Devis Xherahu: Për njeriun e duhur, ia vlen!

Intervista - - MUZIKE -

Sot kemi mjaft këngëtarë, por shumë pak artistë, të cilët mbushin ekranet, por rrallë shpirtin. Ndaj prania e muzikantëve të kompletuar si Devis Xherahu në skenën shqiptare, mund të quhet fat. Ai tregon që me kthimin nga Greqia ka bërë zgjedhjen e duhur dhe me të drejtë, sepse një Devis më shumë, është një tjetër vlerë e shtuar në pasurinë muzikore. Me dhuntinë për t’i prekur thuajse të gjitha zhanret, e shohim këtë herë në një projekt mjaft interesant. Atij “i pëlqen ajo” në këngën e fundit, kurse neve na pëlqen që ka ardhur kaq ndryshe dhe prapë… kaq bukur. Njihuni më nga afër me njeriun që fshihet pas këngëtarit. Zbulimi do të jetë interesant dhe kjo është pak, por e sigurt...

Alma Buci: - Devis, rikthehesh pas 3 muajsh me këngën “Më pëlqen ajo”, një këngë ritmike që të sjell ndryshe nga ç’jemi mësuar të të shohim më parë… Një dëshirë apo nevojë, domosdoshmëri për të ndryshuar?

Devis Xherahu: - Në fakt, unë nuk shkruaj asnjëherë për domosdoshmëri. S’kam klishe si artistët e tjerë, që erdhi vera dhe duhet të bëj patjetër diçka. Unë flas nëpërmjet këngës vetëm kur kam diçka për të thënë.

- Kujt i shkojnë meritat për këtë këngë të bukur?

- Kënga është një krijim, orkestracion dhe ide e mikut tim më të mirë, mbështetjes sime më të madhe artistike në Shqipëri, kompozitorit, orkestruesit dhe kitaristit Gent Myftaraj. Ai më ftoi në studio të shikoja projektin e tij dhe sapo e dëgjova melodinë, thashë atë shprehjen time të famshme që e dinë të gjithë: “Ajo është”. Teksti u realizua nga një djalë i vogël në moshë, por mjaft i talentuar, Kejvin Kalo. Në këtë këngë bashkëpunoj me një djalë të ri, 21 vjeç, mjaft i talentuar në zhanrin e tij, me emrin artistik Marly. I ka dhënë gjithashtu freski dhe mjaft stil këngës aktorja e humorit në “Al Pazar”, Ori, një vajzë mjaft simpatike, e shkathët dhe me sharm.

- Kënga është pasuese e “Paska qenë e shkruar”, klipi i së cilës erdhi si një film me metrazh të shkurtër. Çfarë të pëlqen më shumë te kjo këngë?

- Ka një fabul shumë të veçantë. Siç e patë edhe nga klipi, nuk ishte sinkron, por vetëm një pjesëmarrje e heshtur e imja duke folur vetëm nëpërmjet muzikës dhe fabulës së këngës.

- Mendon se gjërat në jetë janë pasojë e lëvizjeve të duhura ose të gabuara apo justifikohesh me një “Paska qenë e shkruar”?

- Besoj të parën. Vetë njeriu vendos për gjërat që i ndodhin dhe që kanë për të ndodhur sepse sot jetojmë për nesër. Po të ngelemi te fati, më besoni se s’do të kishte ndodhur asgjë nga ato që kam arritur në jetë.

- Në sa prej këngëve të tua, ka një histori që të përket?

- Në të shumtën e këngëve të mia, ka histori nga jeta ime, momente të përjetuara nga unë vetë. Sepse, siç themi, “gjuha shkon ku dhemb dhëmbi”. (Buzëqesh)

- Të pëlqen muzika kështu siç është?

- Më pëlqen. Është gjë e mirë që secili nga ne artistët e sjell muzikën në veshin e publikut sipas shijes së tij. Megjithatë, s’më takon mua ta gjykoj. Fatmirësisht, shkolla 12 vjeçare si muzikant për flaut dheafor25vitekarrierësikëngëtar, janë dy armë që nuk më lënë të dal nga vetja. Mendoj se është muzika ajo që më përfaqëson.

- Sa e vështirë është të mos biesh pre e kompromiseve në art?

- Unë di shumë mirë çfarë dua dhe çfarë kërkoj. Në emër të këtyre dy arsyeve, kam krijuar identitetin tim në këngë. Ndihem me fat që zëri im është i përshtatshëm për shumë zhanre, kështu që dua s’dua unë, në çdonjërin prej tyre do të jem i përfshirë.

- Kur e kupton që një punë është vërtet e mirë?

