Hazalli diskrediton familjen Gyrpënar

Intervista - - TELENOVELA -

Gjatë darkës te Gylsereni, Xhihani i bën një surprizë Hazallit. Ai i jep asaj dokumentin e identifikimit, ku ajo është regjistruar si e bija e Xhihanit dhe e Dilarës dhe ka mbiemrin Gyrpënar. Hazalli lumturohet dhe nuk humbet rastin për t’ia treguar këtë Shejdës, ndërsa Gylsereni ndihet shumë keq...

Xhihani i kthen krahët Harunit

Haruni e fton Xhihanin për një drekë miqësore. Ky i fundit nuk i beson aspak Harunit, ndërsa përpiqet të tregohet si një mik i mirë. Haruni i bën propozim që të bëhen ortakë. Xhihani nuk pranon dhe ia thotë hapur se nuk ka mbetur më asgjë nga miqësia e tyre e dikurshme, pavarësisht se ai i është mirënjohës për gjithçka që ka bërë Haruni për të. Pas kësaj, Haruni ndihet shumë keq dhe shkon të zbrazet tek i ati.

Xhandani vazhdon ta manipulojë Dilarën sipas dëshirës së saj. Në zyrën e tij, Xhihani me Jëlldërëmin bëjnë lidhjen mes tre emrave dhe Dubrovinkut: Xhandani i kishte folur Dilarës për një klinikë në Dubrovnik, Haruni ka një kompani në Dubrovnik dhe po ashtu, edhe personi me të cilin pati probleme me kompaninë e tij Xhihani, operon në Dubrovnik.

Ozkani gjen punë si taksist, por rrëzohet nga shkallët e ndrydh këmbën, kështu që Kerimani përfiton nga rasti për të filluar punë në vend të tij. Hazalli nis të grindet sërish me të ëmën dhe i thotë asaj se nuk ka të drejtë t’i kërkojë llogari, pasi nuk është e ëma. Hazalli nis të bëjë pazare pa fund me kartën e kreditit që i ka dhënë Xhihani dhe të shijojë deri në fund avantazhet që i jep të qenit vajza e një njeriu të pasur e të pushtetshëm. Denisi shkon ta takojë Xhansunë në pistën e vrapimit, duke e bërë atë shumë të lumtur.

Xhandani mëson lidhjen e Harunit me Dilarën

Rahmiu vazhdon t’i mbajë inat Xhihanit që nuk e nxori nga burgu. Dilara kalon një mbrëmje romantike me Harunin, i cili bën gjithçka që ta bëjë për vete atë. Xhandani shkon të takojë Harunin, por rojet nuk e lënë të kalojë, duke i thënë se Haruni e ka mbyllur hotelin pasi ka miq të rëndësishëm. Ajo vendos të presë aty, por e pret një surprizë shumë e dhimbshme për të: Haruni del nga hoteli i shoqëruar nga Dilara, me të cilën duket shumë i afërt. Ajo takohet me ta dhe Dilara ia prezanton Harunit si avokaten dhe shoqen e saj më të mirë, pa e kuptuar se ata të dy njihen me njëri-tjetrin.

Kur kthehet në shtëpi, Dilara ia bën të qartë Rahmiut se tani që ajo është divorcuar nga i biri, ai nuk mund të qëndrojë më në shtëpinë e saj, pasi shpejt, ajo mund të martohet me dikë tjetër. Kjo i bie si bombë Rahmiut, i cili grindet keq me Dilarën dhe ikën nga shtëpia.

Xhandani shkon t’i kërkojë llogari Harunit se pse i ka bërë gjithçka pas krahëve, ndërkohë që ajo e dashuron. Haruni e kërcënon se do ta vrasë nëse Dilara mëson gjë për lidhjen e tyre dhe për të gjitha planet që ata kanë bërë së bashku. Ai i tregon një dosje me dokumente të cilat e kompromentojnë Xhandanin, madje mund ta çojnë atë në burg.

Haruni puthet me Dilarën

Haruni, shkon në shtëpinë e Dilarës, ku ata puthen për herë të parë së bashku. Ozani dhe Xhansuja i kërkojnë llog- ari Dilarës për largimin e gjyshit nga shtëpia... Tani që ka mbetur në rrugë, Rahmiu është i detyruar të pajtohet me Xhihanin dhe të jetojë në njërën nga shtëpitë e tij.

Në përpjekje për t’u hakmarrë fshehurazi ndaj Harunit, i cili tashmë i ka shkëputur lidhjet e dashurisë me të, Xhandani vendos të përdorë Alperin. Ajo i premton atij një punë në ndërmarrjen e Dilarës dhe e bind këtë të fundit se është më mirë për të të punësojë Alperin si drejtor të marrëdhënieve me publikun.

