Cila metodë kontraceptive bën për ty?

Intervista - - SHENDET -

Është e vështirë të zgjedhësh një metodë kontraceptive, me kaq mundësi sa ekzistojnë sot. Në fillim, i duhen bërë vetes pyetjet e duhura. A ke nevojë të mbrohesh nga SST-të (sëmundjet seksualisht të trashëgueshme)? Sa të rëndësishme janë çmimi dhe lehtësia në përdorim? Cila është më efikase? Vetëm mungesa e raporteve është 100% efikase, por ka metoda që i afrohen asaj. Lexoni shkrimin tonë për të mësuar gjithçka rreth mënyrave kontraceptive që ekzistojnë sot për sot, përparësitë dhe të metat e tyre...

1. Evitimi i raporteve gjatë ditëve pjellore

Ndryshe quhet edhe planifikim familjar natyral. Kjo metodë nënkupton evitimin e seksit gjatë ditëve që gruaja është më pjellore. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të vërehen ndryshime në mukozën e qafës së mitrës dhe në temperaturën e trupit. Për ta përdorur në mënyrë sa më korrekte, duhet kontaktuar një doktor.

Pozitive: Nuk përdoren as aparate, as ilaçe, është pa shpenzime

Negative: Kufizon seksin spontan. 25% e atyre që e përdorin mbeten shtatzënë.

2. Spermicide

Spermicidet përmbajnë një substancë kimike që vret spermën. Ato janë në formë shkume, xheli, kremi, apo filmi, që vihet në vaginë para seksit. Disa lloje duhen vënë 30 minuta para seksit. Përdorimi i shpeshtë mund të shkaktojë irritim, shtim të rrezikut të infeksioneve dhe SST. Spermicidet përdoren më shpesh së bashku me metoda të tjera kontraceptive.

Janë të lehta në përdorim dhe jo të shtrenjta (1$/ përdorim).

Negative: Mund të shtojnë rrezikun e SST-ve. 29% mbeten shtatzënë.

3. Prezervativi mashkullor

Prezervativi prej lateksi është një metodë klasike që pengon futjen e spermatozoideve në mitër, që mbron edhe nga shtatzanitë, edhe nga SST-të. Nga çiftet që përdorin vetëm këtë metodë, 15% mbeten shtatzënë çdo vit.

Pozitive: I gjen kudo, të mbrojnë nga shumica e SST-ve, janë të lirë (një copë kushton nën 1$).

Negative: Është efikas vetëm kur përdoret në mënyrën e duhur. Nuk mund të ripërdoret.

4. Prezervativi femëror

Prezervativi femëror është një qeskë e hollë plastike që vesh vaginën nga brenda dhe mund të vihet deri në 8 orë para seksit. Është më pak efikase sesa prezervativi mashkullor.

Pozitive: Gjendet lehtë, ofron njëfarë mbrojtjeje ndaj SST-ve dhe e përcjell ngrohtësinë e trupit më mirë sesa prezervativi mashkullor.

Negative: Mund të shkaktojë zhurma. 21% e përdorueseve ngelen shtatzënë, nuk ripërdoret. Nuk duhet përdorur bashkë me një prezervativ mashkullor, për të evituar çarjet.

5. Diafragma

Diafragma është një copë plastike në formë kupe që vendoset në qafën e mitrës para seksit. Përdoret bashkë me një spermicid. Efikasiteti krahasohet me atë të prezervativit mashkullor. Afro 16% e përdorueseve mbeten shtatzënë, përfshi këtu edhe ato që nuk e përdorin në mënyrë korrekte këtë metodë.

Pozitive: Nuk kushton shumë (një diafragmë që zgjat dy vjet kushton 15-75$).

Negative: Duhet vënë nga doktori, nuk të mbron nga SSTtë. Nuk mund të përdoret gjatë periodave, pasi ekziston rreziku i sindromës së shokut helmues (Infeksion i rëndë bakterial).

6. Kupa cervikale (e qafës së mitrës)

Kupa cervikale është e ngjashme me diafragmën, por më e vogël. Ajo vihet para qafës së mitrës, duke bllokuar hyrjen në mitër. Mund të përdoret me një spermicid. Rreziku i dështimit të kësaj metode është 15% për gratë që nuk kanë fëmijë dhe 30%, për ato që kanë.

Pozitive: Mund të qëndrojë në vend për 48 orë.

Negative: Duhet vënë nga doktori, nuk të mbron nga SSTtë dhe nuk mund të përdoret gjatë periodave.