- Sado që të të pëlqejë diçka që në momentin e parë dhe unë, zakonisht, e kam nuhatjen për suksesin e një kënge, prapë fjala e fundit i takon publikut. Publiku është pasqyra jonë.

- Një këngë e mirë është ajo që ka 1000 apo 10 milionë klikime?

- Është një sëmundje gripale që ka kohë që ka pushtuar botën, por sidomos Shqipërinë. Unë qesh kur shoh dukuri të tilla sepse kam parë këngë me shumë klikime dhe këngë me 1/7 e tyre që në një koncert me 3000 mijë veta, publiku i këndon njëzëri, kështu që nxirrini vetë përfundimet.

- A mund të quhet art, kur është edhe biznes?

- Jetojmë në kapitalizëm dhe duam apo s’duam ne, çdo gjë konvertohet materialisht. Kur publiku dëgjon një këngë të bukur që ka art brenda, pa diskutim që do ta blejë atë. Kjo ndodh në çdo aspekt të jetës; për këngët, për futbollistët, për gjithçka.

- Çfarë të ka mësuar ky biznes?

- Është rastësi dhe fat që hobi im dhe ajo që unë studiova, të kthehej në profesion. Mësimi më i mirë që të jep ky biznes është të jesh i vërtetë dhe ta dashurosh atë që bën.

- Kush mendon se e bën më mirë punën e tij në këtë industri?

- S’më takon mua ta them Spitali Guven është themeluar më 1974 në Ankara. Ai ka një staf prej 1300 punonjësish, nga të cilët 200 profesorë e docentë, më të njohurit dhe të vlerësuarit në Turqi. Ky spital ofron këto shërbime të specializuara: Kirurgjia kardio-vaskulare, e kraharorit, kozmetike, e trurit dhe neurokirurgjia, sëmundjet e fëmijëve, mjekimi dhe rehabilitimi fizik, sëmundjet e aparatit tretës, të syrit, gjinekologjike dhe lindje, urologji, nefrologji, radiologji, sëmundjet e brendshme, transplante, ortopedi, traumatologji, onkologji dhe sëmundjet e gjirit. Spitali Guven prej tre vjetësh ka një zyre përfaqësimi ku merren përsipër falas përkthimi dhe dërgimi i analizave pranë pavioneve të mësipërme. Përgjigjja e çdo konsulte vjen brenda 24 oreve. Adresa: ETC, Galeria (European Trade Centre) Kati i 3-të. Bulevardi: “Bajram Curri” Tiranë Cel: 00355692108832 / 00355672011156. Tel: 0035542230862. Facebook: Spitali Guven. Email: spitaliguven.ankara@yahoo.com.www.guven.com.tr sepse jam artist dhe nuk gjykoj siç nuk dua të gjykohem. Ka vend për të gjitha shijet sepse nuk ekziston vetëm një ngjyrë, por të gjitha ngjyrat e ylberit. Gjithsesi, filtri më i mirë është publiku. Ai vendos cili është më i miri, më kreativi.

- Cilat konsideron si sukseset e tua më të mëdha në jetë?

- Besoj se suksesi më i madh i çdonjërit dhe i imi është shëndeti dhe familja e shëndetshme. Sukseset e tjera shkojnë dhe vijnë.

- Tri fjalët që të përshkruajnë më mirë?

- Kam disa cilësi që besoj se i kam të mira: vërtetësia, korrektësia dhe të qenit i drejtpërdrejtë me këdo.

- Cili ka qenë keqkuptimi më i madh që të tjerët kanë patur rreth teje?

- Në përgjithësi, njerëzve u pëlqen që t’u rrahësh shpatullat. Kur iu vë miqve para një pasqyrë, të cilën do të doja të ma vinin edhe mua, këtu lind keqkuptimi. Jo për shumë kohë, sepse më pas më falënderojnë.

- Të ka bërë të qenit person publik, një njeri më të lumtur?

- Ajo çka më bën të lumtur si artist është që ndihem i kompletuar. E kam patur ëndërr këngën dhe vazhdoj të jetoj prej saj. Të tjerat janë dytësore, si fama apo çfarëdo tjetër.

- Ç’të re ka nga jeta jote private?

- Kam kohë që nuk flas për jetën private sepse është si të thuash “bli duhan” kur e di që do vdesësh. Gazetarët kërkojnë të dinë për jetën private kur ajo është private. Jam ashtu siç më keni lënë.

- Është bukur të jetosh me një Miss?

- Është po aq bukur sa një Miss të jetojë me një këngëtar. (Qesh)

- Me serenatë e ke bërë për vete?