Gylsereni po përjeton dashurinë e saj me Xhihanin, ndërkohë që është shumë e lumtur në punën e re dhe në marrëdhënien e mirë që ka krijuar me pronaren. Hazalli shkon në ndërmarrjen e Dilarës dhe grindet me të, duke e turpëruar para punonjësve të saj. Dilara e përzë.

Hazalli bie në kurthin e Xhandanit

Hazalli bie pre e kurthit të ri të Xhandanit, e cila punëson një gazetare, që do të bëjë një reportazh për Hazallin.

Në këtë reportazh, Hazalli luan rolin e viktimës, duke diskredituar familjen Gyrpënar dhe duke e nxjerrë Xhansunë si kriminele. Dilara e shikon reportazhin ndërkohë që është te Haruni dhe largohet menjëherë, mbi të gjitha e shqetësuar për faktin se si mund ta ketë përjetuar Xhansuja të gjithë këtë. Haruni e kupton se në këtë mes është dora e Xhandanit.

Të gjithë shokohen nga fjalët e Hazallit në televizion. Kjo e fundit nuk kthehet në shtëpi, e turpëruar nga ajo që ka bërë. Xhansuja e përjeton shumë keq gjithçka që ka thënë Hazalli dhe nuk pranon të dalë nga shtëpia pasi i trembet reagimit të njerëzve ndaj saj. Xhihani është i shqetësuar për fatin e Hazallit, gjë që Dilara nuk arrin ta kuptojë. Ai i thotë se është edhe faji i tyre që Hazalli sillet kështu, duke e bërë Dilarën të kujtojë të gjitha situatat me Hazallin, me brerje ndërgjegjeje.

Hazalli nga ana e saj ka shkuar në televizion dhe i kërkon llogari gazetares që e ka bërë reportazhin sipas mendjes së saj. Ajo ia bën të qartë se nuk ka asnjë faj dhe se ka qenë vetë Hazalli që ka dashur ashtu... E shkatërruar, Hazalli nis të qajë në rrugë dhe i telefonon Xhihanit. Ai e gjen dhe e sjell në shtëpi. Gylsereni dhe xhihani përpiqen ta qetësojnë...

Ozkani i kërkon të falur Hazallit

Haruni i kërkon llogari Xhandanit për këtë që ka bërë, ndërkohë që ajo nuk pranon asgjë. Gylsereni shkon me Hazallin në shtëpinë e Dilarës dhe i kërkon llogari asaj për sjelljen ndaj Hazallit, të cilën një herë e ka pranuar dhe një herë e ka përzënë nga shtëpia... Ajo e pyet nëse e do me të vërtetë Hazallin, por Dilara, edhe nën presionin e Ozanit, nuk flet asnjë fjalë. Atëhere Gylsereni e merr Hazallin dhe i kërkon asaj që të heqë dorë nga familja Gyrpënar dhe ta pranojë fatin e saj... Hazalli, duke u ndier e mbrojtur, afrohet edhe një herë me të. Ajo nis të sillet mirë edhe në shtëpi, ku e ndihmon Derjan në punët e shtëpisë...

Xhansuja ikën nga shkolla e persekutuar nga fjalët paragjykuese të shoqeve të saj, mes të cilave, edhe Shejda. Ajo takohet me Denisin në një restorant, por i shqetëson një gazetar që Denisi e rreh dhe largohet bashkë me Xhansunë nga lokali.

Pas kësaj që ka ndodhur, duke e vrarë ndërgjegjja, Ozkani shkon t’i kërkojë të falur Hazallit, që e ka lënë vetëm kur ishte ende e vogël. Hazalli i tregon për dhembjen e saj dhe i thotë se për të, ai ka vdekur...

Pajtohet Hazalli me Xhansunë

Gylsereni shkon të takojë Xhansunë, por ajo është shumë e inatosur me Hazallin dhe me faktin që Gylsereni përpiqet vazhdimisht ta mbrojë. Duke mos patur zgjidhje tjetër për t’i pajtuar njerëzit e tij më të dashur, Xhihani organizon një darkë, ku i fton të gjithë, pa dijeninë e njëri-tjetrit. Me gjithë tensionin që kanë kur kuptojnë planin e Xhihanit, të gjithë mbeten pa fjalë kur Hazalli i kërkon të falur Xhansusë dhe të gjithë të tjerëve për të gjitha veprimet e saj. Xhansuja e fal dhe ato të dyja i premtojnë njëra-tjetrës se tashmë do të jenë vërtet motra. Dilara, Gylsereni dhe Xhihani janë të lehtësuar që më në fund, duket se mosmarrëveshjet mes tyre po marrin fund. Por, Ozani zemërohet dhe nuk është aspak dakord që Xhansuja është treguar aq e dobët dhe e ka falur Hazallin pas gjithë atyre që ka bërë kjo e fundit kundër saj...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.