Ky sfungjer është material sintetik dhe përmban edhe spermicid. Ai vihet në qafën e mitrës deri në 24 orë para seksit. Sfungjeri është pothuajse aq efikas sa edhe kupa cervikale, me një nivel dështimi 16% për gratë pa fëmijë dhe 32%, për ato me fëmijë. Ndryshe nga diafragma apo kupa, nuk ka nevojë të vihet nga doktori.

Pozitive: Nuk ka nevojë të marrësh recetë nga mjeku për ta blerë, është menjëherë efikas.

Negative: Është e vështirë të vihet në mënyrë korrekte, nuk të mbron nga SST-të. Nuk mund të përdoret gjatë periodave.

Shumica e pilulave përdorin hormonet, estrogjenet dhe progesteronin për të parandaluar ovulimin. Kur merret në mënyrën e duhur, pilula është shumë efikase. Afro 8% e përdorueseve mbeten shtatzënë, përfshi këtu edhe ato që harrojnë ta marrin ndonjë ditë. Ashtu si gjithë kontraceptivët me hormone, ajo duhet marrë me recetë mjekësore.

Pozitive: Perioda më të rregullta, më të lehta, ose mungesë e tyre, në varësi nga lloji i pilulës. Më pak ngërçe gjatë periodave.

Negative:

Pilula e së nesërmes 7. Pilula kontraceptive

Pilula e së nesërmes vepron për pengimin e shtatzanisë pas seksit. Kjo është një mundësi nëse nuk është përdorur një metodë kontraceptive gjatë seksit, ose nëse gruaja dyshon se metoda që ka përdorur ka dështuar. Të gjitha llojet e pilulave përmbajnë një dozë të lartë hormoni që gjendet edhe në pilulat kontraceptive. Këto pilula duhen përdorur brenda 72 orëve nga seksi i pambrojtur. Tani ka dalë një pilulë që përdoret deri në 5 ditë pas seksit dhe që nuk

6. Sfungjeri kontraceptiv

Është e kush- tueshme (15-50$ në muaj), nuk të mbron nga SST-të. Mund të shkaktojë efekte dytësore, si dhimbje gjoksi, njolla gjaku ndërmjet cikleve, koagulim të gjakut dhe rritje të presionit të tij. Disa gra nuk duhet t’i përdorin pilulat.

8. Paçet kontraceptive

Gratë që e kanë problem të kujtojnë marrjen e pilulës, mund të përdorin në vend të saj paçet kontraceptive. Paçi vihet në lëkurë dhe ndërrohet vetëm një herë në javë, për tre javë rresht, ndërsa javën e katërt nuk vihet. Paçi lëshon të njëjtin lloj hormonesh si pilula dhe është po aq efikas sa ajo.

Pozitive: Perioda më të lehta, të rregullta, më pak ngërçe, nuk ke nevojë të mbash mend të pish çdo ditë pilulën.

Negative: Kushton 15-50$ në muaj, mund të shkaktojë irritim të lëkurës, ose efekte të tjera dytësore si pulula. Nuk të mbron nga SST-të.

9. Unaza vaginale

Kjo është një unazë e butë plastike, që vihet brenda vaginës. Ajo çliron të njëjtat hormone si pilula e paçi dhe është po aq efikase, por zëvendësohet vetëm një herë në muaj.

Pozitive: Perioda më të lehta, të rregullta dhe vihet vetëm një herë në muaj.

Negative: Kushton 30-50$ në muaj, mund të shkaktojë irritim të vaginës, ose efekte të tjera dytësore, të ngjashme me pilulën dhe paçin. Nuk mbron nga SST-të.

10. Injeksionet kontraceptive

Injeksionet kontraceptive, janë disa injeksione me hormone që mbrojnë nga shtatzanitë për tre muaj. Për një çift ato janë më efikase sesa pilulat, sepse vetëm 3% e përdorueseve mbeten shtatzënë çdo vit.

Pozitive: Injeksionet bëhen vetëm katër herë në vit, janë shumë efikase.

Negative: Kushton afro përdor hormone, por ilaç dhe merret me recetë mjekësore.

