Leart Dokle: Si luajta në një film me Salma Hajekun...

Intervista - - MUZIKE -

(Vijon nga faqja 3) të shprehem siç duhet, por ç’është më e rëndësishmja, unë kam fatin e madh të kem mbështetjen dhe dashurinë e saj dhe të të gjithë familjes time, në hapat e karrierës sime.

- Di që ke lidhje shumë të forta me Bullgarinë. Çfarë të mban kaq të lidhur me të?

- Gjendem në Sofie që nga klasa e tretë fillore; mendoje vetë tani pse jam kaq i lidhur me Bullgarinë.

- I ke idetë e qarta për të ardhmen? Si i ke menduar vitet e ardhshme?

- Mendoj që me shëndet të mirë, shumë punë dhe paksa fat, do të bëj rrugë të gjatë.

- Zakonisht, pyetet se kë admiron në aktrim, por unë dua të të pyes: për cilin nga aktorët e njohur ke antipati dhe nuk do ta merrje kurrë si shembull?

- Nuk mendoj se aktori duhet t’i lejojë vetes të tilla ndjenja në lidhje me punën. Gjithmonë e nga gjithkush ke çfarë të mësosh që të të shërbejë në të ardhmen.

- Nëse pasi ke bërë gjysmën e rrugës, gjërat nuk shkojnë ashtu siç i ke menduar ti, është aq e madhe ëndrra jote, sa t’ia nisje edhe njëherë nga fillimi gjithçkaje? - Abolutisht, po. - Cila ka qenë dëshira që ke shprehur kur ke fikur qirinjtë e tortës së fundit të ditëlindjes?

- Dëshira e tortës së fundit dhe e të gjithave sa mbaj mend përpara saj: “Shëndet e jetë për vete e për familjen time dhe më mirë do të bëhet!”. Këtë them çdo vit.

- Mban diçka, që mendon se të sjell fat?

- Momentalisht, mbaj si hajmali një thurje peri të kuq, dhuratë nga mami, që e ka marrë në një kishë në Bullgari...

- Një rol tjetër, që do ta përmbushte ambicien tënde?

- Në këtë etapë jam thjesht i etur për punë dhe çdo rol interesant dhe pro- vokues është i mirëpritur.

- Learti duke tërhequr një çmim... Cili do të ishte ai?

- “And the Oscar goes to...” ( Dhe Oskari shkon për..). ( Buzëqesh)

- Çfarë do të quaje ti humbje kohe?

- Të luaj, ose të shikoj kampionatin e hedhjes së shigjetave!

- Sa me fat e konsideron veten?

- Nuk mund ta përcaktoj me saktësi, por mendoj se unë e fati merremi vesh mirë. E kërkoj...

- A pajtohesh me thënien: “Fjalët e vërteta nuk janë gjithmonë të bukura dhe fjalët e bukura, nuk janë gjithmonë të vërteta”? - Pa asnjë dyshim... - Pa çfarë nuk do të mund të jetojë një aktor? - Pa skenën e teatrit. - Çfarë është ajo që të emocionon gjithmonë?

- Nuk është një ose dy e nuk është diçka e rrallë, pasi unë jam njeri emocional në përgjithësi, por gjëja më e freskët që më emocionoi jashtë mase, ishte kur Shqipëria shënoi gol në Kampionatin Evropian.

- Përveç aktrimit, me çfarë e mbush jetën tënde?

- Mundohem të jem aktiv. Merrem me sport, bëj boks, palestër dhe vrap. Lexoj shumë dhe shoh filma.

- Të tërheq më shumë një femër e bukur apo një femër e suksesshme?

- Të dyja në një. ( Qesh) - Tani, meqë dolëm këtu, ka një femër në jetën e Leartit?

- Jam i lirë dhe i pavarur, siç aspiron populli.

- Çfarë mendon se duhet për një karrierë të gjatë artistike?

- Psiqikë e fortë, dëshirë e madhe dhe shumë punë.

- Nëse do të kishe ndjekur këshillat e prindërve të tu, çfarë do të ishe bërë sot? - Aktor. - Duhet të ketë patjetër rivalë në aktrim që emri i aktorit të mbahet mend gjatë në kohë? - Jo, nuk është kriter. - Çfarë do të thoje në fund të kësaj interviste?

- Faleminderit për vëmendjen dhe konsideratën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.