- Pa diskutim që kënga zbut kafshën e jo më njeriun.

- Ty, çfarë të bën për vete te një femër? Çfarë ta bën të afërt atë?

- Nëse flasim për momentin e parë, do të gënjeja po të mos thoja paraqitja, por tek unë kjo bukuri venitet shpejt nëse nuk është po aq i bukur shpirti i saj. Ndaj, përfundimin nxirreni vetë.

- Çfarë humbet dhe çfarë fiton në angazhimin serioz me një femër?

- Në një marrëdhënie, koha është faktori që edhe humbet, edhe fiton, por ia vlen për njeriun e duhur. Hallall t’i ketë! (Buzëqesh)

- Çfarë të pëlqen veçanërisht në një marrëdhënie?

- Kryesor është mirëkuptimi, toleranca dhe dialogu. Jo të gjithë do ta kuptonin pozicionin tim si artist dhe këngëtar. Ne bëjmë jetë të dyfishtë, kemi dy familje; familja e parë, ajo që kemi në shtëpi dhe familja e dytë, publiku. Ndihem me fat që kam një marrëdhënie të shëndetshme.

- Keni plane për ta çuar lidhjen më tej?

- Nuk bëhen plane, nëse lidhja nuk flet vetë. Për ne, deri tani, lidhja po flet, domethënë, jemi në rrugë të mbarë.

- Çfarë mendon për institucionin e martesës? Do të ketë një të tillë së shpejti për ty?

- Martesën e konsideroj një metal në gisht dhe një firmë në letër të bardhë. Janë ose s’janë këto në një marrëdhënie, nuk janë fryti i një lidhjeje dhe nuk e vendosin fatin e saj.

- Kur mban mend të kesh qenë më i lumtur se kurrë?

- Kam jetuar për shumë vite në Greqi dhe në shumë vende të tjera të botës. Megjithëse artistë, jemi shqiptarë dhe nuk kemi luksin që ta kemi gjithmonë familjen me vete. Ndaj, momentet më të lumtura për mua ishin kur takoheshim me prindërit.

- Cila periudhë e jetës tënde të mungon?

- Ndoshta kthimi nga Greqia, paçka se isha në luks profesional. Kthimi në Shqipëri, për të shijuar vërtet duartrokitjet e publikut tim ishte veprimi im më i zgjuar; ai i duhuri, në kohën e duhur.

- Cilat nga sugjerimet e partneres i merr në konsideratë?

- Nga partnerja marr çdo gjë në konsideratë.

- Nëse do të përpiqeshe të provoje diçka të re, çfarë do të ishte intriguese për ty?

- Jam tip që e sfidoj frikën dhe kam dëshirë të hidhem me parashutë. Udhëtoj shumë shpesh dhe kam patur momente të rrezikshme; qoftë edhe në avion e përjetoj adrenalinën.

- Ke bërë ndonjë gjë ekstreme deri tani? - Safari në Afrikën e Jugut. - Çfarë e bën një person të dëshirueshëm? - Karakteri pozitiv. - Çfarë është ushqim për shpirtin?

- Unë shpesh shkoj në kulte fetare. Si ortodoks që jam, shkoj në kishë dhe humbas. Të njëjtën qetësi e gjej edhe në kulte të tjera, sepse të gjitha kanë një burim, Zotin. - Zakoni yt më i keq? - Të fjeturit vonë dhe shumë pak, por e kam mësuar trupin kështu.

- Nëse do të doje të ktheheshe edhe njëherë te të 20-at, për çfarë do ta bëje?

- Kam patur fiksim Hollivudin e Amerikën dhe doja që karrierën që bëja në Greqi, ta bëja në Amerikë. Babai im kishte shije filmash amerikanë, më edukoi me Elvis Preslin etj., por nuk ishte mundësia ta filloja një karrierë atje, ashtu siç unë doja.

- Lloji i njerëzve që do patjetër t’i kesh afër?

- Ata të cilët ma thonë të vërtetën në sy. Kjo nuk më dhemb sepse jam rritur duke dëgjuar të vërtetën. Dua të m’i pakësojnë, jo të m’i shtojnë të metat.

- Për çfarë do të doje të mbaheshe mend? - Për atë që jam. - Titulli që do t’i vije jetës tënde?

- Ka qenë një film i vjetër që mua më pëlqente shumë, me një aktor dhe këngëtar spanjoll që quhej Hoselito. Titulli i kësaj kënge më ka shoqëruar gjatë gjithë jetës dhe nëse do ta përmblidhja jetën time, do ta quaja: “Dëgjoni këngën time”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.