, janë dukur çdonjëri në foton përkatëse, duke qenë se siç e dimë të gjithë, fotot bardhë e zi janë ato më efektivet që mbulojnë çdo shenjë moshe dhe na falin paqen me veten. Fiori Dardha, Ermal Mamaqi, Bes Kallaku dhe Bleona kanë qenë të nominuarit nga Rozana në “vallen” e fotos së kartave të identitetit, një suvenir i çmuar për të gjithë ne. Dalja e fundit e këngëtares, ishte në eventin “Top Music Awards” ku u shfaq brune, me një fustan blu që linte të dukej dekolteja e saj e bollshme. Ndërkohë, si sezon që është, jemi në pritje të ndonjë kënge verore, nga ato që di të sjellë Rozana.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.