4 “mëkate seksuale” të grave

Intervista - - INTIMITET -

Seksualiteti i grave është në përgjithësi më i ndërlikuar se ai i burrave dhe gratë shpeshherë bëjnë gabime që u kushtojnë kënaqësi dhe... orgazma! Specialistja në temat e seksit dhe lidhjes, Trejsi Koks, na zbulon katër “mëkatet seksuale” më të shpeshta të grave dhe si ndikojnë ato në jetën e tyre erotike...

1. Gruaja nuk njeh trupin e saj

Shumë gra e arrijnë për herë të parë orgazmën nëpërmjet masturbimit. Ndryshe nga burrat, orgazma e grave është një proces më i ndërlikuar, që ato duhet “t’ia mësojnë” vetes. Burrat shpesh e kanë të vështirë ta fshehin eksitimin e tyre seksual, ndërsa gratë, përkundrazi, e kanë të vështirë “ta zgjojnë atë”. Statistikat janë të qarta: 95% e grave që masturbohen e arrijnë orgazmën. Kështu, specialistja jonë këshillon “ushtrimin” vetëm në shtëpi, me qëllim që gruaja të mësojë të kënaqë veten, çfarë i pëlqen dhe çfarë, jo. Kështu, ajo do të krijojë një ide më të saktë edhe të trupit të saj.

2. Gruaja nuk e merr kurrë nismën në seks

Specialistja i nxit gratë të marrin herë pas here nismën në seks dhe ta fillojnë ato lojën erotike, bile edhe kur nuk kanë shumë dëshirë për të bërë seks, me qëllim që ta mbajnë gjallë libidon e tyre dhe të partnerit. Elementi i surprizës do ta zgjojë inter- esin e tyre për seks dhe vetë gruaja do të jetë më e stimuluar kur e merr vetë nismën e para.

3. Gruaja ndien shpesh turp

Seksi ekspozon si burrin, ashtu edhe gruan, më shumë se çdo gjë tjetër. Një zhurmë e çuditshme që vjen nga trupi, ose ardhja e papritur e periodave nuk duhet të përbëjnë arsye që gruaja të stepet, sepse këto heqin kënaqësinë e seksit dhe e

4. I vjen zor për trupin e saj

Kjo është diçka tjetër që të heq dëshirën për të bërë dashuri. Të gjithë njerëzit kanë defekte në trupin e tyre, dikush ka barkun e madh, dikush ka tule me shumicë, por këto nuk duhet të përbëjnë shkak të stepesh, të mbyllësh dritat e grilat dhe të mos e shijosh seksin. Mendo këtë: Nëse ai po bën dashuri me ty, domethënë se i pëlqen trupi yt, përndryshe nuk do të bënte. Pastaj, në ato momente, partneri nuk e ka mendjen te defektet e trupit tënd, kështu që nuk duhet ta kesh as ti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.