Mundësitë për gratë më në moshë

Mosha dhe stili i jetesës janë faktorë të rëndësishëm në zgjedhjen e metodës kontraceptive. Nëse jeni mbi 35 vjeç, pini duhan dhe jeni obeze, nuk rekomandohet kombinimi i pilulës, paçit dhe unazës. Është më mirë të konsultoheni me doktorin për mundësi më të sigurta. Nëse po i afroheni menopauzës, mund të zgjidhni injeksionet, sepse ato le- 240$ në vit, mund të shkaktojë daljen e njollave të gjakut, ose efekte të tjera dytësore. Nuk të mbron nga SST-të.

11. Implantet

Implanti është një shkop i vogël, sa një kunj shkrepëseje, që vihet nën lëkurën e krahut. Ai çliron të njëjtin hormon si injeksioni, por të mbron nga shtatzanitë për 3 vjet. Niveli i dështimit është më pak se 1%.

Pozitive: Zgjat tre vjet, është shumë efikas.

Negative: Kushton më shumë (400-800$ për ekzaminimin dhe vënien në krah), mund të shkaktojë efekte dytësore, përfshi këtu edhe perioda të çrregullta. Nuk të mbron nga SST-të.

12. Sterileja

Sterileja është një copë plastike në formë T-je, që vendoset brenda mitrës nga doktori. Sterileja prej bakri është efikase për 10 vjet. Ajo hormonale, mund të zëvendësohet pas 5 vjetësh, por të ndihmon të kesh cikël më të lehtë dhe pa shumë ngërçe. Të dyja tipet funksionojnë duke penguar spermatozoidët që të pllenojnë vezën. Më pak se 8 gra në 1000, mbeten shtatzënë.

Pozitive: Zgjat shumë dhe nuk ke nevojë të kujdesesh për të

Negative: Perioda të çrregullta, ose më të rënda, me sterilenë prej bakri. Kushton, mund të dalë jashtë dhe të shkaktojë efekte dytësore.

13. Lidhja e tubave

Nëse ju jeni të sigurt se nuk doni më fëmijë në të ardhmen, mund të jeni gati për këtë metodë kontraceptive të përhershme. Kjo metodë tradicionale për gratë quhet lidhja e tubave. Një kirurg mbyll tubat e fallopit, duke e penguar vezën të htësojnë disa nga simptomat e perimenopauzës.

Tërheqja

Afro 6 në 10 gra amerikane thonë se partneri ka përdorur metodën e “tërheqjes”, një metodë kjo e lashtë, që bëhet kur burri heq penisin e tij nga vagina para ejakulimit. Studimet e reja kanë treguar se, kur bëhet në mënyrë korrekte, afro 4% e grave mbeten shtatzënë çdo vit. Në përgjithësi, 18% e grave mbeten shtatzënë me këtë metodë. dalë nga vezorja.

Pozitive: E përhershme, afro 100% efikase.

Negative: Kërkon ndërhyrje kirurgjikale, e parikthyeshme, kushton. Nuk mbron nga SST-të.

14. Implantet e tubave

Një procedurë më e re bën të mundur të bllokohen tubat pa ndërhyrje kirurgjikale. Implante të vogla prej metali, apo silikoni vihen në secilin tub. Indet që rriten veshin implantet dhe bllokojnë tubat. Pasi ekografia konfirmon që tubat janë bllokuar, nuk ka nevojë për metodë tjetër kontraceptive.

Pozitive: E përhershme, s’ka nevojë për operacion, afro 100% efikase.

Negative: Duhen nja dy muaj para se të bëhet efikase. Mund të shtojë rrezikun e infeksioneve të pelvisit, është e parikthyeshme, kushton.

15. Vazektomia

Përveç prezervativëve, vazektomia është e vetmja metodë kontraceptive që vepron te burrat. Kjo bëhet duke mbyllur me ndërhyrje kirugjikale tubat që çojnë spermën nga testet në sistemin riprodhues. Ajo nuk ndikon tek ejakulimi, por vetëm te lëshimi i spermatozoideve.

Pozitive: E përhershme, më e lirë se lidhja e tubave të grave, afro 100% efikase.

Negative: Kërkon ndërhyrje kirurgjikale, nuk është menjëherë efikase, mund të jetë e parikthyeshme.

Metodat më pak efikase

Kur nuk përdorin metoda kontraceptive, 85% e çifteve seksualisht aktivë mund të kenë një shtatzani brenda një viti. Edhe metoda më pak efikase e redukton këtë numër në mënyrë të konsiderueshme.

Metodat më efikase

Me gjithë metodat penguese, si prezervativët, apo diafragma, është vërtetuar se ato hormonale janë më efikaset. Sigurisht, e vetmja metodë 100% efikase është mungesa e raporteve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.