Bukuria nuk është armë e fortë

Intervista - - MUZIKE -

Këtë sezon veror ka ardhur si një “vajzë e keqe”, me këngën e Zapp&Chriss, “Badgal”. A është një “badgal” Shkenda? Ajo, thotë që nuk ka pse të jetë, por ne u bëmë kuriozë, ndaj edhe bëmë këtë bisedë me të...

Fabjola Kuburi: - Shkenda, sa të ka kushtuar klipi i “Badgal” ( vajzë e keqe)?

Shkenda Dubova: - Nuk ka kushtuar shumë; po aq sa të gjitha klipet e tjera që kam realizuar. Thjesht, u kam kushtuar vëmendje detajeve dhe gjithçka ka dalë sipas parashikimeve të mia. Juve, ju ka pëlqyer ndopak? (Buzëqesh)

- Për aq kohë sa të ftuam përsëri në faqet e gazetës... A është Shkenda një vajzë e keqe?

Jo, nuk jam një “badgal”, nuk kam pse të jem. (Buzëqesh)

- Si duken premisat për suksesin e kësaj kënge?

Këtë këngë e kam realizuar te Zapp& Chris dhe është realizuar mjaft mirë, ndaj edhe ka ecur mirë në pak ditë. Zakonisht, përzgjedh më të mirët për këngët e mia.

- Çfarë mendove për këtë këngë që në momentin e parë që dëgjove demon?

- Në fakt, ka qenë më shumë intuita e Zapp&Chriss, të cilët në momentin që më treguan këtë këngë ishin të sigurt që do të kishte sukses dhe unë u besova atyre. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe!

- Me çfarë do të doje ta sfidoje veten artistikisht e profesionalisht?

Do të doja ta sfidoja veten me muzikë, me këngë, me suksese dhe me ndjeshmëri pozitive.

- Je mërzitur ndonjëherë duke kënduar?

- Ende nuk ka ardhur ajo ditë dhe besoj se nuk do vijë ndonjëherë. Uroj me shpirt që të mos vijë!

- Ti vetë, kur ke filluar ta ndiesh suksesin?

- Suksesin e kam ndier që me këngën e parë që kam kënduar dhe kjo falë publikut e njerëzve të mi të

- - -

dashur që më kanë mbështetur pa masë, ndaj i falënderoj. (Buzëqesh)

- Ka shoqe që të shohin me bisht të syrit?

- Ato që i quaj tamam shoqe, nuk më shohin kurrë me bisht të syrit, përkundrazi, lumturohen dhe më mbështesin në gjithçka.

- Cili është ai mendim i fshehtë që të kalon nëpër mendje, teksa sheh veten në ekran?

- Më vijnë shumë men- dime, në fakt, kur shoh veten në ekran. Kjo gjë besoj se nuk më ndodh vetëm mua. (Buzëqesh)

- Ka patur ndonjë rast kur ke dashur të jesh mashkull? Kur?

Pyetje interesante! Ç’është e vërteta, ka patur shumë raste që kam dashur të jem mashkull, kur kam qenë e nevrikosur me diçka apo me dikë. Epo, kur je mashkull nuk mendohesh dy herë për të bërë një veprim impulsiv, kurse kur je femër është ndryshe, pasi gjykohesh më vonë.

- Çfarë nuk do t’i falje

-

kurrë një personi që të njeh mirë?

- Kur ajo do bënte gjëra që unë do t’i quaja anormale për një lidhje të ngushtë shoqërore.

- Kur një mike, nuk quhet më e tillë për ty?

Ndoshta kur shfaq mosbesim ndaj meje. Ka njerëz që edhe pse të njohin shumë mirë dhe e dinë se si je, vënë gjithçka në dyshim te ti, sepse është në natyrën e tyre që të jenë kaq mosbesues, por për mua kjo është shumë lënduese. Një mike e mirë beson gjithmonë te ti.

- Cili ishte mendimi i parë me të cilin u zgjove sot?

- Çfarë ëndrre të bukur që pashë! (Qesh)

- Cilin emocion nuk do të arrije ta shpjegoje dot me fjalë?

Çdo emocion ka veçantinë e tij, por si ato fluturat në stomak nuk ka, sa për dijeni! Ato s’i shpjegoj dot. (Qesh) - I ke tani ato flutura në stomak?

- Të thashë, do t’ju tregoj kur të jem e dashuruar, madje lumturisht e dashuruar.

- -

- Më thuaj diçka të këndshme që do të doje që dikush të bënte për ty?

- Eh, do të doja që njerëzit që më duan, të ma thonë këtë. Unë nuk mund të futem dot në mendimet e askujt dhe ndoshta s’do ta vë re këtë gjë nëse s’ma thonë, ashtu sikurse bëj edhe unë.

- Paragjykon apo përpiqesh gjithmonë t’i kuptosh të tjerët?

-

Nuk paragjykoj kurrë askënd, por as përpiqem t’i kuptoj, nëse s’më duket e arsyeshme. Ne njerëzit jemi aq të çuditshëm sa ndonjëherë nuk kuptojmë as veten.

- Në jetë duhet të bëjmë atë që na bën të lumtur apo atë që duhet bërë?

Nëse bëhet ajo që duhet bërë, ajo që quhet zgjedhje apo hap apo vendim i duhur, atëherë mund të arrijmë lumturinë, nuk mund të bëjmë dhe marrim gjithmonë atë që duam ne, atë me të cilën ndihemi më mirë. (Qesh)

- Çfarë është lumturia për ty?

- Gjithçka që më bën të buzëqesh. Edhe ti, më bën të buzëqesh me këto pyetje të bukura.

- Çfarë do të doje të të ndodhte nesër?

- Ah, se di! Të ngrihem shëndoshë e mirë njëherë, pastaj ta mendoj. (Qesh)

- Të ka mbetur ndonjë kompleks?

- Jam tërësisht pa komplekse.

- Si janë raportet e tua me paranë dhe kursimin? Më tepër shpenzon apo kursen?

- Raportet me paranë i

-

kam të mira. (Qesh) Shpenzoj shumë, më tepër shpenzoj për gjëra personale, për rroba, për makiazh e gjëra të tilla.

- Muzika është magji. Ku qëndron kjo magji për ty? - Në zemër. - Të kanë trembur ndonjëherë bërrylat që ekzistojnë mes kolegëve në muzikë?

- Aspak, sepse unë jam ajo që jam dhe kështu më duan fansat. Nuk kam arsye pse të ndryshoj dhe të përshtatem duke u shtirur.

- Femrat apo meshkujt e kanë më të vështirë në këtë pikë?

- Përsa i përket muzikës, për femra është pak më e vështirë sepse muzika ka shumë angazhime.

- Cilët janë dy personat më të rëndësishëm në jetën tënde?

- Nuk mund të veçoj askënd sepse dihet, familja është ajo që unë e kam më të rëndësishmen.

- Cila është arma jote e fortë?

- Mendoj se qetësia dhe pozitiviteti. Mundohem që çdo gjëje me të cilën përballem, t’i shikoj anën pozitive.

- Mendova se ishte bukuria…

- Bukuria është diçka për të cilën mund të kujdesesh, por nuk është armë kaq e fortë. (Buzëqesh)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.