Çfarë po ndodh me Rita Orën?

Intervista - - MUZIKE -

Rita Ora ka gjithçka që i duhet një ylli, ka zërin, një trup për t’u patur zili dhe një fytyrë engjëllore. Por bukuroshja duket se nuk po qëllon më në shenjë me një këngë hit, pavarësisht bashkëpunimeve me emra të tillë si: Kris Braun, Snoop Dog, Drejk dhe Kelvin Harris, apo pjesëmarrjeve në filma si “Fast & Furious 6” (2013) dhe “Fifty Shades Of Grey” (2014).

Kohët e fundit, këngëtarja po përflitet më shumë për marrëdhëniet e komplikuata me të tjerët sesa për muzikën e saj. Në 2016-ën ajo tërhoqi vëmendjen e fansave të Bijonses pasi thashethemet për të dhe për Jay Z dominuan tabloidet. Rita është gjithashtu e ngatërruar në një padi gjyqësore me labelin e Jay Z, Roc Nation. Në dhjetor 2015, ajo paditi labelin në fjalë se nuk po bënte një punë të mirë në promovimin e karrierës së saj. Roc Nation nga ana tjetër iu përgjigj me një tjetër padi ku e akuzonte Orën se kishte thyer kontratën, ku kishte nënshkruar për të sjellë 5 albume. Përfundimi është që Jay Z vendosi ta çlironte Orën nga kontrata me të, gjë që e bën këtë marrëdhënie të marrë fund. Sidoqoftë, ne kemi besim te Rita jonë dhe shpresojmë që shumë shpejt, ajo të vijë me një hit siç i ka hije.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.