Si ta rindërtosh marrëdhënien pas një etape të vështirë?

Intervista - - INTIMITET -

Jeni në çift dhe të dashuruar, megjithatë, e ndieni se diçka ka ndryshuar. Ju nuk arrini të komunikoni, bëni dashuri më rrallë, ose më keq akoma, grindeni gjithë kohën. Para se të bëni valixhet dhe të ikni, reflektoni: Si ta rindërtoni çiftin tuaj? Si t’i thoni tjetrit/ës që e doni ende? Çfarë kompromisi duhet të bëni? Për të rigjetur rrugën e njerëzve të lumtur dhe të dashuruar, ju japim disa këshilla që do t’ju ndiPse një çift duhet t’i kapërcejë pengesat? Në epokën e prindërve tanë kishte pak divorce (kjo nuk ishte gjithmonë gjë e mirë). Kjo ndodhte sepse ata nuk ia mbathnin me të katra sapo hasnin pengesën e parë. Ja pra, se pse ata kanë të njëjtat mobilje, ndërsa ne i ndërrojmë kaq shpesh! Ju kërkoni gjëra të pamundura. Mbase jeni mësuar me familje të shpërbërë e të ripërbërë e ju duket kjo një gjë normale. Edhe defekti më i vogël kthehet në burim konflikti dhe ju nuk rrini dot pa e menduar. Ai flet me zë shumë të lartë, nuk di të vishet, ai është më i ri (një vit) se ju... Arsyet për t’u ndarë janë të shumta, por nga njëra anë, nuk është i gjithi faji juaj. Jeni rritur me përrallat e Dizneit dhe prisni prej vitesh princin e kaltër. Ju keni hequr dorë nga kali i bardhë dhe getat ngjitur pas trupit, por kërkoni që ai të jetë romantik, i kujdesshëm, inteligjent, zbavitës, i bukur, i shoqërueshëm. Jini realiste, askush nuk mund të grumbullojë kaq shumë cilësi, as ju vetë. Është e thjeshtë, duke qenë vazhdimisht në kërkim të perfeksionit, ju do të gjeni defektet. Po sikur ta pranonit tjetrin ashtu siç është? Nuk e pranoni të kaluarën e tjetrit. Kur krijoni një çift, ju duhet ta dini se nuk jeni e para për të. Ashtu si ju, edhe ai ka një të kaluar dashurore. Nuk keni asnjë alternativë tjetër, veçse ta pranoni këtë fakt. Thuajini vetes se ai është me ju aktualisht sepse ju do dhe ju keni cilësi që ai nuk i ka gjetur te një tjetër. hmojnë të rrëzoni pengesat në lidhje.

Frederik Begbeder, një shkrimtar francez, ka thënë se “dashuria është një katastrofë e mrekullueshme; e di që do të përplasesh me një mur dhe prapë shtyp pedalin e gazit». Në pamje të parë, ky citim mund të duket pesimist, megjithatë, asnjë histori dashurie nuk është një lumë i gjatë, i qetë. Të duash do të thotë të bësh lëshime

Më poshtë do të gjeni një listë me sprovat me të cilat përballet një çift. Sigurisht, nuk është një listë e plotë, janë vetëm rastet që hasen më shpesh. Tradhtia Ju keni vite në çift, por ja që njëri nga ju ka tradhtuar tjetrin. Që nga kjo kohë ju dyshoni për të ardhmen e çiftit. Ai që është tradhtuar ndihet i zhgënjyer, i prerë në besë dhe i humbur. Pyetjet që ai i bën vetes janë të shumta: Çfarë kishte tjetri/a më shumë se unë? A më dëshiron ai/ajo akoma? «Fajtori» ju beto- dhe, mbi të gjitha, të vësh në pikëpyetje edhe veten.

Asnjë çift nuk ka datë skadence, duhet thjesht të mësosh t’i kapërcesh pengesat dhe të thyesh rutinën. E rëndësishme është të jesh i ndërgjegjshëm që lidhja nuk është fushë me lule dhe që pengesa të shumta mund të ndërhyjnë në jetën tuaj: Tradhti, papunësi, vështirësi për të bërë fëmijë, ulje dëshire seksuale... Sprovat me të cilat përballet një çift het se ishte një gabim, për të cilin i vjen keq dhe që ju do akoma. Megjithatë, ju e keni të vështirë t’i zini besë përsëri. Vështirësi për të bërë fëmijë Ju ëndërroni të bëni fëmijë, që do të jetë simboli i pastër i dashurisë suaj. Për fat të keq, sado të përpiqeni, nuk arrini të realizoni një shtatzani. Nuk e kuptoni pse, konsultoheni me shumë specialistë, bëni analiza... Ju keni përshtypjen së ëndrrat e familjes janë rrëzuar dhe ju s’mund të bëni asgjë. Ulje libidoje Ju jeni përpjekur ta joshni duke veshur të brendshme seksi dhe duke i thënë fjalë me dy kuptime, por asgjë. Në këtë moment, seksi është zero; ai shpik një justifikim të kotë dhe shuan dritën. Ju pyesni veten nëse jeni ende e dëshirueshme. Për pasojë, e merrni tjetrin inat dhe ndiheni e zhgënjyer dhe e pakënaqur. Papunësi Për fat të keq, papunësia është një gjë gjithnjë e më e shpeshtë dhe vështirësia për të gjetur punë mund të krijojë tensione në gji të çiftit. Ai që punon ka nganjëherë përshtypjen se tjetri nuk përpiqet aq sa duhet, se nuk kërkon aq sa duhet... Pak nga pak, zemërohet dhe fillojnë grindjet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.